Lajmet

Yll Buleshkaj: Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit, ku afër 30 për qind e tyre lidhen me procesin e punësimit në institucione publike. “Agjencia mund të lëshojë përgjigje në …

Më shumë...

Albert Prenkaj: “Përfaqësimi i Kosovës nga deputeti Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit është shterp

Duke folur për Samitin e Procesit të Berlinit që për herë të parë do të mbahet në Londër më 22 tetor, diplomati i karrieres, Albert Prenkaj ka vlerësuar se përfaqësimi i vendit tonë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të jetë shterpë. Ai ka sqaruar më tutje se “Përfaqësimi …

Më shumë...

Petrit Selimi: Bashkimi Evropian ka devijuar prioritetet në raport me Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka vlerësuar se Bashkimi Evropian ka devijuar prioritetet në raport me Kosovën. Ai ka shkruar se ky union më shumë po shpenzon mjete për Gjykatën Speciae në Hagë se sa për Kosovën. Në një postim në platformën “X”, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, …

Më shumë...

PSRK ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit. “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, …

Më shumë...

Daniel Serwer viziton Hashim Thaçin në Hagë: Shpresoj që drejtësia të mos ndikohet nga milionat e paguara për Specialen

Serwer

Analisti dhe profesori amerikan Daniel Serwer ka zhvilluar një vizitë 40-minutëshe me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ai tha se qëllimi i takimit ishte rifreskimi i miqësisë së vjetër dhe njohja më e thellë me realitetin e gjykates speciale. Serwer kujtoi se me Thaçin …

Më shumë...

Albin Kurti përballë afatit për Qeverinë e re: Nëse nuk ka Kurti 3, Kosova shkon në zgjedhje

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbetur përballë një afati të ngushtë kushtetues për formimin e Qeverisë së re. Deri më tani, nuk ka zhvilluar asnjë takim zyrtar me partitë opozitare, ndërsa vetë ai ka paralajmëruar se nëse nuk arrihet shumica, vendi do të shkojë …

Më shumë...

Memli Krasniqi: S’ka kontakte me Kurtin – PDK nuk bën koalicion me Vetëvendosjen

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përjashtuar mundësinë e çdo bashkëpunimi qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se qëndrimi i PDK-së është i prerë dhe i pandryshueshëm. Në një konferencë për media, Krasniqi tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me Albin Kurtin pas zgjedhjeve të fundit, …

Më shumë...

LDK e prerë: Nuk ka koalicion me Vetëvendosjen, qëndrimi ynë është institucional

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përsëritur qëndrimin e saj të prerë kundër çdo marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e konsideruar të mbyllur çdo mundësi bashkëqeverisjeje. Zëdhënës të LDK-së kanë deklaruar se asnjë komunikim zyrtar nuk ka ndodhur ndërmjet Albin Kurtit dhe kryetarit Lumir Abdixhiku pas zgjedhjeve. Deputetja Besa Gaxherri tha …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: AAK nuk hyn në koalicion me Kurtin – Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo mundësi për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se “AAK nuk do të bëhet patericë e pushtetit të dështuar”. Haradinaj u shpreh se Vetëvendosja e ka humbur besimin qytetar dhe nuk mund të qeverisë më me arsyetim politik …

Më shumë...

Xhevahire Izmaku: Nëse nga ne varet qeveria, nuk do ta lëmë Kosovën pa institucione

Nisma Socialdemokrate ka sinjalizuar hapje për dialog me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e cilësuar përgjegjësi kombëtare krijimin e institucioneve të reja, në rast se votat e saj bëhen përcaktuese për shumicën qeverisëse. Deputetja Xhevahire Izmaku tha se partia e saj është e gatshme të dëgjojë secilën ofertë politike që shkon në …

Më shumë...

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre që, sipas tij, po e vënë në dyshim kërkesën legjitime për drejtësi të barabartë dhe trajtimin dinjitoz të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një reagim publik, ai thekson se kërkesa për drejtësi nuk …

Më shumë...

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që morën pjesë në protestën madhështore në Tiranë, duke përfshirë qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe mërgata shqiptare anembanë botës. Në një postim zyrtar, organizata theksoi …

Më shumë...

Shkurte Fejza emocionon Tiranën: “Një popull që nderon heronjtë është i pavdekshëm”

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës patriotike, Shkurte Fejza, ishte një nga figurat më të spikatura në protestën madhështore që u mbajt sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. E veshur me simbolet kombëtare dhe të UÇK-së, artistja …

Më shumë...

Edita Tahiri: “Kurti po ëndërron, nuk do të jetë më kryeministër” – mesazh i qartë për fundin e një epoke politike

Deklarata e ish-zëvendëskryeministres Edita Tahiri kundër kryeministrit Albin Kurti vjen në një moment kur skena politike në Kosovë po përjeton tensione të dukshme dhe rënie të besimit publik ndaj qeverisë aktuale. Me ton kritik dhe bindje të plotë, Tahiri tha se “Kurti po ëndërron” nëse mendon se do të marrë …

Më shumë...

Jehonë ndërkombëtare për protestën në Tiranë: Mediat botërore raportojnë mbi thirrjet për drejtësi ndaj UÇK-së

Protesta e 17 tetorit në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, ku mijëra qytetarë, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetës nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, ka marrë jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare. Mediat prestigjioze si Associated Press, The Washington …

Më shumë...

Edi Rama: “Liria ka emër” – Kryeministri i Shqipërisë përkrah protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas përfundimit të protestës madhështore të mbajtur dje në Tiranë në përkrahje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama ka publikuar dy fotografi domethënëse: një nga protesta, ku shihet pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve përballë monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe një …

Më shumë...