Sot Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta miratojë Projektligjin, i cili rregullon pagën minimale për shkak të mungesës së kuorumit nga ana e deputetëve. Kundër këtij projektligji me kohë ishin deklaruar deputetët e opozitës. Po ashtu kundër këtij projektligji diskriminues sot kanë protestuar më shumë se dy orë para …
Më shumë...Daily Archives: 06/06/2022
Policia e Kosovës ka bërë me dije se nuk ka përdorur gaz lotsjellës kundër veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë protestuar para Kuvendit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se nuk ka përdorur gaz lotsjellës kundër veteranëve të UÇK-së të cilët kanë protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës për rreth dy orë. Në njoftimin e policisë është thënë sipas detyrës zyrtare, policia është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit …
Më shumë...Kanë vazhduar tensionet në seancën e Kuvendit, ku pozita e opozita kanë shprehur qëndrime të kundërta rreth pagës minimale
Sot kanë vazhduar tensionet edhe në seancën e Kuvendit, ku pozita dhe opozita kanë shprehur qëndrime të kundërta rreth pagës minimale. Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përmendur disa prej deputetëve të Vetëvendosjes, me emra, duke thënë se është turp për ta, si ish ish-pjesëtarë të UÇK-së, që po e …
Më shumë...Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, votoi pro mocionit të PDK-së, që të mos diskutohet për çështjen e pagës minimale në Kuvend
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka votuar pro mocionit të PDK-së, të propozuar nga shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri që sot në Kuvend që të mos diskutohet për çështjen e pagës minimale. Në mesin e 32 votave pro për këtë mocion, ishte edhe ajo e Fatmir Humollit. …
Më shumë...Krasniqi: SHFMU ” Labinot Krasniqi” është pjesë e investimeve të projektit për efiçencë
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ”Labinot Krasniqi”, në fshatin Mirushë, kremtoi ditën e shkollës dhe përvjetorin e dëshmorit të atdheut, ”Labinot Krasniqi”. Në këtë ngjarje mori pjesë drejtoresha për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës, Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë, ku prezantoi, se në këtë shkollë do të investohet …
Më shumë...Komuna dhe Handikos në Malishevë ndihmojnë rreth 300 familje në nevojë
Në kuadër të aktiviteteve të Komunës së Malishevës dhe Qendrës së Rehabilitimit “Handikos” në Malishevë, sot ka filluar shpërndarja e pakove ushqimore për 300 familje në nevojë, kryesisht për anëtarët e Handikos në Malishevë. Shpërndarjen e këtyre ndihmave e kanë bërë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe koordinatorja …
Më shumë...Në kuadër të aktiviteteve për nderë të “110 vjetori i Kuvendit të Junikut”, është shënuar 3 Qershor Dita Botërore e Biçikletës
Organizuar nga Komuna e Junikut dhe përkrahur nga Shoqata e Biçiklistave MTB Juniku, Shoqata e Bjeshkatarëve Rrasa e Zogut dhe qytetarë të Junikut është shënuar 3 Qershor Dita Botërore e Biçikletës. Në kuadër te këtij aktiviteti organizatoret dhe pjesëmarrësit filluan një tour në qytetin e Junikut duke vizituar kullat dhe …
Më shumë...Vazhdon gjendja e nderë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve në sallë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë filluar të hyjnë në sallën e zakonshme ku mbahen seancat plenare. Para objektit të Kuvendit , veteranët e UÇK-së janë mbledhur duke protestuar. Ata paralajmërojnë se do të futen brenda. Veteranët po kërkojnë që seanca e paralajmëruar për orën 11:00 të mos mbahet fare, …
Më shumë...Deputeti, Hisen Berisha u kërkoi veteranëve të UÇK-së, të mos e dëmtojnë këtë institucion, pasi kërkesat e tyre do të realizohen
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha qëndroi para veteranëve të UÇK-së, të cilët protestuan para Kuvendit, për t’iu kërkuar që të mos e dëmtojnë këtë institucion. Ish-komandanti i UÇK-së bisedoi me disa veteranë, duke i siguruar se do të bëjnë çmos që projektligji i cili e përcakton pagën minimale të mos …
Më shumë...Pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 79 vjeqare ka ndërruar jetë Zymer Sylë Nikçi veteran i UÇK-së
Pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë, Zymer Sylë Nikçi veteran i UÇK-së, ushtari i ushtrisë çlirimtare të Kosoves, Brigada 136 Rugova, vëllai i Dëshmorit, Brahim Sylë Nikqi. Funerali me trupin e pajte niset nga shtëpia në orën 15: 00, nga rruga Jeton Dedushaj numer …
Më shumë...Pren Marashi: Nderi, guximi e gatishmëria e flijimit për atdhe janë të huaja për ata që nuk i kanë përjetuar, andaj edhe nuk i çmojnë
Lidhur me trajtimin që po iu bëhet veteranëve UÇK-së, për mos përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale, komandanti i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës, z. Pren Marashi, ka shkruar: Nderi, guximi dhe gatishmëria për të dhënë jetën për …
Më shumë...Sot, para objektit të Kuvendit të Kosovës, po mbahet protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së
Sot, para objektit të Kuvendit të Kosovës, po mbahet protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së. Qindra veteranë janë tubuar për të protestuar kundër mos-përfshirjes së e tyre në ngritjen e pagës minimale. Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit …
Më shumë...PDK-ja, do të përpiqet ta ndalojë projektligjin për ndryshimin e plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale
Partia Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar përdorimin e të gjitha mjeteve të lejuara për ta pamundësuar kalimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale, i cili do të shqyrtohet në seancën e sotme të Kuvendit. Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha në …
Më shumë...Mesazhi i përsëritur i Hashim Thaçit: Drenica është zemra e Kosovës, po PDK-ja është në zemrën e Drenicës
Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, një kohë të gjatë edhe kryetar i PDK-së Partisë Demokratike, nga Haga ka dërguar një mesazh aktivistëve dhe zyrtarëve të kësaj partie. Lajmin e bëri të ditur, kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, gjatë një paraqitjeje të tij para të pranishmëve në ndejën e organizuar në …
Më shumë...Vizita e paraparë e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, në Serbi, është anuluar
Vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi është anuluar, pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët e tij, tha një burim i lartë i ministrisë së jashtme ruse për agjencinë e lajmeve Interfax të dielën. Këto burime konfirmojnë një raport të medias serbe …
Më shumë...LB mbështet protestën e OVL-UÇK-së
Të hënën, me datën 6 qershor 2022, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prej orës 10:00, para Kuvendit të Kosovës do të organizojnë protestë kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. LB e bindur në drejtësinë e kësaj çështjeje, të ngritur nga OVL e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
