Ndahen nga jeta nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit

Ndahen nga jeta nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur nga një sulm në zemër nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit. Lajmin e ka bërë nëpërmjet rrjetit social, njëri nga familjarët e dëshmorit. “Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulëm në zemër Miradia, së bashku me djalin Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani”. Sipas informatave, Luani ka vdekur posa ka kuptuar për vdekjen e nënës. Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …