Doktoresha e UÇK-së Teuta Hadri: Ju i thatë frikës ndal se Kosova ka bijë e bija që vdesim bashkë e gjithë familja

Doktoresha e UÇK-së, e burgosura politike, veprimtarja Teuta Hadri, ka përkujtuar Betejën e Prekazit Heroik. Ajo me këtë rast ka shkruar: Çdo përvjetorë të Epopesë së Jasharajve, jam në Prekaz me tërë qenien time! E ndiej edhe sot sikur preki trupat e fëmijëve grave, burrave , BACIT Shaban, legjendarit Adem Jasharit, Hamzes, Bekimit të bukur, ku edhe sot rrëqethem nga krimi i shtetit serb që kishte kryer ndaj kësaj familje heroike, çfarë masakre e paparë!!!
Jam aty jo si delegacione politike por me zëmër e ndjenja në mes tyre e flasë:
Ju e krijuat historinë tonë atëherë kur frika na ishte ngulur deri e kocke e goja mbyllur me ndryrë “Ngec”duke u sorollatur nëpër botë duke kërkuar liri e demokraci, a liria ishte këtu në këtë tokë të lagur me gjakun tuaj!
Ju i thatë frikës ndal se Kosova ka bijë e bija që vdesim bashkë e gjithë familja ,të gjithë për liri.
Ju e sollët botën dhe shtypin botëror në Prekaz!
Nga ju filloj lufta për liri!
Përkulem pranë jush!

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Edhe në Nabërgjan, si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë nderime  në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë …