leoni

Radio Kosova e Lire

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve për dëshmorët e kombit, Ali Fazlija, Shaqir Ali Fazlija, Muhamet Shaqir Fazlija dhe Musli Zeqir Fazlija, në një ceremoni të organizuar nga familja Fazlija, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së, Fadil …

Më shumë...

U përkujtua veprimtari ferizajas Isak Ilazi

Në komunën e Ferizajt është përkujtuar veprimtari ferizajas Isak Ilazi, në ditëlindjen e tij. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka shkruar:”Mes emocionesh të dhembjes, mallit e krenarisë, kujtuam sot në ditëlindjen e tij, të papërsëritshmin ferizajas, personifikimin e mirësisë, përkushtimit profesional e energjisë pozitive, përkujtuam sot Isak Ilazin, …

Më shumë...

Kryetari Latifi i ka uruar të gjithë punëtorët me rastin e 1 majit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka uruar të gjithë punëtorët me rastin e 1 majit, ditës së punëtorit. Ai ndër të tjera ka thënë: Mirënjohje dhe respekt pambarim të gjithë punëtorëve, po ashtu, ndjesë të papunëve kudo që janë, sot me rastin e ditës së tyre – …

Më shumë...

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i për të parë së afërmi aktivitetet dhe sukseset e vaksinimit në komunën e Ferizajt, në veçanti me HPV vaksinën e cila është dhënë me …

Më shumë...

Në komunën e Rahovecit mbahet tryeza e diskutimit “Ora e gjelbër”, e organizuar nga SHL Kosova

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Ali Morina, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit, z. Albnor Mullabazi, morën pjesë në tryezën e diskutimit “Ora e gjelbër”, e organizuar nga SHL-Kosova në bashkëpunim me KDI-në, të cilët folën për …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të komunës së Deçanit, e katërta për këtë vit

U mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të komunës së Deçanit, e katërta për këtë vit. Mbledhjen e udhëheqi Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika; Shqyrtimi dhe miratimi …

Më shumë...

Në komunën e Deçanit është organizuar punëtoria me temën ““Dhuna në familje dhe Mekanizmi Komunal kundër Dhunës në Familje”

Në komunën e Deçanit është organizuar punëtoria me temën ““Dhuna në familje dhe Mekanizmi Komunal kundër Dhunës në Familje”. Punëtoria u organizua nga Ekipi Monitorues Ndërlidhës të KFOR-it (LMT), me OSBE-në, mbështetur nga Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramsoaj. Punëtoria u mbajt me nxënësit e shkollës së mesme …

Më shumë...

Kuvendi Komunal në komunën e Skenderajt ka mbajtur seancën e rregullt

Kuvendi Komunal i komunës së Skenderajt ka mbajtur sot seancën e rregullt, e cila është udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, në të cilën mbledhje kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e Kuvendit. Fillimisht është mbajtur një minutë heshtje në nderim të …

Më shumë...

Kryetari Nura dhe zv. Ministri Hysen Durmishi nënshkruan memorandum bashkëfinancimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Ylber Morina, kanë mirëpritur sot zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, me të cilin kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në kuadër të realizimit të projekteve kapitale. Me këtë rast, …

Më shumë...

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve e martirëve të lirisë sonë, në përvjetorin e 25-të, sot janë bërë homazhe insitucionale, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Adelina …

Më shumë...

Kryetari Aliu po qëndron për vizitë në Bruksel

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron për vizitë  në Bruksel. Ai ka shkruar: “Në Bruksel, në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Nënkryetarit të NALAS-it – Rrjetit të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore, bashkë me drejtorin ekzekutiv të AKK-së, Sazan Ibrahimi në …

Më shumë...

Në komunën e Ferizajt mbi 1 milion euro barten  nga vitit 2023 në vitin 2024

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi,  bashkë me drejtorët e drejtorive komunale, kanë mbajtur mbledhjen e  katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës. Në këtë mbledhje është diskutuar propozim-vendimi për themelimin e forumit të panelit për transparence komunale për kuvendin e komunës së Ferizajt, panel ky që …

Më shumë...

Komiteti për komunitete në Ferizaj ka vizituar qendrën sociale në Dubrave

Komiteti për Komunitete në komunën e Ferizajt i kryesuar nga Osmani Emini bashkë më anëtarët e tjerë, ka mbajtur mbledhjen e radhës së këtij komiteti. Ky komitet nga afër ka vizituar qendrën në fshatin Dubrave, me ç’rast janë njoftuar se kjo qendër funksion me katër fusha siç është fusha e …

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoi punimet tek qendra e shkollave të mesme

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti,  ka vizituar sot qendrën e shkollave të mesme në Viti, konkretisht punimet në rivitalizimin e tërësishëm të objektit Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës “. Ai aty nga afër përcolli edhe punimet në  ndërtimin e palestrës sportive shkollore të këtij gjimnazi, që po bëhet me …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim ministrin Damka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka, me të cilin kanë biseduar rreth punëve që janë duke u kryer në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, në renovimin …

Më shumë...

Përfundoi mbledhja e Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Rahovec

Në prani të anëtarëve të Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit, nën udhëheqjen e Kryesueses, Vlora Vuçiterna Çmega, u mbajt mbledhja e dytë e komitetit për vitin 2024. Në rend të ditës ishin parapa këto pika: Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Vizitë …

Më shumë...