Brickos

Institucionet

Qytetarët malishevas po e zbatojnë urdhëresën e kufizimit të lëvizjes

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtorët Bashkim Krasniqi dhe Dibran Kastrati, si pjesë e shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, e kanë vizituar stacionin policor në Malishevë, ku kanë biseduar për zbatimin e masave parandaluese ndaj pandemisë COVID-19. Në këtë takim të …

Më shumë...

200 PAKO HIGJIENIKE PËR FAMILJET NEVOJTARE NË JUNIK

Komuna e Junikut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës ka ndarë 200 pako higjienike për familjet në nevojë, me qëllim të krijimit të mundësive për respektim të masave parandaluese ndaj Virusit COVID-19 të rekomanduara nga IKSHPK dhe OBSH. Ndihmat për Familjet në nevojë janë shpërnda nga zyrtarë nga …

Më shumë...

Nga pakujdesia e qytetarëve po shkaktohen zjarre në territorin e komunës së Skenderajt

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, përmes një postimi të tij në facebook ka reaguar pasi që qytetarët duke i djegur hamullishtat apo mbeturinat, po shkaktojnë zjarre në natyrë. Ai ndër të tjera ka thënë: E pabesueshme se si individ të caktuar bëjnë veprime të tilla kundër natyrës që …

Më shumë...

QENDRAT E MJEKËSISË FAMILJARE NË KRUSHË TË MADHE DHE RATKOC NË SHËRBIM TË QYTETARËVE

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Ltifi, i  shoqëruar nga bashkëpunëtorët, gjatë ditës ka vizituar stafin mjekësor në QMF-të, në Krushë të Madhe dhe Ratkoc, staf ky i cili po qëndron në krye të detyrës në këto ditë të vështira të krijuara nga COVID-19. Kryetari Latifi ndër të tjera ka …

Më shumë...

Përkujtohen dëshmorët Enver E. Duraku dhe Shefki Thaçi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Ltifi, përmes një postimi të tij në facebook ka njoftuar se kanë përkujtuar dëshmorët e atdheut, Enver E. Duraku dhe Shefki Thaçi, ku bashkë me shokë mbajtën trimërisht vijën e gjatë të frontit nga Semetishti e deri në Shkozë, duke e kthyer në fortesë …

Më shumë...

Njoftim për të gjithë familjet me nevojë nga komuna e Deçanit

Komuna e Deçanit dhe Shtabi Emergjent në ditët në vijim do shpërndajmë pako ushqimore. Lista e familjeve që kanë nevojë, për pakot ushqimore do përpilohet ne bashkëpunim me Bashkësinë Islame ne Deçan, Kryqin e Kuq dhe kryetarët e fshatrave. Deri tani janë shpërndarë 400 pako ushqimore dhe 200 pako sanitare! …

Më shumë...

Kujtohet 21 vjetori i masakrës së Izbicës

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës së Izbicës, ai ndër të tjera ka thënë: Sot, në 21 vjetorin e Masakrës së Izbicës, në rrethana krejtësisht tjera nga vitet e kaluara kujtojmë e nderojmë martirët e kësaj …

Më shumë...

MKRS me grup punues për të ndihmuar organizatat kulturore, rinore, sportive dhe të trashëgimisë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të themelojë grupin e punës për ndërtimin e Planit Emergjent për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili përfshin masat e nevojshme për të ndihmuar dhe mbështetur sektorët që i mbulon MKRS-ja, për ballafaqim me vështirësitë e krijuara nga efekti i pandemisë globale COVID-19. …

Më shumë...

Dr. Vjollca Kadolli falënderon të gjithë për mbështetjen gjatë vetizolimit të punonjësve shëndetësor në Viti

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Viti, Dr. Vjollca Kadolli, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe solidarizimin me 17 punonjësit shëndetësor të kësaj qendre të cilët qe 14 ditë ishin në vetizolim, pasi disa nga ta kishin pasur kontakt me të infektuarin e parë me Koronavirus. …

Më shumë...

17 punonjësit e QKMF-së së Vitisë dalin nga karantina-kryetari Haliti me konsideratë të lartë pret kthimin e tyre

Shtatëmbëdhjetë punonjës në Viti: mjekë e teknikë medicinalë kanë dalë nga karantina. Edhe testet e dyta që ua bëri Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë dalë negative, kështu që ata i janë kthyer familjeve dhe shërbimit. Shtatëmbëdhjetë punonjësit e QKMF-së në Viti ishin vetizoluar para dy javësh, pasi disa prej …

Më shumë...

Thaçi: Ndihem krenar me punëtorët e KEK-ut

Drejtori Ekzekutiv i KEK-ut, Njazi Thaçi përmes rrjetit social “Facebook”, ka bërë me dije se është krenar me punëtorët e tij duke i njoftuar qytetarët se punëtorët e KEK-u janë të vetëdijshëm për barrën e përgjegjësisë që kanë në këtë kohë të vështirë dhe po qëndrojnë në krye të detyrës …

Më shumë...

NDRYSHIM ORARI I KUFIZIMIT TË LËVIZJES NGA 17:00 DERI 06:00

Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, është marrë vendim sa i përket …

Më shumë...

Deçani ka bërë shpërndarjen e kontingjentit të parë të pakove higjienike dhe ushqimore për 100 familje me kushte të vështira ekonomike

Në këtë kohë të vështirë që po kalojmë, nuk i kemi harruar edhe ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, kështu tha kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili në bashkëpunim me Këshillat e Fshatrave, Qendrën për Punë Sociale dhe Shtabin Emergjent Komunal, kanë bërë evidentimin e familjeve …

Më shumë...

Në Retijë të Rahovecit janë kujtuar dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në Retijë, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues të OVL-së, kanë kujtuar dëshmorët dhe martirët e lirisë. Serbia fashiste, edhe në këtë rast, ka përdorë taktikat e njohura historikisht ndaj shqiptarëve – duke vrarë, masakruar e dëbuar të gjithë pleq e të rinj, gra …

Më shumë...

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 100 thasë miell dhe 100 pako ushqimore bazike, për familjet në nevojë të komunës së Rahovecit

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e udhëhequr nga hoxha i nderuar Halil Kastrati, ka dhuruar 100 thasë miell dhe 100 pako ushqimore bazike, për familjet në nevojë të komunës së Rahovecit, pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19. Në cilësinë e Kryetarit të Komunës dhe në emër të qytetarëve të …

Më shumë...

Ministri Mustafa monitoron nga afër mbjelljet pranverore

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar kultivuesit e patates në Pestovë, për të parë nga afër të mbjellat pranverore. “Këto të mbjella pranverore, si patatja, rrisin sasinë dhe cilësinë e ushqimit të prodhuar nga bujqit tonë, nga toka jonë, për familjet tona, prandaj …

Më shumë...