Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha priti në takim informues Udhëheqësen e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, e shoqëruar nga udhëheqësi për Mbrojtje Juridike, David Hein. Në takim, udhëheqësja e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, informoi Ministren Hoxha rreth procesit të krijimit të Zyrës Administrative, funksionimit, gjetjes …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Në Bruksel po vazhdojnë bisedimet mes të Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacionin
Në Bruksel edhe sot po vazhdojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, për zbatimin e marrëveshjeve për telekomunikacion. Bisedimet do të fokusohen për finalizimin e gjithë hapave, në mënyrë që Kosova ta marrë kodin telefonik shtetëror +383, bën të ditur RTK. Ministrja për dialog, Edita Tahiri ka thënë se Bashkimi Evropian …
Më shumë...Kryeministri Mustafa thotë se vija kufitare e Kosovës me Malin e Zi do të ratifikohet në Kuvend
Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi tash e një muaj i është rikthyer qeverisë pasi që në seancën e 1 shtatorit vetë kryeministri Isa Mustafa e tërhoqi nga rendi i ditës Projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshje. Javë më parë kryeministri, Isa Mustafa kishte deklaruar se me tu kthyer …
Më shumë...Nga bombardimet e forcave ajrore ruse mbi qytetin Halep të Sirisë, u vranë 26 civilë dhe 6 fëmijë
Sipas Observatorit për të Drejtat e Njeriut të Sirisë, me seli në Londër, bëhet e ditur se nga bombardimet e forcave ajrore ruse mbi qytetin Halep të Sirisë, kanë mbetur të vdekur 26 sirianë, duke përfshirë edhe gjashtë fëmijë. Nëntë civilë të tjerë janë plagosur. Opozita siriane dhe qytetarët e …
Më shumë...Barack Obama ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën në zonat e pushtuara, në Halep
Kryetari amerikan, Barack Obama, ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën në zonat e pushtuara, në Halep, për shkak të sulmeve që forcat qeveritare siriane janë duke i kryer atje. Mjekët në qytet e kanë të vështirë ta përballojnë numrin e madh të të lënduarve të në sulmin më të …
Më shumë...Ali Karadagi, ka kërkuar që 30 shtatori të shpallet për të gjithë botën si “Dita e zemërimit”
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Dijetarëve Myslimanë, Ali Karadagi, ka kërkuar që 30 shtatori të shpallet për të gjithë botën si “Dita e zemërimit”. Në një deklaratë me shkrim Karadagi ka kërkuar që 30 shtatori të shpallet si “Dita e zemërimit”, transmeton AA. Ai ftoi të gjithë imamët …
Më shumë...Britania e Madhe kundërshton planin e Bashkimit Evropian për formimin e ushtrisë së Unionit
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon deklaroi se Britania e Madhe kundërshton planin e Bashkimit Evropian (BE) për formimin e ushtrisë së BE-së, apo çfarëdo force tjetër ushtarake. “Ne do të refuzojmë çfarëdo ideje për formimin e ushtrisë së BE-së. NATO doemos duhet të mbetet themeli i mbrojtjes sonë”, tha …
Më shumë...Nebi Rexhepi: Demokratët e Berishës me obsesionin e tyre kundër drogës, janë bërë si të droguar.
Që nga tranzicioni politik në Shqipëri krimi dhe droga filluan të marrin hov. Qeveritë në vend se ta luftojnë atë, e ndihmonin në mënyra të ndryshme qoftë drejtë për drejtë apo tërthorazi. Shembulli më i “mirë” për këtë është keq-qeverisja e PD-së e udhëhequr shumë kohë nga Sali Berisha i …
Më shumë...Vetëvendosje: Përpjekja e LDK-së për të na etiketuar, shpifur e akuzuar, nuk e ndalon dështimin e rënien e saj
Në një komunikatë për media të Lëvizjes Vetëvendosje, thuhet se partia e cila po përjeton rënien më të madhe në elektorat, LDK-ja, deri këtu erdhi duke shndërruar veten në vegël të PDK-së dhe nuk ka arritur assesi të këndellet pas rezultateve të një sondazhi të fundit i realizuar nga kompania …
Më shumë...Mbi 1500 trupa ushtarake po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët “Joint Effort-16”
Mbi 1500 trupa ushtarake po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët “Joint Effort-16”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe njësite ushtarake të Forcave të Armatosura të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Italisë, FSK-së dhe Malit të Zi. Stërvitja e cila ka filluar nga …
Më shumë...Gjenerallejtënant Ben Hodges: Ajo çfarë kam parë në FSK është shumë mbresëlënëse
Gjenerallejtënant Ben Hodges, komandant i Komandës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, sot vizitoi Ministrinë dhe FSK-në. Në një konferencë për medie, Hodges, tha se është e rëndësishme që transformimin e FSK-së ta mbështesë Kuvendi , ndërsa mbikëqyrja civile e FSK është një prej gjërave esenciale. …
Më shumë...Pas trajtimit mjekësor në QKUK, EULEX-i Azem Sylën e ka dërguar në Burgun e sigurisë së lartë, në Dyz
Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz. Ai disa ditë ka qenë i shtrirë në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë që Gjykata e Apelit kishte vendosur që atij t’ia kthejë masën e paraburgimit prej dy muajsh. Gjykata këtë vendim e ka marrë …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Shqiptarët historikisht i kanë respektuar tempujt fetarë, por jo tempujt politikë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se shqiptarët historikisht i kanë respektuar tempujt fetarë, mirëpo ai ngrit një dyshim duke thënë se nuk e di nëse objekti në fjalë mund të quhet kishë. Haradinaj ka folur për çështjen e Kishës ortodokse në pronat e Universitetit të Prishtinës, e cila është …
Më shumë...CNN/ORC: Gjatë debatit televiziv, Hillary Clinton ka fituar 62%, përballë Donald Trump me 27%
Hillary Clintoni detyroi Donald Trumpin të “luajë në mbrojtje” në debatin e parë presidencial, teksa e sulmoi atë për temperamentin, refuzimin për të paguar taksat dhe komentet e tij në të kaluarën në lidhje me racën dhe gratë. Debati ishte shumë i “luftuar”, një moment kulmor në këtë garë presidenciale …
Më shumë...Xhevdet Qeriqi: Veteranët do të protestojnë nëse Qeveria ua ndërpret pensionet familjeve të dëshmorëve
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi thotë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që familjarëve të dëshmorëve të ua ndërpresë pensionet. Ai me këtë rast paralajmëron se nëse Qeveria nuk e anulon këtë vendim anti-ligjor dhe të turpshëm deri ditën e enjte, veteranët do …
Më shumë...Teuta Haxhiu: Bisedimet deri tani kanë shkuar në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, duke folur për deklaratën e shefes së BE-së në Kosovës, Natalia Apostolova, e cila ka thënë se opozita duhet të përfshirë në proceset vendimmarrëse të dialogut mes Kosovës e Serbisë, ka saktësuar se me këtë diskurs të bisedimeve të deritanishme ne nuk kemi çka bisedojmë …
Më shumë...