Jeton Syla

Mbështetja e BE-së për Ministrinë e Tregtisë shumë e nevojshme

Në takimin e dytë të Komitetit Drejtues të Projektit “Mbështetje e Mëtutjeshme e Zhvillimit të Tregtisë në Kosovë” i financuar nga BE-ja ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka theksuar se objektivi i përgjithshëm i projektit është vazhdimi dhe promovimi i integrimit të Kosovës në ekonominë botërore dhe përforcimi …

Më shumë...

Malishevën shumë shpejt pritet ta vizitojnë udhëheqës të lartë politiko- ushtarak nga Zvicra

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, priti në takim Njësinë e LMT-së në Malishevë të përfaqësuar nga L.Sutter. Kryetari Begaj, shprehi gatishmërinë si gjithherë për takime të rregullta me Njësinë e LMT-së në Malishevë, si nga e kaluara por edhe tash, dhe ju ofroi bashkëpunim edhe në të ardhmen, …

Më shumë...

Komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovë – Luksemburg me projekte të përbashkëta edhe gjatë vitit 2019

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur të mërkurën në një takim udhëheqësit e Fondacionit Kosovë – Luksemburg. Qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi i projekteve të reja që priten të realizohen përgjatë vitit 2019, si dhe për mundësin e vazhdimit të projekteve të tjera edhe gjatë vitit …

Më shumë...

U zgjodh Kryetari dhe Këshilli i Pozheranit

Në Pozheran janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillit të këtij lokaliteti. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 480 pjesëmarrës ku kandidati, Ilir Zuka ka fituar zgjedhjet për kryetar të këtij lokaliteti dhe atë me 256 vota. Kundër kandidatet e tij, Tasim Halabaku ka marrë 61 vota, …

Më shumë...

Tri Federata të sporteve kolektive përkrahen me 766 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në kuadër të mbështetjes financiare për Federatat e Sportit ka nënshkruar të martëm memorandume bashkëpunimi edhe me tri Federata të sporteve kolektive. Shuma totale e mbështetjes financiare arrin në vlerën e mbi 750 mijë eurove, thuhet në kumtesën e MKRS-së. Memorandumet e sotme u …

Më shumë...

Ministri Bytyqi priti ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve. Ministri Bytyqi fillimisht ka uruar ambasadorin Sakar për detyrën e re dhe ka falënderuar shtetin …

Më shumë...

Ministri Gashi raportoi të arriturat e MKRS-së në Komisionin Parlamentar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka raportuar pranë Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, për periudhën e tremujorit të fundit. Ministri Gashi tha se për të është kënaqësi raportimi për herë të katërt pranë këtij komisioni parlamentar dhe se ky raportim …

Më shumë...

U mbajtën zgjedhjet për këshillin e fshatit në Beguncë, Haliti kryetar i ri

Në fshatin Beguncë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillit të këtij fshati. Kryetar i fshatit Beguncë, me shumicë votash u zgjodh Nexhmedin Haliti, kurse u zgjodhën edhe 11 anëtarë të këtij këshilli. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 65 banorë të cilët edhe kanë marrë pjesë …

Më shumë...

U mbajtën zgjedhjet për këshillin e fshatit në Letnicë të Vitisë

Në fshatin Letnicë të komunës së Vitisë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillit të këtij fshati. Kryetar i fshatit Letnicë, me shumicë votash u rizgjodh Shin Gjoni kurse u zgjodhën edhe 7 anëtarë të këtij këshilli. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 24 banorë të cilët …

Më shumë...

Drejtori komunal i Arsimit në Rahovec mbajti takim me drejtorët e shkollave

Në sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në komunën e Rahovecit, Avni Morina ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave të komunës, me të cilët ka diskutuar për mënyrën e kompensimit të orëve mësimore të humbura gjatë grevës. Drejtori Morina ka thënë se në …

Më shumë...

Kryetari i Komunës së Rahovecit priti në takim Ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në zyrën e tij Ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha ku bashkëbiseduan për çështje të ndryshme të nivelit lokal e nacional, si dhe çështjet e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova. Ndër të tjera Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha uroj Kryetarin Latifi …

Më shumë...

Ministri Lekaj thotë se për projektet infrastrukturore për Komunën e Skenderajt këtë vit do të shpenzohen afro 1.7 milion euro

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka prezantuar projektet infrastrukturore të planifikuara për Komunën e Skenderajt. Lekaj përmes një shkrimi në llogarinë e vet në Facebook, ka thënë se për vitin 2019 për këtë komunë do të shpenzohen 1.66 milion euro. Shkrimi i plotë i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj. …

Më shumë...

Për prodhuesit e verës, mishit dhe qumështit, dy milion euro nga MBPZHR-ja

Mevludin Krasniqi, Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka thënë se kjo ministry me qëllim të rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese ka bashkëfinancuar projektet për katër prodhues të verës, tre përpunues të mishit, si dhe katër përpunues të qumështit! Sipas tij, 11 projekte të kompanive fituese, …

Më shumë...

Brenda mundësive buxhetore do të vazhdojmë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera

Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave vendosi që me buxhetin e vitit 2019, të rrisë pensionet për disa kategori. Pensionet bazike, pensionet kontributdhënëse dhe ato të parakohshme të punëtorëve të Trepçës, janë ato që janë rritur me vendimin e fundit të ekzekutivit. Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies …

Më shumë...

Telekomi i Kosovës arrin marrëveshje me Universitetin e Prizrenit

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje mbi shfrytëzimin e kontratës publike kornizë për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese e lidhur ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Telekomit të Kosovës. Marrëveshja përfshinë shërbimet telefonike mobile, internet, internet për GPRS, kablli optik, shërbimet e telefonisë fikse, shërbimet TV-kabllovik. Marrëveshje është nënshkruar …

Më shumë...

Ministri Reçica: Papunësia nuk zbutet nëse s’bëhet një plan nacional nga Qeveria

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka publikuar manifeston “Dialogu Social për Fuqizim”, në një bashkëbisedim në mes të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe të rinjve e të rejave. Reçica vuri theksin kryesor në analizën e tregut të punës si të nevojshme për të ardhmen, kjo për …

Më shumë...