Hekuran Murati: Pagesat e para për fëmijët dhe lehonat do të fillojnë në fund të muajit shtator

Ministri, Hekuran Murati, njofton se ka dërguar kallëzim penal lidhur me shpronësimet në rrugën Prishtinë – Pejë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka  njoftuar se ka dërguar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur me procesin e shpronësimeve për projektin e ndërtimit të rrugës nacionale Prishtinë – Pejë, përkatësisht segmentin Kijevë – Klinë – Zahaq, për të cilën raporti i auditimit ka gjetur një shpërputhje prej mbi 12 milionë eurove. Në këtë njoftim theksohet se bazuar në tabelat e Departamentit të Tatimit në Pronë, segmenti në fjalë është vlerësuar me shumën prej 31,040,729 euro. MFPT-ja ka njoftuar se në linjë me prioritetet e qeverisë, do të vazhdojë punën në mënyrë transparente e llogaridhënëse për të krijuar një sistem të qëndrueshëm e të besueshëm të menaxhimit të financave publike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …