Yearly Archives: 2020

F. Shala: AAK-ja nuk e ka pasur shumicën në Kuvend dhe e ka të pamundur ta udhëheq postin e kryetarit të Shtetit

Ferat Shala: Kur Kurti tha “si”, ai paralajmëroi ndryshimin e qëndrimeve të tij ndaj politikës amerikane

Deputeti, Ferat Shala, tha se  janë shtuar zërat për përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës LDK-AAK-NISMA, për shkak të unifikimit për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kjo çështje  nuk është diskutuar në organet e partisë dhe së të gjitha këto pretendime janë lojëra politike …

Më shumë...

Meliza Haradinaj-Stublla: Amerika duhet të jetë ndërmjetësuese e marrëveshjes përfundimtare, Kosovë-Serbi

Haradinaj-Stublla

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë ndërmjetësues të marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi. Duke folur  për arritjen e marrëveshjes historike në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ajo ka thënë se lidershipi amerikan është vendimtar për përparim diplomatik. “Lideshipi amerikan është …

Më shumë...

Ministri Besian Mustafa: Dyfishohet buxheti për pagesat direkte në bujqësi

Besian Mustafa: Funksionarët e Vetëvendosjes janë zhvendosur në Shqipëri për t’i prirë fushatës në zgjedhjet e 25 prillit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka dyfishuar buxhetin për pagesat direkte/subvencionet për vitin 2020. Për përkrahjen e fermerëve përmes subvencioneve, do të jenë edhe 26 milionë euro shtesë, krahas 53 milionë eurove të buxhetit të rregullt. Kjo është bërë e mundur përmes një vendimi të Qeverisë së Kosovës, …

Më shumë...

Ilir Muharremi: Shtatorja e Fadil Vokrrit larg shtatoreve kitch në Kosovë

Ilir Muharremi

Kitchi ose anti-arti përkatësisht antiskulptura ka mbushur hapësirat tona në Kosovë. Ndoshta më herët ishte mungesa e kritikës, mungesa e konkurseve dhe mos serioziteti i komisioneve përzgjedhësë së bucetave të mirëfillta. Kjo tragjikomedi ka pushtuar hapësirat publike, parqet dhe skutat. Disa kopjojnë Aguste Rodin, skulpturën e shekullit XIX e cila …

Më shumë...

Shkolla Finlandeze me program të kolegjit me renome botërore EtonX për të zhvilluar aftësitë e mendimit kritik te nxënësit

Shkolla Finlandeze njofton se ka filluar bashkëpunimin me EtonX, pjesë e kolegjit me renome botërore, Eton College, për të ofruar zhvillimin e aftësive të shekullit 21 në mendim kritik, zgjidhjen kreative të problemeve, qëndrueshmëri, ndërmarrësi, dhe ndikimi në shoqëri. Dr. Virpi Vatanen, Drejtoresha e Shkollës Finlandeze, ceku rëndësinë e kësaj …

Më shumë...

U mbajt mbledhje përkujtimore për Hajrullah Mazrekun

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u mbajt mbledhja përkujtimore, për vdekjen e Hajrullah Mazrekut ish drejtorit të Administratës së Përgjithshme të Komunës së Malishevës. Kryetari i Komunës së Malishevës, në fjalën e rastit mortor, për vdekjen e bashkëpunëtorit të ngushtë Hajrullah Mazrekt, theksoi” Hajrullahu meritonte …

Më shumë...

3 të shëruar dhe 3 raste të reja është bilanci me COVID-19 për ditën e sotme në Malishevë

Sot janë shëruar 3 persona nga Komuna e Malishevës, përderisa janë regjistruar 3 raste të reja me COVID-19. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtarë me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve të shëruara është 111, ndërsa i rasteve aktive 44. Rastet e …

Më shumë...

Filloi asfaltimi i katër rrugëve në Kërvasari

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, ka filluar asfaltimi i katër rrugëve në fshatin Kërvasari. Rrugët që po asfaltohen janë tri rrugë brenda lagjeve dhe një rrugë që lidhë fshatrat Kërvasari dhe Kosterrc. Asfaltimin e rrugëve e ka përcjellë nga afër edhe drejtori i …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Ministren e MKRS-së Vlora Dumoshi

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, zëvendësministrin Halil Matoshi dhe stafin e tyre, me të cilët ka diskutuar rreth punëve që janë duke u kryer tani, por edhe rreth projekteve që do ti zhvillohen në të ardhmen, …

Më shumë...

4 qytetar të shëruar dhe 3 raste të reja me #COVID-19 në Komunën e Deçanit

Nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës u konfirmua se sot, janë shëruar edhe katër qytetare të Deçanit, dhe tri raste te reja pozitive me #COVID19. Një rast nga Gllogjani, një nga Kodralia dhe një nga Strellci i Ulët. Deri më sot në komunën e Deçanit janë të identifikuara 74 …

Më shumë...

Sefer A. Muzlijaj: Sa hije të kishte në kokë plisi i bardhë, Baca Qazim

Sefer A. Muzlijaj: Sa hije të kishte në kokë plisi i bardhë, Baca Qazim

(Përkujtim: Me rastin e një-vjetorit të ikjes në amshim të “Plakut të Maleve”- Bacës Qazim F. Zekaj) Kur u lind Baca Qazim: “malet kishin lëshuar një oshëtimë e toka mëmë dridhej si termeti”!-Ishte kohë në mbretërinë SKS-ë,kur shqiptarët ishin çipqi e sharragjinj,si një leckë për regjimin në trollin e vet …

Më shumë...

Avni Bytyqi: Shqetësimet e ambasadave për ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, janë ekzagjeruar

Avni Bytyqi: Vota PDK-së do të mbahet mend gjatë, jo vetëm se ka qenë e drejtë, por për shkak se ka qenë zëri i vetëm ne ato momente dramatik

Zëdhënësi I PDK-së, Avni Bytyqi ka thënë se ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së duhet të miratohet, ndonëse është larg të përsosurës. Sipas tij, mund të këtë edhe gjëra që mund të adresohen. Bytyqi është shprehur se deputetët nuk duhet të kenë frikë e të ‘dezertojnë’ nga frika e …

Më shumë...

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë ndërsa 193 të tjerë janë konfirmuar me virusin korona

Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS …

Më shumë...

Sadik Halitjaha: Nuk është me habit fakti që nuk u votuar ligji për Vlerat e Luftës, të pavlerët nuk din çka është vlera

Sadik Halitjaha

Ish eprori i luftës së UÇK-së, Sadik Halitjaha ka reaguar pas mos votimit në Kuvendin e  Kosovës të projektligjit për vlerat e luftës. Sipas tij nuk është me habit fakti që nuk u votuar ligji për Vlerat e Luftës “Të pavlerët nuk din çka është vlera. Po të ishte me …

Më shumë...

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, takon përfaqësuesit e Odave ekonomike në Kosovë

Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot është takuar me përfaqësues të Odave ekonomike në Kosovë. Gjatë këtij takimi, ministri Selimi dhe përfaqësuesit e Odave, diskutuan për rimëkëmbjen ekonomike gjatë dhe pas pandemisë Covid-19, si dhe për themelimin e Gjykatës Komerciale, me ç ‘rast u theksua rëndësia që kjo gjykatë do …

Më shumë...

Filloj ndërtimi i Sallës së Sporteve për SHFMU-në “Veli Ballazhi” në fshatin Gorancë

Ka filluar ndërtimi i Sallës së Sporteve për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Veli Ballazhi” në fshatin Gorancë të komunës së Hanit të Elezit. Projekti është duke u realizuar në kuadër të kompletimit të infrastrukturës shkollore në komunën e Hanit të Elezit. Për të realizuar këtë projekt i cili …

Më shumë...