Xhevat Bislimi: Mblidheni mendjen, ribashkohuni nëse vërtet ishit bashkuar për Kosovën dhe interesat e saj!

Dallimet-mosmarreveshjet midis opozitës dhe pozitës u thelluan si asnjehere me parë ne kete vend pas marreveshjeve te Brukselit dhe pas marreveshjes per vijen kufitare me Malin e Zi… E gjithe Kosova shqiptare, i gjithe kombi shqiptar dhe, ne mase te konsiderueshme edhe opinioni boteror, ishte bere sy e vesh per keto mosmarreveshje qe po thelloheshin ne Kosove…

Kundershtimi i opozites se bashkuar (keshtu nisi te quhej edhe nga populli…) ne Kuvendin e Republikes dhe ne rruge e ne sheshe ishte i papare ne Kosove e rajon. E drejta ishte ne anen e opozites, ne anen e atyre qe kundershtonin marreveshjet qe kishte arritur qeveria antikushtetuese-kusilinge e Isa Mustafes (koalicionit te Rashkes). Kjo e drejte iu dha opozites edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila shpalli se marreveshjet e Brukselit ishin ne kundershtim me kushtetuten… Opozita e bashkuar fitoi edhe simpatine dhe mbeshtetjen e shumices absolute te qytetareve-shqiptareve te Republikes… Protesta e 9 janarit dhe ajo e 17 shkurtit ishin me masivet qe kishte pare ndonjehere Prishtina-Kosova. Kjo mbeshtetje dhe kjo perkrahje e popullit duket qe ndikoi ne rritjen e ambicjeve te ndonjeri nga kryetaret ose drejtuese te caktuar te subjekteve opozitare!! Ndoshta i zuri mesyshi ose i pa syri i keq, sic thuhet nga populli!!

Njezetekater ore ne Kosove (bukur shume edhe ne rajon) flitej e shkruheje vec per dallimet dhe mosmarreveshjet e opozites me poziten, per krizen politike qe po thelloheje dhe per zgjidhjen e mundshme te saj… Zbatimi i marreveshjeve antishqiptare u pezullua per kohe te pacaktuar… Ky ishte nje sukses spektakolar i opozites dhe i popullit shqiptar ne Kosove. Per t’u anuluar marreveshjet teper te demshme per Kosoven opozita do te duheje te rriste unifikimin brenda saj dhe me popullin qe e perkrahte. Madje, do te duheje t’i fitonte edhe zgjedhjet per t’i anuluar ato marreveshje… Mirepo, ne vend te kesaj ndodhi ajo qe nuk e deshironte askush ne Kosove, pervec koalicionit te Rashkes: nisen te shperfaqeshin dallimet dhe mospajtimet midis subjekteve opozitare edhe ne medie dhe ne publik!!

Kryetaret e subjekteve opozitare nisen t’i nxirrnin ne medie zyrtaret e dores se dyte e te dores se trete per te treguar se nuk pajtoheshin me perdorimin e gasit ne Kuvend, se do te dilnin nga Kuvendi, se nuk pajtoheshin me disa forma dhe mjete te kundershtimit, etj, etj, “nuanca” e dallime, qe nuk vonoi te shnderroheshin ne mospajtime e mosmarreveshje!! Kapaku iu vu me “shtyrjen” e protestes se 26 marsit nje dite para se ajo te mbaheje!! Vemendja e opinionit publik dhe e medies (por edhe e qarqeve politike e diplomatike) ne menyre SPEKTAKOLARE-SALTOMORTALE u zhvendose te dallimet dhe mospajtimet (dikush po i thote edhe percarje!) midis subjekteve opozitare!! U “harruan” dallimet dhe mosmarreveshjet opozite-pozite!!

Anetaresia, veprimtaret dhe drejtuesit e strukturave dhe niveleve te ndryshme nisen te ndjehen te zhgenjyer, te deshpruar dhe te tradhtuar nga kryetaret e tyre te papergjegjshem… Askush nuk mund ta kuptonte kete vrap dhe kete nxitim per te shkuar ne medie dhe per t’i reklamuar dallimet e mospajtimet, qe ishin krejtesisht te kapercyeshme! Ne medie dhe ne publik dilet per te treguar per cka u pajtuame ose per cka u pajtuan partneret e bashkuar e jo per cka nuk u pajtuam ose nuk u pajtuan! Mospajtimet, dallimet dhe mosmarreveshjet sheshohen-harmonizohen ne tavolinen e perbashket e jo ne medie dhe permes zyrtareve te degjueshem (servile) qe mbajne afer tyre zakonisht kryetaret joserioze!! Dallimet, mospajtimet dhe mosmarreveshjet “shpallen” ne medie pas takimit me kundershtaret ose me armiqte, qe deri dje ishe ne lufte e jo me ata qe ke hyre ne nje projekt te perbashket! Keshtu behet dhe keshtu sillen vetem ata qe jane “lodhur” nga bashkepunim e bashkimi dhe kerkojne dere per te dalur dhe, ata qe kerkojne dere per te dalur do te dalin, por, jam i sigurt qe do te dalin te lagur… Prandaj, mblidhni mendjen dhe (ri)bashkohuni nese vertet ishit bashkuar per Kosoven dhe interesate e saj e jo per qellime tjera neveritese.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …