Një grabitje e armatosur, katër vjedhje, një kanosje, një dhunë familjare, një ngacmim, dy lëndime trupor, një asgjësim i pasurisë, një falsifikim i dokumentit dhe një aksident trafiku janë rastet që kanë ndodhur gjatë javës që shkoi në Komunën e Suharekës. Zëvendëskomandanti i stacionit policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj …
Më shumë...Monthly Archives: February 2017
Qyteti i Mitrovicës është i ndarë me urën dhe jo me murin si perde, thotë Albin Kurti
Deputeti i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot në Kuvend lidhur me rrëzimin e murit në Mitrovicë, për të cilin ka thënë se ishte në formë të perdes së teatrit, derisa qytetarët e këtij qyteti i ka quajtur shikues të këtij teatri. Muri i ri ishte si perde teatri, ajo …
Më shumë...Kryeministri Mustafa paraqiti interpelancën për situatën në veri të vendit me kërkesë të Vetëvendosjes
Mustafa theksoi se situata në veri duhet vështruar si njësi situatën në vendin tonë. Ai shtoi se strukturat paralele, përkundër se është fikur e ashtuquajtura Civilina Zashtita, vazhdojnë të veprojnë në këtë pjesë të vendit. Madje, tha ai, struktura paralele ka gjithandej nëpër Kosovë dhe me këtë Serbia po përpiqet …
Më shumë...Bardhyl Mahmuti: Ramush Haradinaj do t’i sjell fitore të madhe Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare
Sot në një gjykatë të qytetit Colmar të Francës Ramush Haradinaj do të mishërojë drejtësinë përballë proceseve të montuara gjyqësore dhe të motivuara politikisht nga regjimi i Serbisë. Kam bindjen e fortë se edhe kësaj radhe Ramush Haradinaj do t’i sjell fitore të madhe Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare. …
Më shumë...Nxënësit e SHFMU ‘’Shkëndija” në Suharekë fitues të projektit të “Kosovision Contest”
Në Kosovë, në gjashtë vitet e fundit është zhvilluar një projekt me klasat e pesta të karakterit shtetëror KOSOVISION CONTEST – Gara për vizionin e Kosovës. Këtë vit shkollor, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ‘’Shkëndija” në Suharekë, merr pjesë në këtë garë me klasën e V.1 me mësimdhënësen Bahrije …
Më shumë...Malisheva ndër komunat më të mira në realizimin e buxhetit
Komuna e Malishevës, radhitet në mesin e komunave më të mira në vend, për realizimin e buxhetit komunal gjatë vitit 2016. Duke u bazuar në raportet përfundimtare të Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Komuna e Malishevës, e ka realizuar buxhetin, në shkallën 96.39 për qind. Sipas drejtorit të kësaj …
Më shumë...Rexhep Selimi theksoi se pasiguria në veri është skenar i Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë
Propozuesi i interpelancës për gjendjen në veri, deputeti Rexhep Selimi tha se situata e sigurisë e krijuar në Kosovë, veçanërisht në veri, e ka bërë të nevojshme këtë interpelancë, ndërsa sipas tij, krijimi i një klime të pasigurt në veri duket qartë se është skenar i harmonizuar mirë ndërmjet Qeverisë …
Më shumë...BSPK-ja paralajmëron grevë, nëse nuk miratohet ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paralajmëruar greva dhe protesta, nëse nuk miratohet ligji për njohjen e statusit të mësimdhënësve të viteve 1990-1999, dhe nëse nuk implementohen ligjet aktuale që mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi tha se të gjithë mësimdhënësve të cilët kanë …
Më shumë...Shaip Muja fajësoi Qeverinë për jo seriozitet dhe kërkoi dorëheqjen e saj
Deputeti, Shaip Muja ka dal kundër matjes së territorit nga komisioni i themeluar nga Qeveria e Kosovës. Ai tha se Qeveria duhet të tërhiqet sa më parë, pasi nuk po sillet në mënyrë serioze me temat e rëndësishme, siç është çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Sipas Mujës, ky …
Më shumë...Visar Ymeri foli në Kuvend për demonstratën e 10 shkurtit kundër planit të Ahtisarit
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me ngritjen e çështjeve të ndryshme, ku kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kujtuar 10 shkurtin e para dhjetë viteve kur është protestuar kundër planit të Ahtisarit. Me këtë plan serbët u bënë me komuna, mbi 20 rajone me popullsi serbe kanë …
Më shumë...Zafir Berisha: Duhet të ndërmmerren masa ndaj Listës serbe
Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha kërkoi që të ndërmerren masa ndaj deputetëve të Listës Serbe. Berisha i akuzoi ata për përkrahje të politikave nacionaliste serbe kundër Kosovës duke i quajtur si agresion. Po ashtu, ai tha se në zgjedhjet e ardhshme ata duhet të përjashtohen. Sipas tij përfaqësuesit …
Më shumë...Parlamenti i Britanisë së Madhe miratoi fillimin e procesit të daljes nga BE-ja
Parlamenti britanik të mërkurën ka autorizuar kryeministren Theresa May për të filluar procedurën e largimit nga Bashkimi Evropian. Pas tre ditë diskutimesh dhe 140 faqe të amendamenteve të propozuara, deputetët britanikë me shumicë votash miratuan ligjin për Brexin në leximin e parë me 494 vota pro dhe 122 kundër. Ky …
Më shumë...Viktor Malaj: Dritëro Agolli është ndër të vetmit që meriton të quhet “shkrimtari i popullit”
Ligësia është e pashërueshme. Atë nuk mund ta shërojë as mosha dhe asgjë tjetër – Aristoteli Vdekja e Dritëro Agollit shënon, përveç largimit nga kjo jetë të një bashkëkombasi të shquar, edhe pakësimin e pranisë fizike të një numri edhe ashtu të vogël të plejadës së shkrimtarëve, artistëve dhe shkencëtarëve …
Më shumë...Driton Smakaj: “Mashtrimi i madh” i autorit, Bardhyl Mahmuti është libët i jashtëzakonshëm
Libri ‘Mashtrimi i Madh’ i Politikologut të nderuar Bardhyl Mahmuti, është një nga librat më të jashtëzakonshëm në dhjetëvjeçarin e fundit. Në këtë libër pasqyrohen detajet e një ngjarje tejet të dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës në një anë, dhe të fatkeqësisë së shëndrrimit të një Shteti në Shtet …
Më shumë...Albert Zholi: Esat Ypi , “Babai” i kontenierit shqiptar
Esat Ypi , ishte “Babai” i kontenierit shqiptar. Ai gjeti tipin më të përshtatshëm të kontienierit për kushtet e vendit tonë dhe pikërisht atë 5 tonë. Në fund të viteve 1980, kontenieri u afirmua me triumf të plotë në transportin tonë duke marrë kësisoj edhe pasaportën shqiptare Gjysma e dytë …
Më shumë...Në Kuvend do të debatohet për transformimin e FSK-së në ushtri
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot në seancën plenare do të debatojnë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Debati bëhet me kërkesë të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë të tjerë nënshkrues. Kryetari i Komisionit për Siguri, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
