Radio Kosova e Lire

Ministrja e MAPL-së Emilija Rexhepi vizitoi Vitinë

Për tu njoftuar më për së afërmi me gjendjen aktuale në komunën e Vitisë, pas gjendjes së krijuar ku 7 qytetarë të fshatit Stubëll janë prekur nga koronavirusi, në Viti ka qëndruar ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi. Ajo është pritur nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol …

Më shumë...

Komuna e Vitisë iu bën thirrje qytetarëve që të zvogëlojnë sasinë e mbeturinave

Komiteti Komunal për Mbrojte dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë, iu bën thirrje qytetarëve të kësaj komune që të zvogëlojnë sasinë e mbeturinave shtëpiake. Në kërkesë thuhet se komuna e Vitisë dhe ndërmarrjet publike po punojnë me kapacitete të reduktuara, shkaku i situatës emergjente të krijuar pas shfaqjes së Koronavirusit, …

Më shumë...

Kryetari Latifi, viziton ndërmarrjet “M-Sillosi” në Xërxe, “Vetoni” në Rahovec dhe “Burimi” në Çifllak

Pas rritjes së panikut jo real të qytetarëve mbi mungesën e produkteve të grurit (miellit), kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latif, ka vizituar ndërmarrjet “M-Sillosi” në Xërxe, “Vetoni” në Rahovec dhe “Burimi” në Çifllak, për t’u informuar me gjendjen reale të kapaciteteve prodhuese në këto ndërmarrje. Nga menaxhmentet e …

Më shumë...

Ministrja Rexhepi, u njoftua me situatën në Malishevë

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Emilja Rexhepi dhe zëvendësi i saj Reshat Nurboja, kanë vizituar Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha. Qëllimi i kësaj vizite ishte, njoftimi me situatën e përgjithshme në Malishevë, pas …

Më shumë...

Malishevë: Reduktohet puna në administratë komunale, ndërsa Kuvendi i Komunës ndërprenë të gjitha aktivitetet

Pas shpalljes së gjendjes emergjente në shëndetësi, vendimeve të Qeverisë së Kosovës dhe infektimit të katër personave me virusin korona (COVID-19), Komuna e Malishevës ka marrë vendim të reduktoj punën e administratës komunale, përkatësisht zvogëlimin e stafit në maksimum. Po ashtu edhe Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka marrë vendim …

Më shumë...

Asnjë fermer nuk do të ndëshkohet për vonesa në implementim të projekteve të granteve

Ministri Mustafa intensifikon realizimin e pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019

Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të fermerëve kosovarë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka nxjerrë  vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019. Pikat e vendimit: Shtyhen …

Më shumë...

Këshilli komunal në Han të Elezit për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në koordinim të plotë me Vendimet e Qeverisë së Kosovës

Këshilli komunal i Hanit të Elezit për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19, është takuar në mëngjes, ku është bërë analizë e situatës dhe masave parandaluese kundër COVID-19. Në përbërje të këshillit komunal të Kryesuar nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, janë drejtoritë komunale për shëndetësi, …

Më shumë...

Gjendja nën kontroll dhe qytetarët e komunës së Vitisë po respektojnë vendimin për mos dalje të panevojshme nga shtëpitë

Përkundër paraqitjes edhe të 4 rasteve të reja që janë konfirmuar në Stubëll të Vitisë, gjendja aktuale në komunën e Vitisë është nën kontroll. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka mbajtur takim me anëtarët e komitetit komunal për menaxhim të situatës, me ç’rast janë ndarë përgjegjësit nëpër dikasteret …

Më shumë...

Kryetari Latifi, nënshkruan vendimin për reduktimin e stafit të Komunës së Rahovecit

Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për reduktimin e zyrtarëve nëpër institucione, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi,  ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me drejtorët, dhe si Shef i shtabit lokal emergjent, duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë Nr/08 Pika nr. 9, ka marrë …

Më shumë...

Në Malishevë deri më tani po zbatohen masat parandaluese kundër COVID-19

Këshilli komunal në Malishevë për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19, është takuar në mëngjes, ku është bërë analizë e situatës së krijuar pas paraqitjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19. Bazuar në të dhënat e raportuara, situata është nën kontroll dhe janë vetizoluar të gjithë personat e …

Më shumë...

Kryetari Kuçi është takuar me personelin e QKMF-së për koordinim të masave preventive kundër virusit COVID-19

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik, për tu koordinuar për masat preventive të Koronavirusit si dhe për të identifikuar nevojat e QKMF-së, pavarësisht që në Komunën e Junikut nuk ka asnjë rast të dyshimtë. Kryetari i Komunës së Junikut Agron …

Më shumë...

Skenderaj shtynë diskutimet publike për një afat të pa caktuar

Dëgjimi publik lidhur me “Rregulloren për dhënien në shfrytëzim deri në një vit të pronës, objekteve, lokaleve dhe hapësirave publike në Komunën e Skenderajt”, është shtyer deri në një afat të pacaktuar, për shkak të masave që ka ndërmarrë Komuna e Skenderajt për parandalimin e infeksionit COVID-19. Lidhur me datën …

Më shumë...

Kryetari i komunës së Deçanit merr këtë Vendim

Në bazë të nenit 13 dhe 58 të Ligjit 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 1.6,1.8 dhe 1.9, vendimin e datës 13.03.2020 dhe vendimin e datës 15.03.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i komunës së Deçanit merr këtë: …

Më shumë...

Sqarim për Barnatoret Bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se barnatoret bujqësore nuk mbyllen. Dje, më datë 13 mars 2020, në vendimin e Qeverisë është precizuar se nuk mbyllen barnatoret. Me këtë rast, MBPZhR-ja sqaron se këtu përfshihen edhe barnatoret bujqësore. Pra, ju njoftojmë zyrtarisht se barnatoret bujqësore nuk mbyllen dhe …

Më shumë...

Komuna e Vitisë pranon një donacion nga “Made Kos”

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili ka bërë më dijë se ata kanë pranuar një donacione nga depoja farmaceutike “Made Kos” në vlerë prej 4560€. Me këtë rast Kryetari Haliti, Drejtori Aliu dhe Drejtoresha Kadolli-Halili falënderuan ata për këtë donacion.

Më shumë...

Shtabi Emergjent- Skenderaj merr masa të reja për parandalimin e infeksionit COVID-19

Është mbajtur mbledhja e dytë e Shtabit Emergjent të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në të cilën u vendos për marrjen e masave shtesë për parandalimin e infeksionit COVID-19: Stacioni Policor në Skenderaj do të ofrojë asistencë sipas nevojës në zbatimin e vendimit të Qeverisë për …

Më shumë...