Monthly Archives: April 2016

Zaev sërish paralajmëron publikimin e materialeve për rastin ‘Monstra’

Zoran Zaev

Kryetari i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev sërish ka paralajmëruar publikimin e materialeve me incizime të përgjuara që kanë të bëjnë me rastin ‘Monstra’. Sipas kreut të opozitës maqedonase, publikimi i këtyre materialeve do të bëhet pas protestës së kësaj partie në muajin maj. Zaev paralajmëroi publikimin e …

Më shumë...

Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për Azem Sylën

Shtyhet seanca për ish-deputetin, Azem Syla

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Azem Syla. Ky i fundit sot është paraqitur tek autoritetet e EULEX-it. Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën për paraburgim me peshën e veprës së kryer dhe ndikimin që ka ai, meqë …

Më shumë...

Komuna e Prishtinës: Me 1 dhe 2 maj ndalohet qarkullimi i veturave drejt Gërmisë

Komuna e Prishtinës: Me 1 dhe 2 maj ndalohet qarkullimi i veturave drejt Gërmisë

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se me rastin e festës së 1 majit do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve drejt parkut të Gërmisë, përveç autobusëve të trafikut urban, linja numër 4, automjeteve të Policisë, KFOR-it, EULEXIT, të ndërmarrjes dhe automjeteve emergjente. Komuna e Prishtinës saktëson se …

Më shumë...

Taulant Balla ka depozituar kallëzimin penal në Prokurori, kundër Sali Berishës

Taulant Balla

Një javë pasi ish kryeministri Sali Berisha bëri deklaratën e tij në Kuvend për armatosje kundër qeverisë, grupi i PS-së ka depozituar kallëzim ndaj tij në Prokurorinë e Përgjithshme. Nënkryetari i grupit, Taulant Balla ka depozituar kallëzimin në Prokurori, bën të ditur TCh. Kallëzimi është bërë në bazë të neneve …

Më shumë...

Me 3 qershor mbahet mbledhja e përbashkët mes dy Qeverive shqiptare

Mbledhja Kosovë-Shqipëri

Mbledhja e radhës mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet me datën 3 qershor në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar për përgatitjet e kabinetit të tij për mbledhjen e përbashkët. “Deri në fund të javës së …

Më shumë...

Gabimet në trafik do të ndëshkohen me marrje të përkohshme të lejes së vozitjes

Të gjithë drejtuesit që shkelin rregullat e trafikut, do të ndëshkohen me marrje të përkohshme të patentshoferit në afat tre muaj, gjashtë muaj dhe 12 muaj”, kështu u tha në takimin e rregullt javor  të koordinimit lokal për siguri. Afrim Sylaj, toger në stacionin policor në Suharekë, krahas kësaj ka …

Më shumë...

Përfaqësueset e PEN-it takohen me kryetarin Ismajli

Përfaqësueset e Rrjetit të Edukatoreve Bashkëmoshatarë (PEN), znj. Sihana Bejtullahu, menaxhere e projektit dhe znj. Dorotea Sahatçiu, koordinatore e projektit u takuan me kryetarin e komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatmire Ferati. Me këtë rast, kryetari Ismajli u njoftua lidhur me …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e 31-të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Nën drejtimin e kryesuesit, Bislim Imeri  dhe në prani të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri  dhe  bashkëpunëtorëve të tij, është mbajtur mbledhja e 31-të e rregullt e Kuvendit të Komunës, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, që më parë kishin qenë temë diskutimi …

Më shumë...

Punëtorët e KEDS-it në Malishevë, ndihmojnë familjen Kryeziu nga Mleqani

Punëtorët e njësisë së KEDS-it në Malishevë, kanë ndihmuar sot familjen e M.Kryeziut nga Mleqani. Sipas përgjegjësit të njësisë së shpërndarjes së energjisë elektrike (KEDS) në Malishevë, z.Dardan Krasniqi, punëtorët e kësaj njësie, janë solidarizuar me këtë familje, duke e ndihmuar familjen me mjete monetare dhe materiale. Me këtë rast, …

Më shumë...

Vazhdon pastrimi i pllakave përkujtimore, varrezave të dëshmorëve, martirëve dhe civile në Komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit,  ashtu sikurse  gjatë vitit të kaluar edhe  gjatë vitit 2016, po vazhdon të pastroj, varrezave e dëshmorëve, martirëve dhe atyre civile. Gjatë ditës së djeshme,  kompania e cila është kontraktuar nga ana e Komunës që të bëjë pastrimin e varrezave, ka pastruar varrezat në kompleksin memorial në …

Më shumë...

Avokati, Tomë Gashi konfirmoi se Azem Syla është kthyer në Kosovë

Azem Syla

Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se Azem Syla i kërkuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, Azem Syla është kthyer në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se tash për tash nuk e di se ku do të dërgohet ai meqë nuk ka urdhër arrest për ta dërguar në Gjykatë. Azem …

Më shumë...

Në Siri për çdo ditë vriten rreth 50 qytetarë dhe forca ndërluftuese, ndërsa plagosen dy fish më shumë

Të vrarët Siri

Burimet e Al-Xhazirës bëjnë të ditur se vrasjet e plagosjet në Siri janë të përditshme, pavarësisht se është shpallur armëpushimi. Ditë më parë aeroplanët ushtarakë të Rusisë kanë goditur një spital civil afër Halepit  dhe kanë vrarë 30 sirianë në mesin e tyre edhe shumë punëtorë shëndetësorë. I dërguari Special …

Më shumë...

Limaj: Kemi shënuar suksese por ende kemi shumë punë për të bërë

Limaj

Në një intervistë për portalin “Zhurnal”.mk,  kryetari i Partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj duke folur për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe në Kosovën Lindore ka deklaruar se aspiratat e shqiptarëve për çlirim  sollën formimin e UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe me ndihmën e NATO-, çështja …

Më shumë...

Në Zagreb u shënua 100 vjetori i themelimit të Bashkësisë Islame të Kroacisë

Në Zagreb u shënua 100 vjetori i themelimit të Bashkësisë Islame të Kroacisë

Në kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të Bashkësisë Islame të Kroacisë, i ftuar ishte edhe kryetari i Turqisë,  Rexhep Taip Erdogan. Me këtë rast, kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, duke mbajtur fjalimin e saj të rastit, në shenjë tolerance dhe harmonie  fetare në vendin e saj, në një moment …

Më shumë...

Kryeministri i Hungarisë Orban zotohet se nuk do të lejojë përhapjen e fesë islame në vendin e tij

Victor Orban

Kryeministri i Hungarisë bëri të ditur se nuk do ta lejojë  përhapjen e fesë islame në vend. Duke folur para deputetëve në  përvjetorin e pestë të Kushtetutës së re të Hungarisë, Viktor Orban, tha se, qëllimi parësor i këtij dokumenti ishte që të siguronte gjuhën dhe kulturën hungareze. Për këtë …

Më shumë...

Isa Xhemajlaj është zgjedhur kryetar i ri i Degës së Nismës për Kosovën në Drenas

Isa Xhemajlaj

Pas dorëheqjes së Izet Ibrahimit, Isa Xhemajlaj është zgjedhur kryetar i ri i Degës së Nismës për Kosovën në Drenas. Anëtarët e Kryesisë së degës së Nismës në Drenas i dhanë mbështetje Isa Xhemajlajt për emërimin e tij në krye të kësaj dege, me qëllim për ta drejtuar partinë në …

Më shumë...