Vazhdimisht po na përcjellë një mot i lig me të reshura shiu dhe me ndërrime të temperaturës. Për shkak të motit të lig sot nuk kanë fluturuar veprimet aeroplanët luftarakë të NATO-s. Ndodhemi në tendë. Meqë unë zakonisht zgjohem herët, dal jashtë tendës marr një krah dru dhe e ndezi …
Më shumë...Fejton
Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)
Është një ditë tanimë e rëndomtë, në tendë. Vazhdimisht po bën mot i lig. Edhe pse po bën kohë e keqe aeroplanët e NATO-s po fluturojnë mbi pozicionet serbe dhe herë-herë po dyndën në drejtim të Serbisë. Me të hetuar aeroplanët e NATO-s, kriminelët serbë turren për ta fshehur kokën. …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)
Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në veprim aeroplanët e NATO-s. Krerët e luftës kanë marrë informacione për luftimet e ditës së djeshme dhe si duket sot na kanë ardhur në ndihmë. Mjafton vetëm defilimi i tyre mbi pozicionet e armikut për …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Forcat armike ndërmarrin ofensivë në tërë territorin e Kosovë të përfshirë në luftime. Në mbrojtje të pozicioneve tona në Gradinë bien pesë dëshmorë. Forcat serbe nuk arrijnë të depërtojnë në Rrafshnaltë. (E diel 18 prill, 1999)
Herët në mëngjes jemi zgjuar në befasi nga breshëria tejet e akorduar dhe e gjith anshme e shpërthimit të luftimeve po thuajse në tërë rrezen e veprimit të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova. Fillimisht forcat armike kanë sulmuar në drejtim të Shkëmbit të Gradinës, mbi Llapushnik, pastaj sulmi i çartur është …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Vazhdon vala e pandalshme e të dëbuarve (E shtunë 17 prill, 1999)
Moti është përkeqësuar. Shi, stuhi, pastaj mjegull. Kemi mbetur në tendë dhe po presin derisa të pushojë shiu. Ushqimin e kemi reduktuar. Vetëm dy herë në ditë hamë bukë. Në mëngjes buk qaj dhe margarinë, ndërsa në orët e mbrëmjes Rizah Berisha na sjellë bukë e gjellë nga tenda ku …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Forcat serbe po bëjnë përpjekje të pareshtura për të depërtuar në Rrafshnaltë. Në lagjen e Bytyçve, bie heroikisht Mehdi Bytyqi komandant toge dhe plagoset për vdekje ushtari, Sylejman Bytyçi. E premte 16 prill, 1999
Pasi kemi ngrënë bukë në tendë, ku edhe e kemi kaluar natën, unë dhe Neziri nisemi në drejtim të Rrafshnaltës. Sot duket një ditë e mirë. Në kohën kur keni depërtuar në Kleçkë, kemi hetuar se luftime të ashpra po zhvilloheshin sidomos në Lagjen e Bytyçve dhe në hyrje të …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Aeroplanët e NATO-s, gabimisht sulmojnë popullatën e dëbuar shqiptare në afërsi të Gjakovës (E enjte 15 prill, 1999)
Lajmet që shkëpusim nga agjencitë e huaja dhe nga terreni bëjnë të ditur se edhe sot po vazhdon një valë e dëbimit të popullatës civile në drejtim të Shqipërisë. Shumica prej tyre janë të detyruar të ecin këmbë meqë nuk kanë mjete transportuese. Kolonat me të dëbuar i shohim në …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në malet e Berishës e të Llapushnikut vijnë mijëra të zhvendosur nga fshatrat rreth Kozmaqit (E mërkurë 14 prill, 1999)
Jemi zgjuar herët, si zakonisht. Po thuajse nuk kemi fjetur fare nga fluksi i ardhjes së të zhvendosurve. Një pjesë prej tyre është futur nëpër shtëpitë e braktisura, në plevica dhe afër gjerdhve. Edhe pse nëpër terr dhe mot të lig ata mundohen të gjejnë një strehë kudo qoftë për …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)
Burimet e ndryshme të lajmeve nga Drenica Qendrore bëjnë të ditur se atje ka ndodhur ose pritet të ndodh një tragjedi tjetër me përmasa të pa parishikueshme. Ende nuk dihet për fatin popullatës së grumbulluar në Shtrubullovë, Domanek, Baicë, Krajkovë. Nuk ka konfirmime të sigurta se ç` është bërë me …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Ndihma në artikuj ushqimorë për stafin e Radios-Kosova e Lirë (E hënë 12 prill, 1999)
Jam zgjuar i lodhur dhe i mërzitur tejmase. Sapo ndahem nga gjumi dhe kontaktoj me realitetin më shfaqen ndjenja shqetësimi deri në fatalizëm. Frika se mos do të përsëritet Srebernica në Grykën e Shpëtimit më është bërë një obsesion i sëmurë, të cilin nuk ia shfaq askujt, por nuk arrij …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Kolegët e Agjencisë nuk na japin telefonin tonë satelitor. Çfarë të bëjmë me ta. (E diel 11 prill, 1999)
Nga bodrumi i selisë jemi larguar me të aguar drita. Me shpejtësi kemi marrë të gjitha rrobat dhe pajisjet e nevojshme dhe jemi nisur në drejtim të xhipit. Pas disa minutave jemi vendosur në rrafshin afër vendit të quajtur Kodra e Baliqit, apo Zabeli i Baliqit. Neziri me Valdet Hotin …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Aeroplanë bombardues të NATO-s, kanë sulmuar njësitë e motorizuara serbe në lëvizje (E shtunë 10 prill, 1999)
Herët në mëngjes jemi larguar nga selia në Berishë. Shtëpia është identifikuar dhe shihet mjaft mirë nga pozicionet serbe. Ata do të godasin derisa ta shohin se e kanë shembur. Kemi shkuar drejt Zabelit me xhip dhe atje jemi vendosur në rrugën, për në Pallanik. Matrini ka shkuar në selinë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Nga papërgjegjësia e Berat Luzhës e Isa Krasniqit po vështirësohet informimi në Radion Kosova e Lirë (E premte 9 prill, 1999)
Sot papritmas ndërroi moti. Ka filluar të bjerë shi i imët dhe jeta e të zhvendosurve në tenda është vështirësuar tejmase. Si do të vejë halli i qindra mijëra të zhvendosurve në të gjitha zonat e luftimeve, në rrethim të forcave masakruese ushtarake e policore serbe. Çka do të ndodhë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në Majën e malit Pallanik rifillon transmetimin Radio-Kosova e Lirë (E enjte 8 prill 1999)
Pasi kam ngrënë bukë, rreth orës 9 jam nisur në drejtim të Berishës. Fillimisht kam depërtuar drejt Lezhës, pastaj në Javur dhe prej andej në Kleçkë, Divjakë, Fshati i Ri dhe pas tri orë rrugëtimi të pandalshëm arrij në Berishë. Atje kam takuar komplet anëtarët e stafit të Radios. Nezir …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Gryka e Shpëtimit, shpresa e ngadhënjimit. (E mërkurë 7 prill, 1999)
Gjatë gjashtë ditëve të kaluara vetëm mbrëmë kam fjetur pak më shumë. Kam dëgjuar krisma dhe detonime të fuqishme, në gjumë, por megjithatë kam fjetur mirë. Sot së bashku me Elezin kam shkuar në vendin mbi Gurrën e Gjatë, për ta marrë kompjuterin Lop-top, të cilin disa ditë më parë …
Më shumë...Në Rrafshnaltën e rrethuar në të katër anët nga forca armike, në Majen e Pallanikut rregullohet studio bunkeri i Radios-Kosova e Lirë (E martë 6 prill, 1999)
Jemi zgjuar ende pa zbardhur. Pa humbur kohë unë dhe Neza nisemi drejt fshatit Berishë. Sapo kemi arritur në rrugë kemi takuar Martinin, Nusretin, Rizën, Valdetin dhe Fatmirin. Të gjithë së bashku nisemi në drejtim të Pallanikut ku po rregullohet bunkeri i Radios. Nga Maja e Pallanikut shihet e tërë …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
