Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme për këtë vit. Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, ka miratuar kërkesën e Kryetarit të Komunës së Malishevës, për fillimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pishinave në Banjë. Në këtë vendim, përveç hapjes së procedurave, Kuvendi ...
Më shumë...Institucionet
Është mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Deçan
E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale të Deçanit Haki Shehaj, është mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale më të vetmen pikë të rendit të ditës. Zona e veçantë dhe zhvillimi ekonomik i Deçanit Kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj, pasi kërkoi nga asamblistët që të miratohet ky rend pune ...
Më shumë...MINISTRI BYTYQI PRITI ZËVENDËSPRESIDENTIN E PARLAMENTIT EVROPIAN, RAINER WIELAND
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland me bashkëpunëtorë, me të cilët bisedoi për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e arsimit mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ministri Bytyqi falënderoi shtetin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme në përmirësimin dhe zhvillimin e sistemit ...
Më shumë...IFC-ja dhe Qeveria Zvicerane 2.3 milionë dollarë ndihmë MTI-së të përmirësojë mjedisin e biznesit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka nënshkruam marrëveshje me IFC-Qeveria Zvicerane në vlerë prej 2.3 milionë dollarësh për ndihmë në përmirësimin e mjedisit të biznesit përmes reformimit të sistemit të inspektimeve të biznesit dhe duke thjeshtëzuar procedurat administrative. Ministri Hasani ka thënë se kjo ndihmë është shumë e ...
Më shumë...Kuvajti premton investime në Kosovë në fushën e mirëqenies sociale
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Kuvajtit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është takuar me disa organizata që veprojnë të mbështetura dhe nën mbikëqyrjen e Qeverisë së Kuvajtit, të cilat zhvillojnë aktivitete dhe projekte në fushën e mirëqenies sociale, edukimit dhe aftësimit profesional. Në këtë ...
Më shumë...MINISTRI LEKAJ ME BASHKËPUNËTORË VIZITOI VENDIN KU PO NDODHIN RRËSHQITJET E DHEUT NË SEGMENTIN KAÇANIK- HANI I ELEZIT
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, ka vizituar segmentin e rrugës nacionale N 2, Kaçanik-Hani i Elezit, ku edhe po ndodhin rrëshqitjet e gurëve dhe dheut, për pasojë të të cilave Ministria e Infrastrukturës e ka mbyllur tashmë këtë rrugë deri në sanimin të plotë të gjendjes. Ministri Lekaj, ...
Më shumë...Medalistja e artë, Majlinda Kelmendi, me pagë të përafërt me Ministrin e Sportit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, të enjten ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me xhudisten Majlinda Kelmendi, për mbështetje financiare të sportistes në vlerë prej 12 mijë euro. Qëllimi i mbështetjes financiare të xhudistes Majlinda Kelmendi bëhet për realizimin e objektivave dhe synimeve për vitin 2018 duke u bazuar ...
Më shumë...Kryetari Haliti nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën parashihet të bëhet renovimi i çerdhes dhe ndërtimi i një ure
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Helvetas Swiss Intercooperation, projekti DEMOS me të cilët parashihet të bëhet renovimi i çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, si dhe do të bëhet ndërtimi i një ...
Më shumë...U mbajt tryeza “Sfidat në gazetari” në kuadër të “Javës së Lirisë së Shtypit”
Në kuadër të Javës kushtuar lirisë së shtypit, në Viti është mbajtur tryeza me temën “Sfidat e gazetarisë”, nën organizim të Klubit të gazetarëve “Kerim Lewton” në Viti, në mbështetje të Institucioneve komunale dhe Rotari Club-Vitia. Gjithashtu është hapur një ekspozitë me fotografi të shkrimeve të gazetarëve që kanë raportuar ...
Më shumë...Aktivitetet për shënimin e “Javës së dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Rahovecit” kanë vazhduar me organizimin e Marshit të FSK-së
Gjatë ditës së enjte, në Komunën e Rahovecit në kuadër të “Javës së heronjve dhe dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë mbajtur Marsh në nderim të jetës dhe veprës së të rënëve për Lirinë e Kosovës. Marshin e tyre, Trupat e Forcës së ...
Më shumë...Kryetari Latifi vizitoi Shqipërinë, takohet me Kryetarin e Bashkisë Permet Niko Shupuli
Gjatë ditë së martë, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl, Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe zyrtar tjerë komunal, kanë vizituar Shqipërinë përkatësisht Permetin, ku janë pritur në takim nga Kryetari i Bashkisë Përmet Niko Shupuli. Gjatë takimit janë diskutuar ide e pikëpamje për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet ...
Më shumë...MINISTRI BYTYQI NDAU ÇMIMET “SHKENCËTAR I RI I VITIT 2018” PËR NXËNËSIT E KLASAVE X, XI, XII
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e shkencave natyrore të projektit “Shkencëtar i ri i vitit 2018”për nxënësit e klasave X, XI dhe XII, ku ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka ndarë çmime për tre nxënës nga komuna ...
Më shumë...Përkujtohen dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani
Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve si dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bënë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim ...
Më shumë...MINISTRI BYTYQI PRITI NJË DELEGACION TË SHTETIT TË IOWA-S
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim një delegacion të shtetit të Iowa-s, të kryesuar nga presidenti i Kolegjit (Des Moines Area Community College), Rob Denson me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e edukimit, me theks të veçantë mobilitetin e studentëve dhe ...
Më shumë...Qeveria e Kuvajtit i shpreh ministrit Reçica gatishmërinë e plotë për ta ndihmuar Kosovën në punësim dhe mirëqenie sociale
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po qëndron në një vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit, me ftesë të homologes së tij. Ministri Reçica takoi ministren e Çështjeve Sociale dhe të Punës, njëherit ministre për Çështje Ekonomike, Hind Sabeeh Barak Al-Sabeeh. I pari i MPMS-së e falënderoi homologen ...
Më shumë...MINISTRI LEKAJ NJOFTON SE PIKA DOGANORE DO TË ZHVENDOSET NË GLLOBOÇICË
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka njoftuar se në vazhdën e zhvillimeve pas ndalimit të qarkullimit rrugor në rrugën nacionale N 2, Kaçanik-Hani i Elezit, në koordinim të plotë edhe me Ministrinë e Financave, është marrë vendim që pika doganore të ...
Më shumë...