Yearly Archives: 2016

Filloi rregullimi i të gjitha rrugëve në Dragobil të Malishevës

Në kuadër të implementimit të projekteve kapitale dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot kanë filluar punimet në rregullimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Dragobil. Fillimin e punimeve e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep …

Më shumë...

Disa termete të fuqishme kanë goditur Italinë qendrore

Disa termete të fuqishme kanë goditur Italinë qendrore

Disa termete të fuqishme kanë goditur Italinë qendrore. Termeti i parë ka qenë me magnitudë 6 rreth orës 4 të mëngjesit me epiqendër 2 km larg Rietit. Deri tani bilanci është 21 viktima dhe dhejtra të plagosur. Por bilanci mund të rëndohet pasi ka ende njerëz nën rrënoja. Qytetet më …

Më shumë...

Kosova dhe kombi shqiptar nuk ka tokë për të falur

Protesta kundër shënimit të vijës së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është shtrirë edhe në Tiranë. Profesorë dhe aktivistë të ndryshëm kanë njoftuar mbajtjen, ditën e hënë në mesditë, të një manifestimi përpara selisë së Ambasadës së Kosovës kundër këtij projekti. “Kosova dhe kombi shqiptar nuk ka tokë …

Më shumë...

Anila Statovci: Mbi 27 mijë nxënës fillojnë klasën e parë në këtë vit shkollor

Anila Statovci: Mbi 27 mijë nxënës fillojnë klasën e parë në këtë vit shkollor

Zëvendës-ministrja e Arsimit, Anila Statovci ka  njoftuar për mediet për përgatitjet që po bëhen për nisje dhe vijim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor. Ajo  bëri të ditur se mbi 27 mijë nxënës fillojnë klasën e parë në këtë vit dhe se 400 mijë nxënës  hapin përsëri …

Më shumë...

Rrahman Jasharaj i ka bërë thirrje Qeverisë të mos e injorojë dialogun me Sindikatën e Arsimit

Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje qeverisë të mos e injorojë dialogun me këtë sindikatë sa i përket realizimit të kërkesave të mësimdhënësve, sepse përndryshe, sipas tij, më 1 shtator do të ketë grevë të përgjithshme. Në një intervistë dhënë …

Më shumë...

Gani Sheqir Kastrati (13.3.1975 – 24.8.1998)

Gani Sheqir Kastrati (13.3.1975 – 24.8.1998)

Në familjen e varfër fshatare, por atdhetare të Sheqir Kastratit të fshatit Nekoc, më 13 mars të vitit 1975 lindi Gani Kastrati. Shkollën fillore e mbaroi në Nekoc, ndërsa në vitin shkollor 1993-1994 regjistrohet në Gjimnazin e Drenasit ( ish Gllogoc), të cilin e kryen me sukses. Gjendja e rëndë …

Më shumë...

Enver Hasani: Caktimi i kufijve shtetërorë në rend të parë është çështje e ligjit ndërkombëtar

Enver Hasani

Në një postim të tij, ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka shpjeguar dallimin në mes të Marrëveshjes së Kumanovës dhe caktimit të kufijve shtetërorë të Kosovës. Sipas tij, caktimi i kufijve shtetërorë në rend të parë është çështje e ligjit ndërkombëtar, pastaj e …

Më shumë...

Jakup Krasniqi reagon kundër deklaratës së Murat Mehës

Jakup Krasniqi

Ish-Kryekuvendari, Jakup  Krasniqi duke komentuar deklaratën e kryearti të Komisionit  për Demarkacionin me Malin e zi, Murat Meha thotë, se kryetari i Komisionit në deklaratën e sotme paska thënë që Marrëveshja ushtarake e 3 qershorit 1999, është  arritur mes NATO-së dhe FJ (Serbi e Mal i Zi), pastaj e përmend …

Më shumë...

Shkolla rinore verore fillon të mërkurën me shumë aktivitete

Komuna e Malishevës, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike të Malishevës, Këshillin e Veprimit Rinor Lokal dhe me Kuvendin e të Rinjve të Malishevës, më datën 24 dhe 25 gusht 2016, do të organizojnë shkollën rinore verore dyditore, në të cilën do të …

Më shumë...

Deçani nderon Friedbert Pflügerin me Çmimin e Heroit të Kombit “Shkëlzen Haradinaj”

  Me një ceremoni të veçantë të organizuar nga kryetrari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, të martën është pritur Prof. Dr. Friedbert Pflüger ish zëvendësministër (Sekretari i Shtetit) në Ministrinë e Mbrojtjes të Gjermanisë i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj.Sibylle  Pflüger dhe lideri i AAK-së, …

Më shumë...

Norvegjia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në shumë fusha

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur të martën në një takim lamtumirës, ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu. Ministri Krasniqi e përgëzoi ambasadorin për punën dhe mbështetjen që ka dhënë për institucionet e Kosovës për disa vjet në shërbim dhe e uroi për detyrën …

Më shumë...

Kosova siguron rreth 90 për qind të nevojave me grurë

Komisioni për monitorimin e fushatës së korrje shirjeve të vitit 2016 ka hartuar raportin final dhe sipas tij me sasinë e grurit të prodhuar këtë vit prej 358,017.00 ton, Kosova arrin që t’i plotësoj kërkesat e saja me grurë 87.32%. E rendimenti mesatar, sipas raporteve përfundimtare që drejtoritë bujqësore komunale …

Më shumë...

Demarkacioni është në përputhje me marrëveshjen tekniko-ushtarake të vitit 1999

Demarkacioni

Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, në një njoftim për media, ka shkruar se Demarkacioni është në përputhje me marrëveshjen tekniko-ushtarake të vitit 1999. Në njoftim thuhet se përshkrimi i territorit të Krahinës së Kosovës dhe harta e bashkangjitur në këtë marrëveshje është në përputhje …

Më shumë...

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Shqipëri kaloi ligjin për “Vettingun”

Kuvendi i Shqipërisë

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Shqipëri  kaloi ligjin për “Vettingun”, ligji më i rëndësishëm i reformës në drejtësi dhe ku maxhoranca dhe opozita u përplasën më fort. Ligji u kalua vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita abstenoi për votimin në parim dhe votoi kundër për disa nene. “Opozita …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Mustafa tregon jo vetëm për padijen e papërgjegjësinë, por edhe diçka më shumë…

Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa, i cili ka thënë se Kufiri i Kosovës është caktuar pas luftës çlirimtare. Vetëm mënyra sesi flet ky njeri, që është edhe kryeministër i Kosovës, për kufirin e shtetit …

Më shumë...

Shpenzimet e buxhetit në paga dhe mëditje janë rritur për 5 përqind më shumë këtë vit se në 2015-ën

Diaspora solidarizohet me vendlindjen, për një ditë dhurohen afër 100 mijë euro për fondin emergjent

Sipas pas raportit gjashtëmujor financiar të publikuar nga Ministria e Financave në gjashtë muajt e parë të 2016-ës, për paga dhe meditje  janë dhënë nga buxheti i shtetit 272 milionë euro. Këtyre shpenzimeve iu prin  kabineti i kryeministrit, ku për të paguar stafin e Mustafës nga buxheti janë harxhuar 7 …

Më shumë...