leoni

Më 25 maj 2024 bëhet ceremonina e zbulimit të “Pllakës së Nderit” për gjeneral Xheladin Gashin

Më 25 maj 2024 bëhet ceremonina e Zbulimit të “Pllakës së Nderit” për gjeneral Xheladin Gashin. Familjarët e gjeneral Xheladin Gashit kanë bërë të ditur se do të zbulohet Pllaka përkujtimore. Me këtë rast ata kanë shkruar: Të nderuar, me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e zbulimit të “Pllakës së Nderit” për të përkujtuar veprimtarinë dhe sakrificën e Gjeneralit. Ceremonia do të mbahet më 25 maj 2024, në datëlindjen e Gjeneralit. Pritja e të ftuarve do të fillojë nga ora 11:00 në oborrin e shtëpisë në Komoran. Në këtë rast të veçantë, do të ketë fjalime nga bashkëluftëtarët më të ngushtë të Gjeneralit, duke nderuar kujtimet dhe kontributin e tij në luftën e UÇK-së. Pjesëmarrja juaj do të nderojë veprimtarinë e Gjeneralit dhe luftën për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: SOT – TAKIMI LETRAR NË KUADËR TË “MUAJIT TË LIBRIT”

LSHK-ja, sot, më 30.10.2025, në orën 12, do të mbajë një takim letrar në kuadër …