Brickos

Ministrja Zhiviç në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Bujqësi në Slloveni

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Dijana Zhiviç po merr pjesë  Konferencën Ndërkombëtare Ministrore me temën “Forcimi i gjeneratës dhe transferimi i njohurive për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale”, e cila po mbahet në Ptuj në Slloveni.

Kjo konferencë, e cila po mbahet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit,  do të fokusohet në forcimin e sistemit të transferimit të njohurive dhe inovacionit në bujqësi me qëllim të përmirësimit të zhvillimit teknologjik të njësive bujqësore, prezantimit të teknologjive të reja dhe zvogëlimit të ndikimit në mjedis dhe në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Ministrat e bujqësisë të vendeve anëtare të BE-së, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për pranim  BE, gjatë diskutimit  këtë konferencë, do të shkëmbejnë mendime rreth asaj se si të ndihmojnë të rinjtë  fshatra për ta bërë mjedisin më miqësor,  mënyrë që më shumë të rinj të vendosin të jetojnë  zonat rurale dhe të punojnë si fermerë.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Zhiviç do të marrë pjesë edhe në hapjen e Panairit të 57-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit (AGRA), e cila organizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Sllovenisë, ku do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e saj të shteteve pjesëmarrëse në këtë panair.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …