Daily Archives: 02/11/2016

NATO-ja në Mal të Zi i kundërpërgjigjet stërvitjeve të “Vëllazërisë sllave-2016” në Beograd

Mali i zi në NATO

Aleanca Veriatlantike  pritet të zhvillojë një stërvitje të emergjencës civile në Mal të Zi, ndërkohë që Serbia po përgatitet për një stërvitje të përbashkët me 150 parashutistë rusë dhe të tjerë nga Bjellorusia.  Kremlini zyrtar  kundërshton planin e politikës së jashtme malazeze për të rritur marrëdhëniet me NATO-n dhe BE-në. …

Më shumë...

Qeveria e Serbisë, po i bën presion Kosovës që ta shtyjë në sjellje reciproke, destruktive (!)

Qeveria e Kosovës

Zyrtarë të lartë të  Qeverisë së Kosovës, të trimëruar me rastin e lirimit të policit, Nehat Thaçi nga autoritetet serbe, tani 17 vjet pas luftës, arrestimet e qytetarëve të Kosovës gjatë rrugëtimeve të tyre private  nëpër Serbi i konsiderojnë të papranueshme, joligjore, madje edhe si shenja hakmarrëse të Qeverisë së …

Më shumë...

Përkujtohen dëshmorët: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Posta e Kosovës ka emërtuar pullën postare me portretet e heronjve ë kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 29 vjetorin e rënies

Sot mbahen homazhe kushtuar heronjve të kombit: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Në nderin dhe përkujtim të tyre në orën  11.00 mbahen homazhe në fshatin Llugë, te Obelisku i Heroit te Kombit Afrim Zhitia! Prej orës 12.00 do të mbahen homazhe te Përmendoret e dëshmorëve Fahri Fazliu  dhe Bahri Fazliu …

Më shumë...

Bahri Bivolaku: Politika e Serbisë po ushqen radikalizmin në rajon

Bahri Bivolaku

Radikalizmin në Ballkan, qoftë ai etnik, fetar a social e ushqen shteti i Serbisë jo me fjalët e liderëve politikë, por me veprimet e tyre, me shumë prirje për ta shikuar të kaluarën mitike e dominuese që u ngjasojnë ideve fashiste. Në vitin 1977, ish Presidenti amerikan Ronald Reagan bënte …

Më shumë...

Islam Krasniqi: Deri kur dikush do të fshehet pas petkut të luftës?

Islam Krasniqi

Ende vdesin çlirimtaret nga plagët e lirisë, si pasojë e mungesës së mjetëve për shërimin e plagëve të luftës, e klasa politike e milionerëve rron si mos më mirë, me nivelin botëror. Por një ditë djersa e popullit dhe haku i çlirimtarëve do ju mbetët në fyt, sepse nuk do …

Më shumë...

Lufta çlirimtare kundër pushtuesit ishte aspiratë për çlirim jo luftë kundër Rugovës sikur përrallos Surroi

Jakup Krasniqi

Ish kryekuvendari dhe zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, Jakup Krasniqi, ka reaguar kundër akuzave të Veton Surroit, i cili ka thënë se UÇK-ja  ishte armatosur kundër Serbisë dhe kundër Rugovës e LDK-së. Në një postim të tij, Krasniqi thotë se Lufta Çlirimtare kishte vetëm një adresim: Ishte …

Më shumë...

Visar Ymeri: Po rrezikohet Trepça, duke lënë resurset tona dhe kapacitetet industriale në mëshirën e AKP-së

Visar Ymeri

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një konferencë për gazetarë kritikoi Qeverinë për mungesë të planifikimit strategjik në zhvillimin ekonomik. Si rrjedhojë, Ymeri tha se po rrezikohet Trepça, duke lënë resurset tona dhe kapacitetet industriale në stihinë e tregut. Ymeri tha se mungesa e guximit drejtues nga ana e ekzekutivit …

Më shumë...

Haradinaj: Deklarata e Isa Mustafës për ta riproceduar demarkacionin është fantazi e tij, meqë nuk i ka votat

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do t’iu ikë takimeve për demarkacionin me Malin e Zi, mirëpo ka sqaruar  se deklarata  Mustafës për ta riproceduar këtë version është fantazi e tij, pasi nuk ka vota për të. Në një takim me qytetarët e Kosovës ai ka thënë …

Më shumë...

Qeveria për të satën herë ia ka ndaluar Marko Gjuriqit të hyjë në Kosovë, por ai megjithatë po hyn

Marko Gjuriq

Qeveria e Kosovës edhe kësaj  radhe ka marrë një vendim për t ia ndaluar zyrtarit serb,  Marko Gjuriqit të hyjë në vendin tonë. Brenda dy javësh, Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të përballet me ndalesën e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar …

Më shumë...

Mobilizohen zyrtarët për përmirësim të gjendjes në menaxhim të mbeturinave

Mobilizohen zyrtarët për përmirësim të gjendjes në menaxhim të mbeturinave

Mbi 50 zyrtarë të komunave, përfaqësues ndërmarrjeve rajonale të mbeturinave si dhe përfaqësues të dy ministrive përkatëse kanë marrë pjesë në një aktivitet  tre ditor, në kuadër të skemës “Gara për Mjedis të Pastër”. Qëllimi i këtij aktiviteto ka qenë diskutimi për së afërmi për kriteret e qasjës dhe indikatorët …

Më shumë...

Mërgimtarët shqiptarë në Gjenevë u informuan gjerësisht për rëndësinë historike të dosjes çame

Shoqata Demokratike "Çamëria" me qendër në Holandë

Kryetari i  Shoqatës  Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në Holandë, z.Festim Lato, dhe Kryetari  i Këshillit Ndërkombëtar të Çamërisë  për Dortmund dhe Gjermani z. Ali Aliu , zhvilluan disa takime me mërgimtarët tanë në Gjenevë dhe Kantonin e Gjenevës, prej dates 29.09.2016 deri  me me datën 01. 10. 2016. Me …

Më shumë...

Dega e Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas

Dega e Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas

Me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, në prani të qindra grave dega e Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas. Karakteristikë e këtij Kuvendi ishte pjesëmarrja masovike e grave mitrovicase, të cilat kishin ardhur për ta ndejkur nga afër Kuvendin Zgjodhor të …

Më shumë...

Vepra e vëllezërve Gërvalla pjesë e rëndësishme e historisë së re të Kosovës

Me rastin e 71 vjetorit të lindjes së Jusuf Gërvallës, në vendlindjen e tij, në Dubovik të Deçanit, u mbajt ceremonia përuruese e punimeve të përfunduara në kompleksin monumental të vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla. Po ashtu, u rihap edhe oda Nënës Ajshe, pas restaurimit të kësaj vatre. Në këtë …

Më shumë...

Përurohet Kulla muze e vëllezërve Gërvalla në Dubovik

Nën përkujdesjen e  komunës së Deçanit, në Dubovik është  mbajt manifestim dhe është bërë edhe  përurimi i kullës Muze Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Oda e Nënës Ajshe. Ky manifestim është mbajt pikërisht në ditëlindjen e Heroit Jusuf Gervalla. Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe Kryetari i komunës së …

Më shumë...

Festari dita e gjashtë-Turneu ndërkombëtar në Takewondou “Theranda Open 2016”

Këshilli Organizativ i Festës së rinisë dhe qytetarëve “Festari 2016″në Suharekë, ka paraparë që dy ditët e fundit të Festarit të ketë aktivitete kryesisht sportive. Në ditën e gjashtë, të parafundit janë organizuar gara në karate në tekniken Takewondou “Theranda Open 2016”. Garat kanë filluar në ora 10 për  të …

Më shumë...

Delegacioni nga Sunderni vazhdoi vizitat në Malishevë

Delegacioni nga Sunderni i Gjermanisë, në ditën e dytë të qëndrimit në Malishevë, ka vazhduar vizitat në Malishevë. Gjatë ditës së shtunë, delegacioni nga Sunderni, me në krye kryetarin Ralph Brodel, i shoqëruar nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, kanë realizuar disa vizita si dhe kanë diskutuar rreth mundësisë së …

Më shumë...