Radio Kosova e Lire

Gjobiten katër investitorë të ndërtimeve të larta për mosrespektim të plotë të ligjit të ndërtimit

Gjatë inspektimit të ndërtimeve të larta në qytetin e Malishevës, inspektorati komunal, sot i ka dënuar katër investitorë të këtyre ndërtimeve, për mosrespektim të plotë të ligjit të ndërtimit, përkatësisht të nenit 35, pikat 2.1 dhe 2.2, për poseduesit e lejeve të ndërtimit. Inspektorati komunal në Malishevë, të prirë nga …

Më shumë...

Në Ferizaj shënohet 12 Maji- Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Në sheshin e qytetit “Hyrë Emini” në Ferizaj, gjatë ditës së sotme është shënuar 12 Maji- Dita  Ndërkombëtare e Infermierisë. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, drejtorja e QKMF-së Nadire Ymeri si …

Më shumë...

Organizuar nga “Debate Center” në bashkëpunim me INPO, është mbajtur takim me të rinjtë ferizajas

Organizuar nga “Debate Center” në bashkëpunim me INPO, është mbajtur takim me të rinjtë ferizajas. Në këtë takim ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, me ç’rast të rinjtë ferizajas i ka njoftuar lidhur me planet dhe synimet e Komunës në raport me politikat për të rinjtë …

Më shumë...

Shumë shpejt pritet të bëhet ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores për Dhënien e Dekoratave në komunën e Ferizajt

Sipas drejtores së Drejtorisë për Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Ferizajt Xhemile Murati-Shabani, ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores për Dhënien e Dekoratave, do të ndryshohet tek pika e 7 neni i 7 i rregullores së mëparshme. “Pika e 6 e nenit 7 të rregullores bazë 01.Nr.27 e datës …

Më shumë...

Ndahen foli najloni për kultivimin e shalqinit për 50 bujq të komunës së Vitisë

Në kuadër të mbështetjes për bujqit e komunës së Vitisë, sot janë shpërndarë foli najloni për 50 fermerë të kësaj komune, që merren me kultivimin e shalqirit. Në ceremoninë e ndarjes së subvencioneve, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili mes tjerash tha se do të …

Më shumë...

Kryetari Haliti ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit të karrierës dhe të studimeve jashtë vendit

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në ceremoninë e rastit të hapjes së panairit të karrierës dhe të studimeve jashtë vendit të organizuar nga Kolegji Universum në Prishtinë. Përndryshe në këtë ceremoni rasti kanë marrë pjesë mysafir dhe pjesëmarrës të shumtë. Sipas organizatorëve në këtë takim …

Më shumë...

Komuna e Vitisë bëhet pjesë e projektit “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI”

Komuna e Vitisë dhe Caritasi Zviceran, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI” i cili do të implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR) të Republikës së Kosovës. Sipas dokumentit të nënshkruar ky projekt ka për qëllim që të përmirësoj veprimin klimatik …

Më shumë...

Njoftim për zbulimin e bustit të Dëshmorit Skender Kastrati

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, se në kuadër të “Javës së Dëshmorëve” të komunës së Rahovecit, do të bëhet zbulimi i bustit të Dëshmorit Skender Kastrati, me Datë: 13 maj 2022 në fshatin Malësi e Vogël duke filluar nga Ora: 10:00.

Më shumë...

Kryetari Latifi ka kujtuar Bedrush Gashi nga Drenoci në 23 vjetorin e rënies

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar Bedrush Gashi nga Drenoci në 23 vjetorin e rënies. Kryetari Latifi tha se sot, bëhen 23 vjet nga rënia heroike e veprimtarit të shquar dhe bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Anadrinisë, Bedrush Gashi nga Drenoci. Ai ia …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka kujtuar 24 vjetorin e rënies së dëshmorit Agron Rrahmani

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar 24 vjetorin e rënies së dëshmorit Agron Rrahmani. Ai ndër të tjera tha: 24 vjet më parë, duke luftuar përballë armikut pushtues, dha jetën Heroi i Kombit, Agron Rrahmani – Naseri, komandanti i shquar i guerileve çlirimtare, i cili i inspiruar …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka kujtuar 12 majin e vitit 1998

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar 12 majin e vitit 1998, ai ndër të tjera ka thënë: Rruga deri më 12 maj 1998, ishte e gjatë, e mundimshme dhe e dhimbshme. Burgosje, rënie shokësh, përballje, qëndresë, veprime individuale e të organizuara ilegale e legale. S’kishte rrugë tjetër …

Më shumë...

Kryetari Latifi po merr pjesë në punëtorinë dhe vizitën studimore të përbashkët në Turqi

Në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, e organizuar dhe e mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (GIZ) dhe BE, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi po merr pjesë në punëtorinë dhe vizitën studimore të përbashkët në Turqi, së bashku me kryetarët e komunave nga Kosova, …

Më shumë...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierit në Viti

Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti në bashkëpunim me kolegjin “Universum”, me një aktivitet kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierit. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar aktivitetin që është zhvilluar në qendër të qytetit dhe ka thënë se profesioni i infermierit kërkon një përkushtim të madh gjatë …

Më shumë...

Shala  dhe Morina vizituan disa mullinj

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, së bashku me zyrtarin për Kulturë, Kushtrim Morina, vizituan Mullirin e Mehmet Alisë në Marali-Shkozë dhe Mullirin e Islam Zenelit në Pagarushë në të cilat janë duke u bërë restaurimet e tyre. Mulliri i Mehmet Alisë apo i njohur ndryshe edhe si …

Më shumë...

KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e dytë urgjente

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e dytë urgjente për vitin 2022 me të vetmen pikë të rendit të ditës. Shqyrtimi dhe rekomandimi i kërkesës Nr.04/374 datë: 06.05.2022 të Drejtorisë për Ekonomi, Financë dhe  Buxhet për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2020, 2021 …

Më shumë...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe kompanisë ndërkombëtare të marketingut  Eurostep nga Shkupi

Këtë të mërkurë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, kanë bërë nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me kompaninë ndërkombëtare të marketingut  Eurostep nga Shkupi të përfaqësuar nga Blerim Rushiti dhe Isak Islami. Përmes nënshkrimit të këtij …

Më shumë...