Brickos

Radio Kosova e Lire

Pastrim dhe klorifikim i rrugëve dhe trotuareve në Pozheran dhe në Ramjan

Në Pozheran është bërë pastrimi dhe klorifikimi i rrugëve, trotuareve dhe hapësirave publike. Kjo masë po ndërmerret në kuadër të angazhimeve komunale për të mbajtur ambient të shëndoshë dhe te sigurt për të gjithë qytetarët. Komuna e Vitisë po vazhdon përkushtimin me të gjitha kapacitetet duke marrë masa dhe veprime …

Më shumë...

Reagon kryetari Jashari pas shpërndarjes së ndihmave nga dega e PDK-së në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka reaguar pas shpërndarjes së ndihmave nga dega e PDK-së në Skenderaj, ai ndër të tjera ka thënë: Të shfrytëzohet situata emergjente, të ndihmohen qytetarët duke u thirrë në emër të partisë, për poena politik është e ulët, e dhimbshme dhe jo njerëzore. …

Më shumë...

Edhe një shembull i mirë i kujdesit ndaj natyrës

Të rinjtë e fshatit Kopiliq i Epërm të komunës së Skenderajt, në mënyrë vullnetare kanë pastruar fshatin e tyre nga mbeturinat duke treguar kështu vetëdije qytetare dhe kujdes ndaj natyrës që i rrethon. “Shembuj të tillë uroj të kemi sa më shumë sepse vetëm kështu duke rritur kujdesin ndaj mjedisit …

Më shumë...

Kryetari Jashari, ka nxjerrë Urdhëresë për ndërmarrjen e masave shtesë preventive nga bizneset

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës së djeshme ka nxjerrë Urdhëresë për ndërmarrjen e masave shtesë preventive nga bizneset që sipas vendimit të Qeverisë lejohen të operojnë në këtë situatë emergjente. Me këtë urdhëresë bizneset ndër të tjerash detyrohen: Të bëjnë dezinfektimin e rregullt të hapësirave; Supermarketet …

Më shumë...

MINISTRIA E SHËNDETËSISË RESPEKTON PROPOZIMIN E AKK-së PËR LËVIZJE TË LIRË TË NJËJTË PËR GJITHA KOMUNAT

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për tu koordinuar edhe më tutje në betejën e përbashkët kundër pandemisë Covit19. Ky takim vjen pasi dje Këshilli i Kryetarëve është mbledhur në një takim ku kanë nxjerr nëntë rekomandime për angazhime të përbashkëta në parandalimin …

Më shumë...

Dëmtohen varrezat e komunitetit RAE në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përmes një postimit të tij në facebook ka reaguar pas dëmtimit të varrezave të komunitetit RAE. Ai në reagimin e tij ndër të tjera tha, dënojmë fuqishëm dëmtimin e varrezave të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas në komunën e Rahovecit. Ne qëndrojmë së …

Më shumë...

Premiera Televizive e “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar” këtë dielë

Në kuadër të shfaqjeve të premierave televizive të filmave të mbështetur nga Qendra Kinamatografive e Kosovës, këtë të diele nga ora 22:00 në RTK do të transmetohet filmi “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar” me regji të Kushtrim Bekteshit. Filmi kishte premierën ndërkombëtare në festivalin ndërkombëtar të Moskës dhe …

Më shumë...

Komuna e Vitisë vazhdon me dezinfektime në Viti, Pozheran dhe Stubëll

Komuna e Vitisë, po vazhdon me masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Me këtë rast sot në Pozheran është bërë dezinfektimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, hapësirës së shkollës dhe fushës sportive, sheshit por edhe të xhamisë. Ndërkaq po ashtu në qendër të qytetit të Vitisë është bërë …

Më shumë...

Abdixhiku: Qeveria nuk ka dhënë as nuk do të japë licenca për ndërtim të hidrocentraleve

Lumir Abdixhiku

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit do të marrë vendim që të ndaloj të gjitha punimet që janë duke u bërë nëpër burimet e ujit në Republikën e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur, ministri në detyrë i ministrisë së Infrastukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, para medieve, gjatë vizitës së tij …

Më shumë...

Kurti: Komuna e Vitisë ka punuar edhe mirë edhe shumë në menaxhimin e situatës me COVID-19

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Qeverisës së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku. Kryetari Haliti e ka njoftuar delegacionin qeveritar me …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit ka pranuar 100 thasë miell për familjet në nevojë nga mërgimtari Jeton Merxha nga Rahoveci

Gjatë ditës së sotme, Komuna  e Rahovecit ka pranuar 100 thasë miell për familjet në nevojë nga mërgimtari Jeton Hysen Merxha , i cili punon dhe vepron në Danimarkë. Nënkryetari i Komunës së Rahovecit Fatmir Iska, shprehu falënderim dhe tha se mirëpresim çdo lloj ndihme nga bizneset, shoqatat e ndryshme …

Më shumë...

“Zona Park” ka vazhduar me dezinfektimin e shtëpive të banimit të personave të prekur me COVID-19 në Malishevë

Kompania e specializuar për dezinfektim “Zona Park”, në kuadër të realizimit të projektit të tyre humanitar, ka vazhduar me dezinfektimin e objekteve të banimit të personave të prekur me COVID-19, në territorin e Komunës së Malishevës, si dhe të objekteve tjera me rëndësi. Kjo ishte dita e tretë që kjo …

Më shumë...

100 PAKO PËR FAMILJET NË NEVOJ NË KOMUNËN E JUNIKUT

Humanisti Halit Kastrati vizitoj Komunën e Junikut për t’iu dalë në ndihmë me pako ushqimore 100 familjeve në nevojë në Komunën e Juniku, në këtë kohë Pandemie Globale që ka prekur secilin, e aq më shumë shtresa të tilla të shoqërisë. Humanisti Kastrati u prit nga kryetari i Komunës së …

Më shumë...

Shtabi Emergjent- Skenderaj bënë apel që të mos shpërndahen ndihma për qëllime politike, ato të shpërndahen përmes komunës

Është mbajtur mbledhja e radhës e Shtabit Emergjent të Komunës së Skenderajt për menaxhimin e situatës emergjente të krijuar pas shfaqjes së infeksionit COVID- 19 në Kosovë. Në këtë takim Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka folur rreth gjendjes aktuale dhe zbatimin e masave nga ana e komunës …

Më shumë...

Organizata “Qatar Charity”, ka dhuruar 100 pako higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt

Pas situatës së krijuar nga virusi COVID-19, organizata “Qatar Charity”, ka dhuruar 100 pako higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt. Këto pako janë shpërndarë përmes Qendrës për Punë Sociale, në dy bashkësi lokale në Turiçec dhe në Likoc, nga një ekipi i zgjedhur i cili se bashku …

Më shumë...

KËSHILLI I KRYETARËVE MBAN TAKIM, NXJERR NËNTË REKOMANDIME NË BETEJËN KUNDËR PANDEMINË COVID19

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka organizuar takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës për të debatuar lidhur me situatën aktuale në komuna dhe kërkesat e sfidat e komunave në parandalimin e shpërndarjes së pandemisë së Covid19. Në këtë takim, që është mbajtur në Shtëpinë …

Më shumë...