Monthly Archives: September 2016

Kryekuvendari Veseli zotohet se asnjë uzurpator nuk do të lejohet të qëndrojë në prona të huaja

Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur lidhur me largimin e dhunshëm të banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania” në Prishtinë,  ka deklaruar se nuk është ithtar i veprimeve policore, veçanërisht në ditët me shi të vjeshtës. Por më duhet të theksoj se asnjë uzurpator nuk …

Më shumë...

Të enjten, më 29 shtator 2016, pritet të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës

Lekaj

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot  me kryetarët e grupeve parlamentare, ka marrë vendim  që të enjten, më 29 shtator, të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje, tha …

Më shumë...

Në seancën e radhës së Kuvendit, më 29 shtator, kryeministrin Mustafa e presin dy interpelanca

Kryeministri Isa Mustafa

Në seancën  e radhës të Kuvendit të Kosovës e cila pritet të mbahet  më 29 shtator, kryeministrin  Isa Mustafa e presin dy interpelanca. Ky vendimi është marrë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Njëra nga interpelancat e kryeministrit Mustafa është thirrur sipas kërkesës së deputetit, Visar Ymeri, i …

Më shumë...

“Demokracia Studentore” ka zhvilluar një aksion simbolik para Kishës serbe të ndërtuar në pronat e Universitetit

Demokracia Studentore

Studentë të organizatës “Demokracia Studentore”, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Kishës ortodokse në serbe në pronat e Universitetit të Prishtinës. Një numër i studentëve që ishin mbledhur mbanin në dorë një pankartë ku prezantoheshin masakrat e Serbisë në Kosovë dhe mbante mbishkrimin “Kërkojmë qe objekti i vendosur me …

Më shumë...

Gjatë javës pritet të përfundojnë disa projekte

Gjatë kësaj jave, pritet të përfundojë realizimi i disa projekteve kapitale, si rrugë, një aneks shkollor dhe disa projekte do të fillojnë të realizohen, krahas projekteve tjera që janë në realizim e sipër. Kështu u tha nga drejtorët e drejtorive, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën …

Më shumë...

Policia po i nxjerrë nga banesat disa familje në Lagjen “Dardania”, në Prishtinë

familje në Lagjen "Dardania", në Prishtinë

Policia e Kosovës  ka  rrethuar disa  banesa, të cilat  konsiderohen të uzurpuara, në Lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku përveç pjesëtareve të shumtë të policisë të pranishëm janë edhe një numër i madh i “pronarëve” të këtyre banesave. Ata janë zotuar se nuk do të largohem  pa arritur një marrëveshje. Ndërkohë …

Më shumë...

Gilbert Gardes: Dokument në mbështetje të pranimit të Republikës së Kosovës në UNESCO 2015/2017

UNESCO

Gilbert Gardes është historian francez i historisë së Artit dhe autor i mbi 250 botimeve që nga viti 1967 kur doktoroi në drejtimin e historisë së Artit dhe më pas në Letërsi. Ai u bë i njohur ndër shqiptarët me publikimin e librit të parë për Shqipërinë (1995)1. Gjatë luftës …

Më shumë...

Kosova ka kërkuar nga BE-ja të caktojë një emisar special për të pagjeturit

te Pagjeturit

Radio- Evropa e Lirë ka bërë të ditur se çështja e të pagjeturve nga Kosova, e vlerësuar si më e dhimbshmja që prej përfundimit të luftës në vitin 1999, mund të hapet në bisedat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sado që ajo deri tani nuk ka arritur të bëhet pjesë e …

Më shumë...

Ministria e Financave premton përkrahje për bizneset e diasporës

Ministri i Financave Avdullah Hoti mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare i cili u mbajt në New York, thuhet në kumtesë e Ministrisë së Financave. Për takimin me rrjetet e Bizneseve të Diasporës Ministri Hoti theksoi se kjo është një ngjarje historike sepse …

Më shumë...

Studentët: Aktivitete simbolike kundër Kishës politike serbe në pronat e Universitetit të Prishtinës

Kisha Ortodokse - UP

Organizata e studentëve, “Demokracia Studentore”, ka bërë të ditur për opinion dhe medie se sot do të organizojnë një aktivitet simbolik para Kishës politike  serbe e cila, në kohën e kryekriminelit serb Milosheviq është ndërtuar në pronat e Universitetit të Prishtinës. Aktiviteti fillon në orën 11:30, me ç’ rast do …

Më shumë...

Serbia i trajton si veteranë të luftës 200 mijë rezervistë që kanë luftuar dhe kanë kryer krime në Kosovë

Krimet Serbe ne Kosove

Avokati serb Srgjan Aleksiq, i cili përfaqëson rezervistët nga Serbia, të cilët luftuan në Kosovë, në vitin 1999 ka njoftuar për vendimin që kanë marrë disa gjykata të larta në favor të klientëve të tij për kompensim të pagave për kohën e luftës që ishin të angazhuar në Kosovë nga …

Më shumë...

18-vjet nga masakra që kryen kriminelët serbë në Abri të Epërme të Drenicës

Masakra në Abri

Sot bëhen 18-vite nga masakra në Abri të Epërme të Drenicës. Atë ditë kriminelët serbë masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh e deri në moshën 94-vjeçare. Më 26 shtator, rreth orës 10 paradite, aty kishin depërtuar ushtarët dhe …

Më shumë...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon dënon ashpër pjesëmarrësit e luftës në Siri

Ban Ki Mun

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon u ka bërë thirrje fuqive  botërore të bëjnë sa më shumë përpjekje që t’i japin fund makthit në Siri. Çfarë justifikimi mund të kemi për asgjë më pak se një aksion vendimtar për të ndalur kaosin? Aq më tepër që ata të …

Më shumë...

Vetëvendosja: Deklarimet e popit Janjiq dhe Ekspressit për lejen e kishës serbe në pronat e Universitetit janë gënjeshtra

Kisha serbe

Vetëvendosja ka demantuar deklarimet e Igumenit Sava Janjiq në Radio-Europa e Lirë se gjoja  Kisha serbe e ndërtuar në Kampusin Universitar ka leje dhe madje ajo është lëshuar nga Hamdi Vraniqi, babai i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi. Lajmin se ishte babai i Vraniqit që kishte dhënë leje e …

Më shumë...

Asnjëra nga tri partitë e opozitës nuk është e gatshme t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes të Isa Mustafës për demarkacionin

Opozita

Edhe pse kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar për televizionin publik se bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, do t’i ftojnë partitë opozitare në fillim të tetorit në një takim për demarkacionin, asnjëra nga tri subjektet opozitare në Kosovë nuk është e gatshme t’i përgjigjet pozitivisht një thirrjeje eventuale për …

Më shumë...

Bahri Bivolaku: Pse hesht shkenca dhe diplomacia kulturore e Kosovës?

Bahri Bivolaku

Propaganda e zezë që e ka vënë nën funksion Serbia karshi Kosovës, është e ngjajshme me propagandën e Hitlerit, të orkestruar nga Joseph Goebbels, fushatë nga e cila doli populli gjerman i indoktrinuar me teori të rreme raciale mbi dominim dhe nënshtrim të popujve tjerë “Të mos dimë se çfarë …

Më shumë...