Jeton Syla

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin Kurti mjeshtër të manipulimit të opinionit publik

Sot në Kuvendin e Kosovës diskutohet për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë Covid-19

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin Kurti mjeshtër të manipulimit të opinionit publik. Ai ka kritikuar Kurtin që nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për të lehtësuar jetën e qytetarëve. Ju jeni mjeshtër i manipulimit i opinionit publik me inteligjencën tuaj. Ju po flisni për …

Më shumë...

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi mbajti takimin e parë publik me qytetarë për këtë vit

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi mbajti takimin e parë publik për gjashtë mujorin e parë të punës për këtë vit. Në praninë e qytetarëve të shumtë, ai paraqiti raportin gjashtë mujor të punës, raport ky që përmban punën dhe angazhimin e të gjitha zyreve të cilat funksionojnë …

Më shumë...

Gjendja e sigurisë në Ferizaj e qetë dhe stabile

Paraditen e sotme, u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, drejtuar nga Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu dhe koordinatori i KKSB-së së Ferizajt, Albion Sherifi. Në këtë mbledhje ku anëtarë të KKSB-së janë drejtues të institucioneve të sigurisë, Policia e Kosovës, FSK, kleri fetar, përfaqësues …

Më shumë...

Së bashku kundër abuzimit të fëmijëve

Në ambientet e Plus Marketit, në Ferizaj u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për shkollat që kanë përmbushur më së shumti kriteret për krijimin e ambientit të padhunshëm për fëmijë në shkolla, me ç ‘rast stafi i projektit ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për punën dhe …

Më shumë...

U mbajt takimi i radhës rreth Hartimit të Planit Komunal për Energji dhe Klimë

Është mbajtur takimi i radhës mes Grupit Punues të Komunës së Deçanit, përfaqësuesëve të GIZ-it dhe OJQ-së SH.E.E.R rreth hartimit të planit komunal për energji dhe klimë (PVKEK). U dakordua që të vazhdojë dinamika e punëve për grumbullimin e të dhënave në të gjithë sektorët që në fund të muajit …

Më shumë...

Kati Piri: Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen

Kati Piri Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen

Deputetja Kati Piri, ka ngritur dje një mocion në Parlamentin e Holandës, përmes të cilit ka kërkuar që Qeveria holandeze të rikonsiderojë qëndrimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Piri në letrën e saj ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e …

Më shumë...

Kryetari Kastrati ngushëllon familjen e poetit Xhevdet Bajraj

Me rastin e vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj, kryetari i Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen e poetit Bajraj. “Me pikëllim morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të poetit të përmasave ndërkombëtare, Xhevdet (Xhemali) Bajraj. Xhevdeti, që me prejardhje ishte nga Bajrajt e Panorcit të …

Më shumë...

Sot Dhomat e specializuara në Hagë do të mbajnë konferencë informuese me fillim në orën 14:30

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Sot Dhomat e specializuara në Hagë do të mbajnë konferencë informuese me fillim në orën 14:30. Gjykata Speciale është duke mbajtur në paraburgim krerët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veq tyre, Gjykata Speciale është duke e gjykuar edhe ish-krerët e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të …

Më shumë...

 Josep Borrell paralajmëron për një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Josep Borrell

 Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka paralajmëruar se është e mundshme që deri në fund të këtij muaji të ketë një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai e ka cilësuar lajm të mirë faktin që më 21 …

Më shumë...

Bekim Haxhiu ka paralajmëruar Qeverinë Kurti se nëse nuk kalon projektligji për trustin, opozita do t’i bllokojë marrëveshjet ndërkombëtare

Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Iniciues i projektligjit për tërheqjen e 30 përqindeshit nga Trusti pensional deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka paralajmëruar Qeverinë Kurti se nëse nuk kalon ky projektligj, opozita do t’i bllokojë marrëveshjet ndërkombëtare.Ai ka thënë se pushteti duhet ta kuptojë një çështje, opozita është e bashkuar në kërkesën për Trustin, është kërkesë e qytetarëve, …

Më shumë...

Sot votohet në Tërnoc shpresa e fundit që shqiptarët të kenë deputet në parlamentin në Serbi

Shaip Kamberi

Sot në Tërnoc të Luginës së Preshevës, për herën e katërt në njësinë numër 6 do të organizohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, me shansin e fundit që Shaip Kamberi të zërë një ulëse si deputet në këtë Kuvend. Tri herët e kaluara procesi u përsërit, ndërsa …

Më shumë...

Jorn Rohde: Ballkani i Hapur nuk po duket të jetë iniciativë gjithëpërfshirëse

Joern Rohde: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por brenda BE nuk ka pajtim për këtë çështje

Ambasadori gjerman Jorn Rohde, ka bërë të ditur se në të gjitha vizitat e tij gjatë javës së kaluar kancelari ka qenë i qartë që dëshiron ta ringjallë Procesin e Berlinit, dhe e tha këtë edhe në konferencën për shtyp. Këto nuk janë vetëm fjalë por vepra konkrete për konferencën …

Më shumë...

Në Samit nuk pritet të merren vendime konkrete për hapat e rinj të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian

Bashkimi Evropian kërkon ruajtjen e kufizimeve të rrepta kundër varianteve të virusit dhe përshpejtimin e vaksinimit

Ka filluar takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndërtesën e Këshillit Evropian. BE-ja njoftoi se presin shkëmbim të mendimeve me partnerët e Ballkanit Perëndimor për mundësitë për forcimin e procesit të anëtarësimit, përkatësisht përshpejtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Projekt-konkluzionet, që do të …

Më shumë...

Edi Rama: Bullgaria, vend anëtar i NATO-s, i ka kidnapuar dy vende anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Para fillimit të Samitit të krerëve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur pesimist para gazetarëve. Ai tha se “Bullgaria, vend anëtar i NATO-s, i ka kidnapuar dy vende anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, duke mos shprehur aspak optimizëm …

Më shumë...

Kryetari Latifi të enjtën mban takimin e parë publik me qytetarë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi sot (e enjte 23.06.2022) mban takimin e parë publik për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. Me këtë rast njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara se takimi publik me qytetarë do të …

Më shumë...

Shkolla në Vërmicë do të bartë emrin “12 PRILLI”

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka dorëzuar edhe zyrtarisht vendimin për emërtim të ri të shkollës në fshatin Vërmicë, që tash do të bartë emrin “12 PRILLI”, që ndërlidhet me rënien e dëshmorit të fshatit Bajram Gashi dhe 11 martirëve të tjerë të këtij fshati, duke përfshirë …

Më shumë...