Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se është ende i paqartë qëndrimi i Qeverisë së Kosovës për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin që nuk e cenon sovranitetin e vendit. Kam lexuar se edhe Qeveria e …
Më shumë...Yearly Archives: 2023
Ftesa amerikane për diskutim lidhur me asociacionin u konfirmua nga disa parti politike, por nuk do të marrin pjesë të gjitha
Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar organizon diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ftesa është konfirmuar nga disa parti politike, por jo të gjitha kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Edhe nga Qeveria nuk kanë treguar nëse kryeministri Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për diskutim. Shefja e …
Më shumë...Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Gjykatës Themelore për pezullim të vendimit të Qeverisë për uljen e pagave gjyqtarëve e prokurorëve
Gjykata e Apelit të Kosovës ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti për Çështje Administrative për pezullimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë. Sipas vendimit Gjykata e Apelit më 20 janar të këtij viti ka vendosur që ankesa e Qeverisë …
Më shumë...Shkëlzen Berisha kishte lidhje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me të gjithë personazhet që kanë realizuar aferën e Gërdecit
Pas daljes së tij nga dera e SPAK-ut, Shkëlzen Berisha deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me korrupsionin e vdekjes në Gërdec, me pasojë 26 jetë të humbura dhe dhjetëra të plagosur. Shkëlzen Berisha është në të drejtën e tij të zgjedhë formën e mbrojtjes, të heshtë apo të shpikë …
Më shumë...Franca e as aleatët nuk janë duke luftuar kundër Rusisë, tha Ministria e Jashtme franceze, Anne-Claire Legendre
Ky qëndrim i Parisit vjen pasi Perëndimi i dërgoi tanke të rënda Ukrainës për t’i ndihmuar që të luftojë kundër pushtimit rus. “Ne nuk jemi në luftë me Rusinë dhe nuk është asnjëri nga partnerët tanë”, tha zëdhënësja e MPJ-së franceze, Anne-Klere Lezhendre. “Dërgimi i pajisjeve ushtarake…. nuk do të …
Më shumë...Karen Donfried: Amerika e BE-ja nuk po përpiqen ta imponojnë një zgjidhje, por ta ndihmojnë Kosovën e Serbinë që të marrin vendime
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried thotë se Amerika dhe Bashkimi Evropian nuk po përpiqen të imponojnë një zgjidhje për situatën e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por për t’i ndihmuar këto dy vende që të marrin vendime të cilat janë edhe të …
Më shumë...Theranda në pulla postare të Kosovës
Sot, Filatelia e Postës së Kosovës, lëshoi në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare “Qytetet e Kosovës-Suhareka”, me pamjet e bukura të këtij qyteti historik të Kosovës. Theranda (Suhareka) e sotme shtrihet në pjesën verilindore të Prizrenit, përkatësisht në Rrafshin e Dukagjinit, që dikur ishte stacion i rëndësishëm në …
Më shumë...Gjykata e Apelit e Kosovës i ka aprovuar si të bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur
Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për të Mitur, ka njoftuar se me aktvendimet PN.nr.71/2023 dhe PN.nr.85/2023, ka aprovuar si të bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur dhe ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, më të …
Më shumë...Kryetari Nura ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini me bashkëpunëtorë
Delegacione të shumta, kryetarë komunash e zyrtarë qeveritare, janë duke vizituar këto ditë kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, për shkak të situatës së krijuar pas të reshurave të ditëve të fundit që shkaktuan përmbytje në pjesë të mëdha të komunës, duke shkaktuar dëme dhjetëra milionëshe, në ekonomi familjare, …
Më shumë...Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit, për financimin e projektit të zgjerimit të shtratit të Lumit “Klina”, ndërmjet kryetarit Nura dhe ministrit Damka
Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit, për financimin e projektit të zgjerimit të shtratit të Lumit “Klina”, ndërmjet kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka. Sipas marrëveshjes, do të zhvillohet projekti për zgjerimin e shtratit në të dy anët e lumit, nga fshati Klinë …
Më shumë...Është përmbyllur projekti i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane “Mbështetje në Menaxhimin e Mbetjeve në Kosovë”
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, njëherit kryetar i Asociacionit të komunave të kosovës, ka shprehur kënaqësinë e veçantë që me prezencën e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Udhëheqësit për Bashkëpunim të Zyrës së BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek, Drejtorit të GIZ në Kosovë dhe …
Më shumë...Kryetari Haliti diskutoj rreth mundësisë së implementimit të një projekti të ri në Viti
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri kanë zhvilluar një takim në Prishtinë me përfaqësues të projektit “Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” (FEGO) që synon të nxisë tregun gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e sistemeve në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim …
Më shumë...Kryetari Kastrati dhe ministri Damka nënshkruajnë marrëveshje bashkëfinancimi për projektin ”Ndërtimi i parkut Mirusha”
Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga nënkryetari z. Vesel Krasniqi dhe drejtorë komunalë, pritën në takim pune, ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, njëherit nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit ”Ndërtimi i parkut Mirusha”. Kryetari Kastrati dhe ministri Damka u …
Më shumë...Në Rahovec mbahet mbledhja e KKSB-së, e para për këtë vit
Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit e para për këtë vit. Kryesuesi i mbledhje, Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit në këtë fillimvit dhe gjatë tërë vitit 2022 ka qenë stabile, e qetë dhe pa …
Më shumë...E enjtja dita e takimeve te kryetarit Latifi me qytetarët
Duke pasur mundësi të kontribuojnë në mënyrë aktive dhe direkte në mirëqenien e tyre, banorët e komunës së Rahovecit, çdo të enjte takohen me kryetarin Latifi, për të bashkëbiseduar rreth kërkesave të ndryshme.
Më shumë...Wolfgang Petriq: Edhe një herë, u dëshmua se përparimi është i mundur vetëm kur evropianët e amerikanët janë në të njëjtën anë të litarit
Ish i dërguari special i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petriq e konsideron të besueshme kthesën e mundshme të Serbisë në politikën e saj ndaj Kosovës dhe thotë se tani i takon Kosovës të përmbushë obligimet e zotimet e veta. Po përgatitet një hap që është shumë i vështirë për …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
