Kanë filluar ndërtimet edhe në dy rrugë në Duhël

Po vazhdojnë investimet e komunës së Suharekës në rregullimin e infrastrukturës nëpër fshatra dhe mjedise tjera. Kështu me mjete të buxhetit kjomunal, sot kanë filluar ndërtimet edhe në dy rrugë të fshatit Duhël. Kompania e kontraktuar “Flori shpk”, sot ka nis punimet në rrugën “Latë Shabani” e cila është e gjatë 660 metra dhe në rrugën “Hetem Graishta” me gjatësi 150 metra. Vlera e të dyja rrugëve është 28.686,20 euro. Banorët e Duhlës, janë të kënaqur me këtë investim të qëlluar dhe ndihen të relaksuar pasi më nuk do të kenë problem lëvizjen as kur bie shi e as kur ka të reshura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …