Lajmet

Enver Hoxhaj: Specialja e ka goditur Kosovën në kurriz

Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Speciale si një prej goditjeve më të rënda për Kosovën pas përfundimit të luftës dhe shpalljes së pavarësisë. Ai ka vlerësuar se vendimi prekë edhe vetë idenë e çlirimit dhe qëllimin politik të pavarësisë së Kosovës. “Kjo gjykatë, mbi të gjitha, e ka goditur kurrizin e shtetit të Kosovës. Vetë idenë e çlirimit, vetë qëllimin tonë politik të pavarësisë”, …

Më shumë...

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke rikthyer në vëmendje deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në prill të vitit 2023. Deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka publikuar një video nga përballja e Daçiçit me Gërvallën, duke iu referuar pretendimit të diplomatit …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Protestuesit e rinj nuk po dalin në rrugë për parti politike, por në mbështetje të UÇK-së dhe lirisë

Vlora Çitaku: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk kanë nevojë për leksione të Besnik Bislimit

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në Kosovë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish drejtuesve të saj. Ajo i ka cilësuar të rinjtë pjesëmarrës në protesta si “fëmijët e lirisë”, duke thënë se ata janë rritur me dinjitetin që ua kanë dhënë liria dhe shteti dhe se sot nuk pranojnë që …

Më shumë...

Klestor Veseli pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e saj

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur pas protestës së mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se familjet e tyre nuk e kanë humbur besimin te bota perëndimore dhe te drejtësia e …

Më shumë...

Raoul Jaeggi: Aktgjykimi ndaj Thaçit rrezikon ta kthejë përgjegjësinë individuale në përgjegjësi kolektive

Raoul Jaeggi, ish-deputet i kantonit të Jures në Zvicër, ka kritikuar ashpër aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së, duke argumentuar se drejtësia nuk mund ta shkëpusë përgjegjësinë individuale nga konteksti historik në të cilin u zhvillua lufta e Kosovës.Sipas Jaeggit, aktgjykimi pretendon …

Më shumë...

“Nuk të takon ta paragjykosh” – Avokati i Thaçit i përgjigjet Marta Kos për Specialen

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, i është përgjigjur Komisioneres së Bashkimit Evropian, Marta Kos, lidhur me vlerësimet për paanshmërinë e Dhomave të Specializuara në Hagë. Mishetiq ka thënë se nuk i takon Kosit të paragjykojë nëse Gjykata ka vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e Thaçit. “Ende mbetet …

Më shumë...

Hysni Gucati kërkon nga Albin Kurti shkarkimin e Donika Gërvallës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta përjashtojë nga Qeveria ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke e akuzuar atë se ka dorëzuar dokumente në Dhomat e Specializuara në Hagë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gucati …

Më shumë...

Ramush Haradinaj merr pjesë në protestën në Prishtinë, publikon mesazhin “Jo në emrin tim”

Deputeti dhe ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në Prishtinë. Haradinaj ka publikuar në Facebook një fotografi nga protesta, të cilën e ka shoqëruar me mesazhin: “JO NË EMRIN TIM! Liri për çlirimtarët. Rroftë UÇK-ja!”.

Më shumë...

Altin Krasniqi: Nuk do të dorëzohemi, shqiptarët duhet të bashkohen për drejtësi

Altin Krasniqi ka reaguar pas aktgjykimit të Hagës, duke thënë se lufta e Kosovës ishte luftë për liri dhe dinjitet pas dekadash shtypjeje. Ai tha se vendimi prek sakrificën e dëshmorëve, veteranëve, të zhdukurve, fëmijëve dhe të burgosurve politikë, ndërsa theksoi se përballë këtij aktgjykimi nuk duhet të ketë dorëzim. …

Më shumë...

Bedri Hamza: Flora Brovina mbetet simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë

Partia Demokratike e Kosovës ka nderuar veprimtaren, mjeken dhe intelektualen Flora Brovina, në një Akademi Përkujtimore të mbajtur në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetë, anëtarë të Kryesisë dhe bashkëpunëtorë, mori pjesë në akademi dhe bëri homazhe në Kuvendin e Kosovës. Hamza vlerësoi kontributin e Brovinës …

Më shumë...

Pleurat Sejdiu për Flora Brovinën: “Me të drejtë u quajt Luaneshë Shqiptare”

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë u mbajtë ceremonia përkujtimore për mjeken, humanisten, veprimtaren dhe ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina. Në këtë ceremoni, në emër të Odës së Mjekëve të Kosovës ka folur doktori Pleurat Sejdiu, i cili ka vlerësuar lart jetën dhe kontributin …

Më shumë...

Geoffrey Nice: E pazakontë mënyra si shtatë ish-pjesëtarë të UÇK-së përmenden në aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Geoffrey Nice: Arrestimi dhe akuzat kundër Ramush Haradinajt janë politike

Ish-prokurori i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Geoffrey Nice, e ka cilësuar si “të paprecedentë” mënyrën se si shtatë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përmendur në aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në një deklarim për Radion Evropa e Lirë, Nice ka thënë …

Më shumë...

Hashim Thaçi paralajmëron apelimin: Mbrojtja kundërshton aktgjykimin e Hagës dhe ngre shqetësime për paanshmërinë

Një ditë pas aktgjykimit dënues të Hagës, ish-presidenti Hashim Thaçi, përmes avokatit të tij Luka Mishetiç, ka falënderuar qytetarët e Kosovës dhe mbështetësit ndërkombëtarë për përkrahjen ndaj tij dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Mishetiç u ka bërë thirrje qytetarëve …

Më shumë...

Xhavit Jashari kritikon heshtjen e Gërvallës pas aktgjykimit në Hagë: “Është momenti i fundit të korrigjohen”

Xhavit Jashari

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për mungesën e një reagimi publik pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Jashari ka thënë se nuk është i informuar për ndonjë reagim të Gërvallës, ndërsa ka rikujtuar deklaratat e …

Më shumë...

Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë marrë pjesë në protestën që është organizuar të enjten mbrëma në sheshin e Prishtinës

Kjo protestë është thirrur pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Moto e kësaj proteste ishte “Jo në emrin tim”.  Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas aktgjykimit të gjykatës speciale …

Më shumë...

Sylejman Selimi pas aktgjykimit të Hagës: “Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli”

Komandanti i UÇK-së gjatë luftës, Sylejman Selimi lirohet me kusht nga burgu pasi ka kryer 2/3 e dënimit

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka deklaruar se UÇK-ja nuk mund të dënohet dhe se ajo përfaqëson një pasuri të popullit të Kosovës. Selimi ka thënë se Kosova nuk do të ishte në gjendjen e sotme pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka përmendur dëshmorët, …

Më shumë...