Brickos

Radio Kosova e Lire

Ministri Reçica ka pritur në takim Ambasadoren e Suedisë në Kosovë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka pritur në takim Ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny. Ministri Reçica ambasadoren Hernmarck Ahliny e ka njoftuar rreth reformave që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka nisur vitin e kaluar në pothuajse të gjitha fushat që mbulon, …

Më shumë...

TRYEZË SHKENCORE PËR FESTIVALIN FOLKLORIK “ANADRINIA JEHON”

Tryeza shkencore “Anadrinia jehon”e cila do të mbahet me 11 maj 2019, i dedikohet punës së palodhshme dhe të vendosur të organizatorëve të kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore në komunën e Rahovecit. Duke qenë se festivali “Anadrinia jehon” ka mbledhur për vite me radhë artdashës, kultivues të kulturës dhe traditës …

Më shumë...

Pensionohen tre punëtor të administratës komunale në Malishevë

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, organizuar nga SPAK (Sindikata e Punëtorëve të Administratës Komunale), është mbajtur një ceremoni për pensionimin e tre zyrtarëve komunal, Xhafer Binishit, Ragip Thaçit dhe Haki Hotit. Krahas punëtorëve të administratës komunale dhe kreut të SPAK në Malishevë, Jakup Zulfaj dhe kryesisë, i …

Më shumë...

Në Malishevë është mbajtur tryezë informuese, për të drejtën e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas

Në Malishevë është mbajtur tryezë diskutimi, (fushatë informuese), me theks të veçantë, për të drejtën e qytetarëve, për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas, e organizuar nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas me mbështetjen e programit të UNDP-së, dhe Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë. E drejta e qytetarëve për …

Më shumë...

Mitingu i Poezisë në Junik

Arti i të shkruarit, karvani ,,Mitingu i Poezisë’ të premten kaloj në Junik, në Junikun e Din Mehmetit, në vendin e frymëzimit e trashëgimisë. “Shtëpia është e Zotit dhe e mikut”, kështu qe dhe në Junik ku u mirëpritën dhe dera ishte e hapur për shumë artist të pendës. Autorët …

Më shumë...

SHFMU ,,Maxhun Çekaj” në Irzniq shënon 92 vjetorin e themelimit i pranishëm edhe Kryeministri Haradinaj

Këtu i mora mësimet e para nga kjo shkollë, jam edhe i emocionuar që jam këtu në mesin tuaj sepse isha pikërisht nxënës i kësaj shkolle, këtu i takoi mësimdhënësit e mi por edhe gjeneratën time dhe shokët e bankës, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj gjatë …

Më shumë...

KEK-u kryen remontin kapital të Bllokut B-2 me qëllim të sigurimit stabil të prodhimit të energjisë

Menaxhmenti i KEK-ut e përkrah kërkesën e punëtorëve për të ndaluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat

Me qëllim të rritjes së sigurisë së prodhimit të energjisë elektrike dhe furnizimit të qytetarëve me energji stabile, Korporata Energjetike e Kosovës ka nisur remontin kapital të njësisë B-2 të Termocentralit Kosova B. Ky remont, i cili përfshinë riparimin gjeneral të njësisë B-2, ka filluar më 24 prill dhe do …

Më shumë...

Ministri Gashi: Artistët do të kenë mbështetje të vazhdueshme në ndërkombëtarizimin e artit dhe kulturës kosovare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, morën pjesë në inaugurimin solemn të Pavijonit të Republikës së Kosovës në Bienalen e 58-të të Venedikut, të përfaqësuar nga artisti Alban Muja. Me nga një fjalë rasti, Ministri Gashi dhe Kryetari …

Më shumë...

IOWA e gatshme të përkrahë zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Kapllan Halimi bashkë me Kryeshefin Ekezekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj kanë pritur në një takim një delegacion të shtetit të Iowa-s, të kryesuar nga drejtoresha ekzekutive e Iowa Sisters States, Heather Jones, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për …

Më shumë...

Ministri Shala lanson projektin “RAPEX Kosova”, qytetarët do të përdorin produkte të sigurta

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala vëri në funksion ueb-faqen për raportimin e produkteve të rrezikshme “RAPEX Kosova”. Shala tha se është i kënaqur për nisjen e këtij projekti, i cili sistem mundëson njoftimin e shpejtë përmes ueb-faqes për produktet që paraqesin rrezik serioz për konsumatorët e Republikës së …

Më shumë...

Ministri Bytyqi bashkë me kryeministrin Haradinaj morën pjesë në shënimin e 92 vjetorit të shkollës në Irzniq

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi bashkë me kryeministrin Haradinaj morën pjesë në shënimin e 92 vjetorit të shkollës në Irzniq të Deçanit. ,,Është emocion i veçantë në ditë të tilla, në ambiente të shkollave si kjo, sepse Irzniqi është një nga vendet ku i gjejmë organizimet e para të mësimit …

Më shumë...

Përkujtohen dëshmorët Afrim Behrami, Ismet Osmani dhe Xhevdet Dobrani

Drejtorët e Komunës së Skenderajt, familjarët dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë  homazhe te varrezat e dëshmorëve Afrim Behrami, Ismet Osmani dhe Xhevdet Dobrani, në Kompleksin e Dëshmorëve në Izbicë, në kujtim të 20-vjetorit të rënies së tyre dëshmorë. Dëshmorët e …

Më shumë...

Përkujtohet Heroi i Kombit Beg Rizaj

Me homazhe dhe vendosje të kurorave më lule është përkujtuar Heroi i Kombit Beg Rizaj. Homazhe kanë bërë nënkryetari i komunës së Deçanit Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, deputet, bashkëluftëtar, familjarë dhe qytetar të shumtë.

Më shumë...

Ministri Shala priti në takim ambasadorin O’Connell, flasin për përkrahjen ekonomike të Kosovës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vlerësuar përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës, gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorin e këtij shteti Ruairi O’Connell. Ministri Shala tha se Mbretëria e Bashkuar ka rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës drejt reformave ekonomike, duke shtuar se …

Më shumë...

Për Junikun e pastër dhe ekologjik

Drejtoria e shërbimeve publike, gjegjësisht inspektorati komunal në Junik vazhdimisht janë duke ushtruar përgjegjësit ligjore me qëllim të preventivës dhe pengimit si dhe të ruajtjes së një ambienti të pastër dhe ekologjik. Komuna e Junikut ka krijuar kushte të mira që Juniku të mbahet i pastër, andaj lusim qytetarët të …

Më shumë...

Në Deçan u mbajtën stërvitje shkollore me Simulator në rastet e tërmeteve

Agjencioni për menaxhimin emergjent- Ministria e Punëve te Brendshme, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim e komunës së Deçanit, Policia e Kosovës-Njësiti për Komunitet, Njësiti i zjarrfikësve-Deçan dhe Kryqi i Kuq, demonstruan ndodhjen e tërmetit, masat dhe mënyrat e mbrojtjes nga tërmeti eventual. Kjo ngjarje u …

Më shumë...