Dëshmorët

Shefqet Fazli Mustafaj (2.4.1969 – 19.4.1999)

Shefqet Fazli Mustafaj (2.4.1969 – 19.4.1999)

Shefqet Mustafaj u lind më 2 prill të vitit 1969, në një familje me tradita atdhetare në Gllogjan të Deçanit, e cila vazhdimisht ishte e përndjekur nga regjimi jugosllavo-titist. Prindërit Fazli e Nepë Mustafaj kishin pesë fëmijë, katër djem e një vajzë. Familja e tij mori pjesë aktive në ngjarjet …

Më shumë...

Leonard Dedë Palucaj (24.5.1978 – 19.4.1999)

Leonard Dedë Palucaj (24.5.1978 - 19.4.1999)

Leonard Palucaj ka lindur më 24 maj të vitit 1978, në Klinë. Në qytezën e lindjes mbaroi shkollimin fillor dhe atë të mesëm, në gjimnazin “Luigj Gurakuqi”. Në kohën kur ai ishte në shkollimin e mesëm, Serbia, në Kosovë kishte zbatuar segregacionin kundër shqiptarëve, prandaj edhe Leonardi ishte mbushur pezm …

Më shumë...

Besim Ragip Berisha (20.8.1976 – 19.4.1999)

Besim Ragip Berisha (20.8.1976 – 19.4.1999)

Malësia e Gollakut, e njohur për traditë atdhedashurie dhe lufte kundër çdo lloj pushtuesi, këtë traditë shpalosi edhe një herë në luftën e zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke sprovuar edhe një herë forcën, trimërinë dhe sakrificën në mbrojtje të tokës e të dinjitetit shqiptar, përballë pushtuesit të egër …

Më shumë...

Fatos Shefqet Limani (8.1.1978-19.4.1999)

Fatos Shefqet Limani (8.1.1978-19.4.1999)

Dikur, në shiritin e një kasete magnetofoni, ishte fiksuar zëri i një fatosi, që si një cicërimë bilbili, ashtu me fraza të ndërprera, u kishte kënduar trimave të kombit, Bajram Currit, Idriz Seferit, Sefë Koshares, Isa Buletinit e të tjerëve. Kaseta me këtë zë, sot ruhet si një kujtim i …

Më shumë...

Sali Beqir Çekaj (22.6.1956 – 19.4.1999)

Sali Beqir Çekaj (22.6.1956 - 19.4.1999)

Fati i Sali Çekajt lidhej ngushtë me fatin, brengat, aspiratat e detyrat aktuale të popullit shqiptar për çlirimin e viseve të robëruara shqiptare. Me sjelljet e tij skofiare, ai ishte rrafshues dallimesh politike, partiake e kombëtare, kudo që pati nevojë. Edhe pse, fillimisht veteran i opcionit paqesor, vizioni i tij …

Më shumë...

Dalip Hajrullah Alshiqi (6.6.1950- 18.4.1999)

Dalip Hajrullah Alshiqi (6.6.1950- 18.4.1999)

Dalip Alshiqi u lind me 6 qershor të vitit 1950 në fshatin Sharban. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme teknike në Podujevë. Familja e tij ishte e njohur për atdhetarizëm, të cilën e barti edhe tek me të rinjtë dhe për këtë familja e Dalipit ishte …

Më shumë...

Asllan Canë Dinaj (25.11.1980 – 18.4.1999)

Asllan Canë Dinaj (25.11.1980 – 18.4.1999)

Asllan Dinaj u lind më 25 nëntor të vitit 1980, në Skivjan të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Skivjan. U regjistrua në Shkollën e mesme teknike  “Nexhmedin Nixha”, të cilën në vitin 1998 e kishte ndërprerë për t iu bashkuar  radhëve të UÇK-së. Kontaktin e parë me UÇK-në e …

Më shumë...

Sherif Musë Brahimaj (16.12.1956- 18.4.1999)

Sherif Musë Brahimaj (16.12.1956- 18.4.1999)

Sherif Musë Brahimaj u lind me 16 dhjetor 1956 në fshatin, Novosellë të Pejës. Ka përfunduar shkollën fillore në vendlindje dhe atë profesionale në shkollën teknike të Pejës, drejtimin e makinerisë. Brumosja patriotike e gjenit familjar e trashëguar në breza e bëri personalitetin e tij prej një djali trim e …

Më shumë...

Hamdi Kadri Hasani (5.3.1940 – 18.4.1999)

Hamdi Kadri Hasani (5.3.1940 – 18.4.1999)

Familja Hasani nga Kllodernica e Skënderajt historikisht ka pas konfrontime kohë pas kohe më okupatoret e ndryshëm, të cilët kanë ardhur në tokat tona. Dëshmori Hamdi Kadri Hasani u lind më 5 mars të vitit 1940 në fshatin Kllodernicë. Familja e tij brez pas brezi është ngritur dhe ka qenë …

Më shumë...

Driton Kadri Islami (2.2.1975 – 18.4.1999)

Driton Kadri Islami (1975 - 18. 4. 1999)

Në mesin e shumë dëshmorëve që ka dhënë Ferizaj me rrethinë pa dyshim që spikat emri i dëshmorit të kombit,  Driton Islami  i njohur me nofkën TONI. Driton Kadri Islami u lind në  Talinoc të Jerlive, të Komunës së Ferizajt,  më2 shkurt të vitit 1975. Shkollën Fillore e kreu në …

Më shumë...

Rrahman Hazir Murati (6.3.1947 – 18.4.1999)

Rrahman Hazir Murati (6.3.1947 – 18.4.1999)

Rrahman Hazir Murati lindi me 6 mars të viti 1947 në fshatin Ballaban të komunës së Prishtinës. Shkollën fillore e ka kryer në Ballaban kurse të mesmen në Prishtinë, shkollën Normale dhe me pas studimet në Fakultetin Juridik. Pasi që ishte më i madhi nga fëmijët në familje ai u …

Më shumë...

Mentor Nazmi Morina (20.10.1974-18.4.1999)

Mentor Nazmi Morina (20.10.1974-18.4.1999)

Mentor Morina lindi në Arllat të Drenicës në një familje me tradita arsimore dhe atdhetare. Gjyshi i Mentorit, mulla Rexhepi, ka qenë hoxhë përparimtar dhe idealist i arsimimit kombëtar. Ai së bashku me disa atdhetarë të tjerë në kohën e regjimit okupator të mbretërisë jugosllave në vitet ’20 dhe ’30 …

Më shumë...

Ismajl Isuf Kryeziu (20.2.1965 – 18.4.1999)

Ismajl Isuf Kryeziu (20.2.1965 – 18.4.1999)

Dëshmori i kombit, Ismajl Kryeziu, ka lindur më 20 shkurt të vitit 1965,  në Arbanë të Prizrenit.  Si i ri mori pjesë në çdo demonstratë dhe organizim të kohës kundër regjimit serb në vitet e 80-ta  duke u kundërshtuar hapur atë. Në fillim të viteve të 90-a ai ishte pjesëtar …

Më shumë...

Mehdi Zymer Fazliu (13.9.1976 -18.4.1999)

Mehdi Zymer Fazliu (13.9.1976 -18.4.1999)

Fshati Gradicë i Drenicës, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë dëshmorët: Mehdi Fazliu, Asllan Fazliu, Lec Leci, Milazim Fazliu, Muhamet Dervishi, Antigonë Fazliu, Mehmet Saliuka dhe Hashim Uka. Babai Zymeri dhe nëna Ajete Fejza rriten bijtë: Asllanin, Rrahmanin, Ganiun, Mehdiun, Hamdiun, Avdiun dhe bijat: Eminen, Zarifen, …

Më shumë...

Isuf Ibush Hoxha (14.4.1967 -18.4.1999)

Isuf Ibush Hoxha (14.4.1967 -18.4.1999)

Komarani i Drenicës, luftës së UÇK-së i ka dhënë shumë dëshmorë e martirë. Në këtë fshat gjatë kohës së luftës ka qenë i vendosur i shtuquajturi Punkti i Komaranit, ku forcat policore serbe kanë rrahur e kanë maltretuar qindra e mijëra shqiptarë. Isufi ishte djali i Ibush dhe Fahrije Hoxhës …

Më shumë...

Sefedin Ilaz Vitia (4.2.1975 – 18.4.1999)

Sefedin Ilaz Vitia (4.2.1975 - 18.4.1999)

Sefedin Vitia, i biri i Ilazit dhe Zymries, lindi në Viti të Marecit, në një familje të varfër fshatare, por që brez pas brezi e dalluar për ndjenja patriotike. Pasi kreu shkollën fillore në Marec, nisi shkollën e mesme në Prishtinë, por për shkaqe ekonomike e ndërpreu. Sefedini i kishte …

Më shumë...