Lajmet

Pandeli Majko: Kosova nuk ka tjetër veç Shqipërisë, Shqipëria nuk ka tjetër veç Kosovës

Pandeli Majko

Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë Luftës së Kosovës, Pandeli Majko, e ka cilësuar aktgjykimin e Hagës si një dramë të jashtëzakonshme njerëzore, duke theksuar se vendimi nuk mund ta ndryshojë historinë e luftës së Kosovës. Në një prononcim për Top Channel, Majko ka shprehur shqetësimin e tij për pasojat që, sipas …

Më shumë...

Franca pas verdiktit të Hagës: Vendimi mund të apelohet, mbështetja për pavarësinë e Kosovës mbetet e palëkundur

Franca ka reaguar pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke përsëritur mbështetjen për këtë gjykatë dhe për luftën kundër pandëshkueshmërisë. Në reagimin e saj, Franca ka theksuar se vendimi i marrë në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” …

Më shumë...

Le Monde për verdiktin e Hagës: Thaçi dënohet me 25 vjet, gjykata përballet me kritika për provat nga Beogradi

Gazeta franceze “Le Monde” aktgjykimin e Hagës e cilëson si një vendim që pritet të shkaktojë reagime të forta në Kosovë. Sipas raportimit të “Le Monde”, Thaçi u shpall fajtor për vepra që lidhen me arrestime të paligjshme, torturë, vrasje dhe trajtim mizor. Bashkë me të u shpallën fajtorë edhe …

Më shumë...

Daniel Serwer: “Nuk është vetëm vendimi i padrejtë, është vetë gjykata”

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar ashpër pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke kritikuar jo vetëm vendimin, por edhe vetë Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në opinionin e tij, Serwer ka shkruar se “nuk është vetëm vendimi …

Më shumë...

Kroacia pas verdiktit të Hagës: Aktgjykimi nuk e ndryshon faktin se Kosova ishte viktimë e regjimit të Millosheviqit

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se vendimi nuk është përfundimtar dhe se nuk duhet të paragjykohet rezultati i procedurës së mëtejshme. Në reagimin zyrtar, MPJ-ja …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Lufta e UÇK-së ishte mbrojtje e popullit, kjo padrejtësi duhet të korrigjohet

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe me karakter politik. Tahiri ka deklaruar se UÇK-ja nuk luftoi vetëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por edhe kundër …

Më shumë...

Mediat kryesore botërore raportojnë për aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë

 Aktgjykimi ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë ka marrë vëmendje të gjerë nga mediat kryesore ndërkombëtare, përfshirë Reuters, Associated Press, The Guardian, Al Jazeera, Euronews, Sky News, RFE/RL dhe El País. Reuters raporton se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim pasi …

Më shumë...

Avokati i Thaçit pas aktgjykimit: “Gjykata Speciale rishkroi historinë”

Pierre Richard Prosper, pjesëtar i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit në Hagë, duke e cilësuar vendimin dënues si një shkelje të drejtësisë. Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, ndërsa Prosper ka deklaruar se beteja për drejtësi nuk përfundon me vendimin e shkallës …

Më shumë...

Avokati i Veselit: “Jemi të zhgënjyer, do të vazhdojmë të kërkojmë pafajësinë”

Pas aktgjykimit në Hagë, me të cilin ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-drejtuesi i UÇK-së, Kadri Veseli, është dënuar me 18 vjet burgim, ka reaguar avokati i tij, Rodney Dixon. Dixon ka deklaruar se ekipi mbrojtës nuk pajtohet me vendimin, duke theksuar se, sipas tij, gjatë procesit nuk është …

Më shumë...

Pas gjashtë vitesh paraburgim, katër ish-krerët e UÇK-së dënohen me 81 vjet burgim

Pas rreth gjashtë vitesh në paraburgim në Hagë, gjykata speciale ka shpallur sot aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në përfundim të procesit gjyqësor, Trupi Gjykues i ka shpallur fajtorë dhe u ka shqiptuar gjithsej 81 vjet burgim. …

Më shumë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte

Gjykata speciale në Hagë kanë shpallur fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke e dënuar me 25 vjet burgim. Sipas aktgjykimit të shpallur sot, Trupi Gjykues e ka shpallur Thaçin penalisht përgjegjës për disa vepra penale të përfshira në aktakuzë, ndër to vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, …

Më shumë...

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur fajtor ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqin, duke e dënuar me 25 vjet burgim. Aktgjykimi ndaj Krasniqit është shpallur sot.  Sipas aktakuzës, veprat për të cilat akuzoheshin të pandehurit pretendohej se ishin kryer nga marsi i …

Më shumë...

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit, duke e dënuar me 18 vjet burgim. Vendimi është bërë i ditur sot, më 16 shtator 2026, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe …

Më shumë...

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Rexhep Selimi

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimin. Selimi, i njohur gjatë luftës si “10-shi” i UÇK-së, është mbajtur në paraburgim në Hagë për gati gjashtë vjet. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur sot, më 16 shtator 2026, në kuadër të …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Vendimi i Hagës është i padrejtë, beteja duhet të vazhdojë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe duke kërkuar që beteja ligjore të vazhdojë në shkallën e dytë. Haradinaj ka thënë se ky proces …

Më shumë...

OVLUÇK-ja pas aktgjykimit në Hagë: “Turp për drejtësinë ndërkombëtare, liria nuk rishkruhet”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVLUÇK, ka reaguar ashpër pas aktgjykimit në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në reagimin publik, OVLUÇK-ja e ka kundërshtuar kategorikisht aktgjykimin, duke e cilësuar atë si goditje ndaj luftës çlirimtare dhe …

Më shumë...