Brickos

Lajmet

Grenell: Amerika është e përkushtuar për popullin e Kosovës por ka rregullat e saj

Grenell

I dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, Riçell Grenel ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e duan popullin e Kosovës por i kanë rregullat e tyre. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për popullin e Kosovës, por kur kemi politika, Shtetet …

Më shumë...

Mustafa: Nuk ka disponim antiamerikan në mesin e qytetarëve të Kosovës por ka deklarata të papjekura

Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se ai nuk ka vërejtur disponim antiamerikan në mesin e qytetarëve të Kosovës por ka deklarata të papjekura të politikanëve dhe të zyrtarëve qeveritarë. Ai ka shtuar më tutje se nuk mendon se këto deklarata e kanë bazën në antiamerikanizëm …

Më shumë...

Qeveria në detyrë vendos orar të ri për qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve

Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndryshojë orarin e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private që e kishte vendosur ditë më parë në kuadër të masave të ndërmarra kundër pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Sipas vendimit të ri të qeverisë, ndalimi vlen nga ora 17:00 …

Më shumë...

SHBA-të kanë ndarë një fond prej 1.1 milion euro për ta ndihmuar Kosovën për luftimin e COVID-19

Ambasada e Amerikës

Qeveria e Kosovës njofton se ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë njofton se qeveria amerikane ka ndaj një fond prej 1.1 milion dollar për Kosovën. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e informoi Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamentit i Shtetit, …

Më shumë...

Engel: Administrata e presidentit Donald Tramp po përdor taktika të ashpra ndaj Kosovës

Engel

Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel ka deklaruar se administrata e presidentit, Donald Tramp, po përdor taktika të ashpra ndaj Kosovës. Kongresisti Eliot Engel, që është edhe kryesues i Komitetit për Marëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, e ka theksuar se është i shqetësuar për qasjen …

Më shumë...

Tërnava: Në këtë kohë qytetarët duhet të kenë disiplinë dhe t’i zbatojnë udhëzimet e institucioneve profesionale

Tërnava

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se koronavirusi ka krijuar një situatë jo normale në gjithë botën. Ai theksoi se në këtë kohë qytetarët duhet të kenë disiplinë dhe zbatim të udhëzimeve e vendimeve të institucioneve profesionale. Tërnava në mesazhin e xhumasë thotë se pandemia i …

Më shumë...

Ramadani: Kosova e ka nën kontroll Covid 19, por jo panikun dhe mungesën e kulturës qytetare për respektim të masave

Naser Ramadani: Ende nuk ka kaluar pandemia dhe për këtë qytetarët e Kosovës duhet të kenë kujdes

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka deklaruar se Kosova e ka nën kontroll Covid 19, por panikun dhe mungesën e kulturës qytetare për respektim të masave, fatkeqësisht nuk e ka. Ai ka bërë thirrje edhe njëherë tek qytetarët të respektojnë distancën prej 2 metrash, qoftë edhe …

Më shumë...

Kosnett: Qeveria e re e Kosovës duhet të formohet duke u bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës

Kosnett: Qeveria e re e Kosovës duhet të formohet duke u bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaci është takuar sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media të nisur nga presidenca. Në njoftim thuhet se Thaci ka diskutuar me Kosnett lidhur me përpjekjet e vazhdueshme  të institucioneve të Kosovës për ta luftuar …

Më shumë...

AKK kërkon dryshimin e masave rreth ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon dryshimin e masave rreth ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve

Kryetarët e Komunave përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës kanë kërkuar ndryshimin e masave rreth ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private. AKK-ja në konsultim me kryetarë të komunave vlerëson se jashtë këtij orari, sidomos prej orës 16.00-20.00 ka turma të njerëzve që dalin për t’u furnizuar apo kryer …

Më shumë...

FSSHK apelon kujdes nga qytetarët dhe që Qeveria të marrë masa mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë

Ministria e Shëndetësisë është duke e bërë plotësim-ndryshimin e Projektligjin për Sigurime Shëndetësore

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, pas raportimit të një infermiere me koronavirus, ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar, ndërsa ka apeluar edhe te Qeveria që të marrë masa mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë. Përmes një komunikate për media, ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të …

Më shumë...

Ambasada britaneze: Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë primare nga insitucionet

Ambasada britaneze: Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë primare nga insitucionet

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përmes rrjetit social u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe votëbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës që ndodhi më 25 mars në Kuvend. “Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë primare nga qeveria …

Më shumë...

Hetuesit policorë kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshuar që ka kërcënuar me vdekje kryetarin, Hashim Thaçi

Policia e Kosovës vlerëson së festimi i ndërrimit të viteve ka kaluar qetë dhe pa incidente madhore

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me datë 26. 03. 2020, zyrtarët policorë, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme hetimore. Hetuesit …

Më shumë...

Blerim Latifi: Vetëvendosja “Ka dy lloje të militantëve: militantë besimtarë dhe militantë klientelistë

Blerim Latifi

Profesori i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, në një shkrim në “Facebook” ka analizuar militantët e partive politike, duke i ndarë  në militant besimtarë dhe militantë klientelistë. Për militantët e Vetëvendosjes është shprehur se janë militantë besimtarë të cilët vrapojnë pas liderit dhe besojnë se është i dërguari …

Më shumë...

KPM: Për shkak të kufizimeve në orarin e lëvizjes, KPM fton të licencuarit që raportet vjetore t’i dërgojnë përmes e-mailit

Mediet

Raportimi vjetor financiar është obligim ligjor për të licencuarit, i përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht nenin 28, paragrafi 1, i cili përcakton se:  “Shërbimet e licencuara mediale audiovizuele duhet t’i paraqesin raport vjetor  KPM-së, në të cilin përfshihet informacioni përkitazi me programin dhe …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës vendos që ndërprerja e mësimit për të gjitha nivelet arsimore të vazhdojë edhe me tutje

Sindikata e Arsimit paralajmëron shtyrje të sërishme të fillimit të vitit shkollor nëse nuk bëhen të gjitha përgatitjet

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që ndërprerja e mësimit në të gjitha nivelet të vazhdojë deri në marrjen e një vendimi të ri. Qeveria e Kosovës kishte vendosur që mësimi të ndërpritet nga data 11 mars 2020 deri më 27 mars me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, …

Më shumë...

IKSHPK apelon sërish qytetarët e Kosovës që të mos dalin masovikisht as gjatë orëve të lira të lëvizjes

IKSHPK apelon sërish qytetarët e Kosovës që të mos dalin masovikisht as gjatë orëve të lira të lëvizjes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i përmbahen rekomandimeve të dhëna dhe të mos dalin në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes, sepse sipas tyre po rrezikohen ata dhe familjet e tyre. Sipas njoftimit për media, IKSHPK thotë se në Prishtinë po vërehen dalje …

Më shumë...