Haradinaj: Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA

Haradinaj: Kosova e ka të qartë rrugëtimin në rresht dhe partneritet me Amerikën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në fjalimin vjetor të krryetarit të SHBA, Donald Trump që i adresohet Kongresit amerikan. Haradinaj tha se Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA. “I nderuar të jem i ftuar i posaçëm në fjalimin vjetor të Presidentit të SHBA Donald Trump adresuar në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të njohur si State of the Union. Fjalimi i Presidentit Trump ishte shprehje e qëndrimit se Shtetet e Bashkuara janë lider global në siguri, ekonomi, demokraci dhe progres. Ky vizion i Presidentit Trump dhe administratës së tij është një siguri dhe shpresë për të gjithë popujt paqedashës dhe shtetet demokratike. Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …