Radio Kosova e Lire

Kryetari Latifi së bashku me familjarë dhe qytetarë të shumtë në Gexhë përkujtuan heroin MEHEDIN MORINA

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë në Gexhë përkujtuan heroin MEHEDIN MORINA nga Gllareva e Klinës dhe bashkëvendësit të vrarë nga pushtuesit serb. Kryetari Latifi në fjalën e tij ndër të tjera ka thënë: Në pjesën e parë të majit …

Më shumë...

Është përmbyllur me sukses edhe një edicion i Festivalit ,,Anadrinia Jehon”  

Është përmbyllur me sukses edicion i njëzetenjëtë i Festivalit ,,Anadrinia Jehon”. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili përmes një shkrimi në facebook ndër të tjera ka thënë: Ecuria e mirë e edicionit të njëzetenjëtë të festivalit Anadrinia Jehon, dëshmoi për punën dhe përkushtimin …

Më shumë...

Agjencia Shtetërore e Arkivit të Kosovës, filloi realizimin e projektit për regjistrimin e sasisë së lëndës arkivore që gjendet te fondkrijuesit

Javën e kaluar, Agjencia Shtetërore e Arkivit të Kosovës, filloi realizimin e projektit për regjistrimin e sasisë së lëndës arkivore që gjendet te fondkrijuesit. Realizimin e këtij projekti e ndihmoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke siguruar 6 makina për 6 arkivat ndërkomunale, zyrtarët e të cilave, nën moton …

Më shumë...

Kryetari Shehu pjesë e vizitës studimore në Turqi organizuar nga AKK, GIZ

Organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovë në bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim GIZ, është organizuar vizitë studimore në Turqi për lansimin e procesit për menaxhimin e integruar të mbeturinave. Pjesë e kësaj vizite i ftuar ishte edhe kryetari i komunës së Junikut …

Më shumë...

Zgjedhën kryesuesit e dy komiteteve, atij për shëndetësi dhe planifikim e mbrojtje të mjedisit

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e dy Komiteteve, Komitetit për  Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komitetit për planifikim, rregullim të hapësirave dhe mbrojtje të mjedisit, në komunën e Vitisë. Në këto dy mbledhje, në bazë të …

Më shumë...

Kryetari Haliti ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Venhar Salihu kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, Alush Sinani kryetar Gjykatës Themelore Dega në Viti, drejtorin e Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi dhe drejtorin e Logjistikës së SKGJK-së, …

Më shumë...

Vazhdon projekti për rregullimin e rrugëve të arave

Lehtësimi i punës dhe veprimtarisë së bujqve dhe fermerëve ferizajas, përmes subvencionimit, mbështetjes me pajisje pune e investime kapitale është fokus i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. Pasditen e sotme, Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami dolën në terren, për të parë …

Më shumë...

13 fermerë ferizajas përfitojnë bazene të sillazhit

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, zhvilloi vizitë tek ferizajasi Mentor Idrizi, i cili së fundmi është përfitues nga nisma më e re e kësaj drejtorie, ajo e bazenit të sillazhit. Drejtori Burim Bajrami, njoftoi se nga ky projekt i veçantë i Drejtorisë …

Më shumë...

“Kalaja e Jezercit” prioritet i Komunës së Ferizajt

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, kanë vizituar nga afër “Kalanë e Jezercit”, ku kanë shikuar mundësitë që kjo kala të jetë e qasshme për vizitorët. Bashkë me nënkryetarin dhe drejtorin, ishin edhe përfaqësues të shoqatës …

Më shumë...

Në Malësi të Vogël, është bërë zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit, Skender Kastrati në oborrin e shkollës që mban me krenari emrin e tij

Sot në Malësi të Vogël, është bërë zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit, Skender Kastrati në oborrin e shkollës që mban me krenari emrin e tij. Dita e sotme është njëherazi edhe ditë feste për shkollën. Në zbulimin e bustit ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit …

Më shumë...

Në komunën e Deçanit po bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha pikave grumbulluese të mbeturinave

Sipas planit operativ ekipet e pastrimit ,,Higjiena” në komunën e Deçanit po bëjnë pastrimin dhe dezinfektimin e të gjitha pikave grumbulluese të mbeturinave. Këto aktivitete do të vazhdojnë të realizohen në vazhdimësi, me qëllim të përmirësimit të higjienës së kontejnerëve publik si dhe i të gjitha sipërfaqeve publike.

Më shumë...

Sot ju dha lamtumira e fundit mësuesit Bedri Berisha nga Gurbardhi

Ka ndërruar jetë mësuesi pensionist Bedri Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës. Në nderim te jetës dhe veprës së tij, sot është mbajtur një mbledhje komemorative, ku kanë marrë pjesë mësues dhe ish mësues, drejtoresha e arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, bashkëfshatar dhe miq të …

Më shumë...

Kuvendi i Komunës së Malishevës bart të hyrat vetanake nga vitet 2020 dhe 2021 për vitin 2022

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e -III- të (jashtëzakonshme), ku  prezent ishin, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financë dhe Buxhet, Blerim Thaçi dhe të tjerë drejtorë. Drejtori për Ekonomi, Financë dhe Buxhet, Blerim Thaçi, para këshilltarëve dha sqarimet për shqyrtimin dhe …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj është pritur nga zëvendësministri i MMPHI-së Hysen Durmishi

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, është pritur sot nga zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi, me të cilin nënshkruan 3 projekte të rëndësishme për Komunën e Deçanit. Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e rrugës së qendrës nga Ura e Demës …

Më shumë...

Në Deçan u mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

Sot, në sallën e Konferencave në Komunën e Deçanit, është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete. Mbledhjen e hapi Kryesuesi Shkëlzen Berisha. Në mbledhjen e sotme të pranishëm ishin anëtarët e Komitetit, Shaban Pejçinoviç nga ZLK-ja, drejtori i Shërbimeve Publike Izet Zenuni, përfaqësues nga OSBE-ja dhe qytetarë. Për …

Më shumë...

Krasniqi priti qytetarët në takimin e rregullt javor

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, priti qytetarët në takimin e rregullt javor. Qytetarët të cilët sot bashkëbiseduan me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, paraqitën kërkesa të natyrave të ndryshme, që nga ato, shëndetësore, infrastrukturore për rrjetin energjetik, për rrugë, për çështje socio-ekonomike, për zhvillim të bizneseve …

Më shumë...