Kryeministri Haradinaj ka thirrur një mbledhje të qeverisë për sot në të cilën do të shqyrtohen 11 pika të rendit të ditës

Kryeministri Haradinaj ka thirrur një mbledhje të qeverisë për sot ku do të shqyrtohen 11 pika të rendit të ditës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thirrur ministrat në një mbledhje të mërkurën për të shqyrtuar 11 pika të rendit të ditës. Mbledhja e qeverisë do të mbahet në orën 14:00. Sipas rendit të ditës, aty pritet të merret vendim për Shoqatën e të Burgosurve Politik të Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për vitin 2020. Një vendim tjetër që pritet të merret ka të bëjë me një kërkesë të Komunës së Bujanocit për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e projektit “Aftësimi profesional të të rinjve të Komunës së Bujanocit”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …