Komuna e Kaçanikut nderon dëshmorët në Epopenë e Lavdishme të UÇK-së

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, përfaqësues të OVL-UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të tjerë, kanë nderuar dëshmorët e rënë dhe kanë vendosur kurora lulesh në kompleksin memorial të dëshmorëve, në përvjetorin e 19 të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Homazhe janë bërë edhe pranë varreve të veteranëve të UÇK-së. Kryetari Ilazi duke çmuar lartë sakrificën e familjes Jashari, ka thënë se po nderojmë Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jetën dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari, madhështinë vetëflijuese të familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri e pavarësi të vendit. Ai ka thënë se ne kemi obligim që brez pas brezi ta kujtojmë ngjarjen madhështore të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, ndërkaq shtoi se lufta heroike e komandantit legjendar Adem Jashari dhe sakrifica e familjes Jashari, u bë monument i lirisë e pavarësisë së vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …