Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, në takimin e parë me kryeministrin Albin Kurti, ka theksuar nevojën për stabilitet afatgjatë politik dhe institucional në Kosovë. Sipas Zyrës së BE-së, ky stabilitet është i domosdoshëm që Kosova të angazhohet në mënyrë më efektive me institucionet evropiane dhe të përfitojë …
Më shumë...Lajmet
Rrustem Mustafa i bën thirrje Kurtit: Çelësi për zhbllokimin e vendit është në duart e tua
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një platformë politike për zhbllokimin institucional të Kosovës, duke bërë thirrje për një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe komuniteteve joshumicë. Mustafa i është drejtuar kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, duke i thënë se si udhëheqës i forcës më të …
Më shumë...Vlora Çitaku akuzon Albin Kurtin për qasje të gabuar ndaj historisë së Kosovës
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si, sipas saj, ai e trajton historinë e Kosovës. Çitaku ka deklaruar se Kurti ka problem me historinë dhe me mungesën e rolit të tij në ngjarjet historike të vendit. “Për shkak …
Më shumë...Arben Gashi: Fjalën përfundimtare për situatën politike e ka Kushtetuesja
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke thënë se tashmë çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Gashi ka theksuar se që nga 5 gushti është tejkaluar një afat i përcaktuar me Kushtetutë dhe se situata nuk duhet të trajtohet …
Më shumë...Lumir Abdixhiku vlerëson Bekim Sejdiun pas tërheqjes nga gara presidenciale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Bekim Sejdiut për t’u tërhequr nga gara për president të Kosovës, duke vlerësuar qëndrimin e tij gjatë zhvillimeve të fundit politike. Abdixhiku ka thënë se tërheqja e Sejdiut, përballë asaj që e ka cilësuar si “histeri politike”, …
Më shumë...Policia e Kosovës mobilizohet për 16 shtatorin, paralajmëron kufizime të përkohshme në trafik
Policia e Kosovës ka hartuar planin e sigurisë për zhvillimet e 16 shtatorit, kur pritet të shpallet aktgjykimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Përmes një komunikate për media, PK-ja ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, ruajtjen e …
Më shumë...Hashim Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së para verdiktit: Kosova pret vendimin nga Haga
Gjykimi ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-komandantëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa Dhomat e Specializuara në Hagë pritet ta shpallin aktgjykimin të mërkurën, më 16 shtator, në orën 10:00. Prokuroria ka kërkuar dënime me gjithsej 45 vjet burgim për …
Më shumë...Një ditë para verdiktit, Kosova në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK-së
Në Kosovë, pritja për aktgjykimin është shoqëruar me mobilizim qytetar dhe përkrahje publike për ish-krerët e UÇK-së. Në qytete të ndryshme janë vendosur ekrane të mëdha me numërim mbrapsht deri në shpalljen e vendimit, ndërsa të shtunën mijëra qytetarë morën pjesë në tubimin e mbajtur në Prishtinë, duke kërkuar lirimin …
Më shumë...Elhame Hetemi: Nga Buroja e mobilizimit të parë të UÇK-së te besimi në drejtësinë e çështjes së Hagës
Bashkëfshatarja e Hashim Thaçit, Elhame Hetemi, ka rrëfyer emocionet që e rikthejnë te ditët e para të organizimit dhe mobilizimit popullor për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar edhe përfshirjen e saj në përkrahjen e ushtarëve të parë të UÇK-së në fshatin Burojë. Hetemi ka folur për momentet …
Më shumë...Enver Hasani: Konstituimi i Kuvendit ishte jokushtetues, Qeveria Kurti 4 mund të vihet në pikëpyetje
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 13 shtator është bërë në shkelje të Kushtetutës dhe se një vendim i tillë nga Gjykata Kushtetuese mund të prekë edhe legjitimitetin e Qeverisë Kurti 4. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani …
Më shumë...“E konsideroja veten të vdekur” Zahrije Podrimqaku, rrëfen torturat në Lipjan dhe Beograd
Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Nadica Cepkenoviq, e akuzuar për krime lufte gjatë luftës në Kosovë, ish-e burgosura Zahrije Podrimçaku ka rrëfyer për torturat dhe përjetimet e rënda gjatë mbajtjes në burgun e Lipjanit dhe më pas në atë të Beogradit. Duke dëshmuar për përvojën e saj në burgun …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, alternativa strategjike e Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Jörn Fleck, drejtorin e lartë për Evropë Qendrore në Atlantic Council, me seli në Washington, ku është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe orientimin euro-atlantik të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë …
Më shumë...Nis gjykimi për krime lufte: Nadica Cepkenoviq përballet me akuzat për torturimin e të burgosurave shqiptare në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Nadica Cepkenoviqit, e cila akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, të dyshuara se janë kryer gjatë luftës në Kosovë, në burgun e Prishtinës, në paralelen për gra në Lipjan. Rasti i saj lidhet me periudhën 1998–1999, kur Cepkenoviqi shërbente …
Më shumë...Ish-komandantët e UÇK-së mblidhen në Drenicë para verdiktit të Speciales
Ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur në Drenicë, në shtëpinë e Sami Lushtakut, vetëm 72 orë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Qëllimi i këtij takimi ende nuk është bërë i ditur. Mbledhja e ish-komandantëve të UÇK-së …
Më shumë...OVL-UÇK: Mos bëni politikë me vendimin për ish-krerët e UÇK-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe ambasadorët e huaj që të mos ndikojnë politikisht në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka publikuar apelin e veteranëve, të cilët kanë shprehur shqetësimin se ish-krerët e UÇK-së …
Më shumë...Albin Kurti rizgjidhet kryeministër, Kosova rrezikon zgjedhje të reja
Kuvendi i Kosovës e ka rizgjedhur të dielën Albin Kurtin në postin e kryeministrit, me 62 vota nga 120 deputetë, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e qershorit. Megjithatë, pamundësia për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të tjera të parakohshme. Në fund …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
