Institucionet

Kryetari Latifi fton qytetarët për ndihmë të prekurve nga tërmeti

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi në një postim të tij në facebook ju ka drejtuar qytetarëve: Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit, njerëz të vullnetit të mirë. Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për ne, andaj si komunë bashkë me SHL-Kosova dhe OJQ Hareja, po …

Më shumë...

Shqyrtohen mundësitë për pezullimin e mësimit dhe dislokimin e nxënësve të shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozheran për shkak të vjetërsisë së objektit

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira dhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, kanë vizituar në orët e paradites objektin aktual të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidemaj” në Pozheran, për të parë nga afër gjendjen në të cilën po vazhdon …

Më shumë...

Komuna e Vitisë mobilizohet për ti dal në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka thirrë një mbledhje të jashtëzakonshme me bordin e drejtorëve për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në Shqipëri, pas tërmetit që goditi ditën e djeshme duke lënë shumë viktima e të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale. Kryetari Haliti, ka marrë …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë  e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit. Në mbledhje kanë marrë  pjesë kryetari i komunës Smajl Latifi, anëtarët e kuvendit komunal, drejtorët e drejtorive komunale, Sead Raba përfaqësues i OSBE-së dhe përfaqësuesit e LMT-së në Rahovec. Në fillim …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit bëhet me sportel ndihmës për qytetarë

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim më Organizatën Joqeveritare Syri i Vizionit në Pejë në kuadër të projektit ,,Qytetari Aktive” kanë bërë promovimin e sportelit ndihmës për qytetarët, sportel i cili ndodhët në Administratën Komunale të Komunës së Rahovecit. Në ceremoninë e promovimit të sportelit ndihmës për qytetarë, të pranishëm ishin …

Më shumë...

KK i Malishevës ka ndarë pesë mijë, kryetari Begaj një mijë dhe asamblistët nga 50 euro në përkrahje të zonave të prekura në Shqipëri

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në një mbledhje urgjente të mbajtur sot, mori vendim për formimin e një shtab koordinues për menaxhimin, grumbullimin dhe transportimin e ndihmave për në Shqipëri, pas tërmetit të djeshëm. KK i Malishevës, gjithashtu mori vendim edhe për ndarjen e një ndihme në vlerë pesë mijë …

Më shumë...

Në Malishevë vazhdon grumbullimi i ndihmave për në Shqipëri

Komuna e Malishevës njofton qytetarët se ndihmat për në Shqipëri grumbullohen në Shtëpinë e Kulturës “Tahir SInani” në Malishevë. Lutën të gjithë ata që duan të ndihmojnë, që ndihmat ti dërgojnë tek shtëpia e kulturës. Po ashtu, ju bëjmë me dije, se sipas zyrtarëve të komunave të dëmtuara në Shqipëri, …

Më shumë...

Malisheva në përkrahje të pa rezervë për vëllezërit në Shqipëri

Komuna e Malishevës, gjatë natës së mbrëmshme i ka dërguar ndihmat e para për banorët e Thumanës, atje ku tërmeti i djeshëm ka marrë jetë njerëzish dhe ka shkaktuar dëme të mëdha, duke i lënë banorët pa strehë mbi kokë. Gjatë ditës së djeshme, janë vendosur kontaktet zyrtare me këtë …

Më shumë...

JUNIKU SOLIDARIZOHET ME TË PREKURIT NGA TËRMETI

Qytetar vullnetmirë nga Juniku kanë filluar mbledhjen e pakove ushqim, veshmbathje për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, qytetarët kanë mundësi që gjatë ditës në qendër të qytetit të dhurojnë aq sa kanë mundësi në ndihmë vëllezërve dhe motrave që po kalojnë nëpër momente të rënda. Komuna e Junikut në …

Më shumë...

HOMAZHE NË NDERIM TË JETËS DHE VEPRËS SË VEPRIMTARËVE ÇËSHTJES KOMBËTAR

Në vigjilje të Festës së Flamurit, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Junikut me homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve nderoj jetën dhe veprën e veprimtarëve të çështjes kombëtare, duke u përulur përherë para kontributit të tyre për liri dhe shtetndertim. Një minutë heshtje u mbajt gjithashtu për jetërat e …

Më shumë...

Kryetari Jashari së bashku me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj bënë nderime pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

“Së bashku me Kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorë, në prag të festës së 28 Nëntorit, bëmë nderime pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe pastaj për nderime vazhduam në Kompleksin Memorial në Prekaz. Lavdi të gjithë të rënëve për Liri!” Ka shkruar kryetari Jashari në llogarinë e …

Më shumë...

Skenderaj organizon grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Komuna e Skenderajt ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve në Skenderaj, për takim me datë 29.11.2019, ora 10:00, në sallën e kuvendit komunal në Skenderaj. Me qëllim të ofrimit të ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Po ashtu, Komuna e Skenderajt njofton qytetarët, se ka organizuar shtabin …

Më shumë...

Në Skenderaj ngrihen në gjysmështizë flamujt shtetëror dhe kombëtar

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe më pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që, data 27 Nëntor të shpallet ditë zie, në shenjë nderimi ndaj viktimave që humbën jetën nga tërmetet në Shqipëri. Komuna e Skenderajt ngrehë në gjysmështizë të dy flamujt shtetërorë dhe atë …

Më shumë...

Deçani ka hap dyert për vëllezërit nga Shqipëria

Deçani ka hap dyert për vëllezërit nga Shqipëria te cilët u goditen nga fatkeqësia natyrore. Familja e Bekim Mushkolajt, nga fshati Irzniq kanë mirëpritur familjen 8 anëtaresh të Azem Kerri nga Durrësi. Këtë familje e ka vizatur kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor ku nga afër kanë …

Më shumë...

Deçani grumbullon ndihme për te prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Në qendër të qytetit në Deçan tashmë ka nis aksioni për grumbullimin e të hollave dhe veshmbathje për ti dal në ndihmë vëllezërve dhe motrave tonë në Shqipëri. Qytetarët në mënyrë masovike po i përgjigjen kësaj thirrje për ndihmë! Këtu do të jemi gjatë tërë ditës! Njofton komuna e Deçanit.

Më shumë...