Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim gazetarin Lorenc Shehu nga emisioni “Gjurmët”. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi i emisionit “Gjurmët” i ndau një mirënjohje kryetarit Haliti për pjesëmarrjen e tij në këtë emision, duke theksuar se përmes paraqitjes së tij ka përçuar tek teleshikuesit …
Më shumë...Monthly Archives: April 2026
27 vjet nga ofensiva serbe mbi popullatën e fshatit Gjylekar
Në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit serb në fshatin Gjylekar, janë zhvilluar aktivitete përkujtimore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zv.kryetari komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, përfaqësues të Policisë së Kosovës …
Më shumë...Jeton Zulfaj takon ambasadorin francez Guérot: në fokus agjenda evropiane dhe statusi kandidat për Kosovën
Kryenegociatori i Republikës së Kosova me Bashkimi Evropian, Jeton Zulfaj, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, në një diskutim të fokusuar në agjendën evropiane të vendit. Ambasadori Guérot e uroi Zulfajn për detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e Francës për procesin e reformave dhe …
Më shumë...Kosova dhe roli i KFOR-it në fokus të takimit Shqipëri–NATO në Bruksel
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim në Bruksel me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ku në fokus ishte forcimi i dialogut strategjik dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Aleancës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, gjatë këtij takimi …
Më shumë...Edita Tahiri: Pushteti po synon ta marrë edhe postin e presidentit
Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij po synojnë të marrin edhe postin e presidentit të vendit, duke zvarritur arritjen e një marrëveshjeje politike. Tahiri ka kritikuar qasjen e Lëvizja Vetëvendosje, duke e cilësuar si një tendencë për përqendrim të pushtetit. Ajo ka theksuar …
Më shumë...Hykmete Bajrami kundër një marrëveshjeje LDK–VV: S’kam asnjë informacion për marrëveshje
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, është shprehur kundër një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet LDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje. Bajrami tha se nuk ka asnjë informacion për ndonjë marrëveshje të arritur mes dy partive, duke theksuar se qëndrimi i saj ndaj bashkëpunimit me VV-në ka qenë i njëjtë prej …
Më shumë...Time Kadrijaj: Kurti po synon të imponojë zgjedhjen e presidentit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po përpiqet që përmes takimeve me partitë opozitare të imponojë zgjedhjen e presidentit të ri. Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është për arritjen e një marrëveshjeje të mirëfilltë politike, por për sigurimin e votave të nevojshme në raundet e …
Më shumë...Përkujtohet dëshmori Gëzim Morina – homazhe në Koshare
Njoftohen familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët se, më datë 16.04.2026, do të organizohen homazhe në nderim të dëshmorit Gëzim Morina nga fshati Gjergjic të Drenasit. Nisja bëhet nga fshati Gjergjic në ora 09:30, ndërsa homazhet do të mbahen në Kompleksin Memorial në Koshare, duke filluar nga ora 12:00. …
Më shumë...Kërkohet dënim maksimal për sulmin në Banjskë: Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca ku po jepen fjalët përfundimtare në rastin e sulmit terrorist në Banjskë, një nga ngjarjet më të rënda që ka sfiduar rendin kushtetues të vendit. Prokurori Naim Abazi ka kërkuar dënimin maksimal burgim të përjetshëm për të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq …
Më shumë...Bujar Gashi: Libri im, “Explore Kosova”, është një udhëtim në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore të vendit tonë
Explore Kosova Libri im, “Explore Kosova”, është një udhëtim në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore të vendit tonë. Ky dokumentim i vlerave tona do të jetë në duart tuaja brenda kësaj jave. Falënderoj përzemërsisht Limak Kosovo International Airport J.S.C për mbështetjen e këtij botimi. Ky projekt nuk do të ishte …
Më shumë...Sadik Halitjaha: Dervish Shaqa! Hero i madh, biri i shqiptarizmit!
Veprat e tij kombëtare, patriotike e atdhetare e bëjnë të pavdekshëm.Ai dhe Sali Shatri ishin dy shqiponjat që sodisnin tokën dhe qiellin e shqiptarizmit! Këngën e pati për të shëruar zemrën e vet, të vuajtur për bashkimin e Shqipërisë, si dhe për t’ju shëruar plagët e shumë të vuajturve e …
Më shumë...Imrane Veliu Aliu: Nga “masterplan” për Çarshinë në tender skema me asfalt
Dje pamë se si një “masterplan”, i promovuar me bujë para zgjedhjeve, u degradua në zëvendim të disa kalldrëmeve e gjysma e të cilave përfundon me asfalt. Një projekt që duhej ta ruante Çarshinë, përfundoi në improvizim që ia cenon identitetin dhe vlerën. Dhe kjo u bë përmes një procesi …
Më shumë...Nait Hasani rrëfen tmerrin e Masakrës së Dubravës – Njerëzit binin njëri mbi tjetrin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, një nga të mbijetuarit e Masakrës në Burgun e Dubravës, ka rrëfyer momentet dramatike dhe të dhimbshme që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë. Hasani kujtoi se rreth 600 të burgosur ishin nën sulm të vazhdueshëm me armë zjarri, duke e përshkruar …
Më shumë...Eduard Joseph: Humbja e Orbanit dobëson Vuçiqin, mundësi e re për Kosovën të shfaqet si faktor stabiliteti
Humbja e Viktor Orbán në zgjedhjet në Hungari pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dinamikat politike në Ballkan, duke dobësuar pozitën e Aleksandar Vuçiçdhe duke krijuar një dritare të re mundësie për Kosovën. Ai thekson se largimi i Orbanit pas 16 vjetësh në pushtet i heq Beogradit një nga …
Më shumë...Arrestim i vonuar për krime lufte në Skenderaj – drejtësia zgjohet pas më shumë se dy dekadash
Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-pjesëtar të MUP-it të Serbisë, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, në një rast që rikthen në vëmendje vonesat e theksuara në trajtimin e krimeve të luftës. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari është arrestuar më 14 prill 2026 …
Më shumë...Përplasje në Komision: VV kërkon ndryshime në marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, vihet në pikëpyetje përmbajtja origjinale
Debate dhe përplasje janë zhvilluar në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës lidhur me projektligjin për formalizimin e angazhimit të vendit në Bordin e Paqes, një marrëveshje e nënshkruar nga presidentja Vjosa Osmani gjatë një ceremonie në White House me Donald Trump. Projektligji, i cili duhet të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
