leoni

Dëshmorët

Bashkim Idriz Kerolli (10.12.1971 – 17.7.1998)

Bashkim Idriz Kerolli (10.12.1971 – 17.7.1998)

Bashkim Idriz Kerolli, u lind me 10 dhjetor të vitit 1971, në fshatin Polac të Skenderajt, nga nënë, Hamidja dhe babë, Idrizi. Shkollën fillore, “Drenica”, e kreu në vendlindje. Ishte fare i ri në moshë kur iu bashkua demonstratave të viteve 90-ta, në Mitrovicë, Skenderaj dhe në Drenas. Bashkimi, qysh …

Më shumë...

Avdyl Brahim Hasanaj (26.6.1926 – 17.7.1998)

Avdyl Brahim Hasanaj (26.6.1926 – 17.7.1998)

Dëshmori i kombit Avdyl Hasanaj u lind më 26 qershor të vitit 1926 në fshatin Smolicë të Gjakovës, në një familje me tradita atdhetare. Ishte fëmija i tretë i Brahim Hasanajt. Dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, Zeqa e Isufi, kishin vuajtur burg politik nëpër burgjet serbe e jugosllave. …

Më shumë...

Abdullah Zijadin Bugari (6.6.1962 -17.7.1998)

Abdullah Zijadin Bugari (6.6.1962 -17.7.1998)

Abdullah Bugari i takon plejadës së djelmoshave të cilët qëndronin në krye të gjeneratës, që mbi supet e veta të njoma e të ngarkuara para kohe me barrën shekullore, hapëroi guximshëm nëpër historinë kombëtare dhe gjeografinë e trojeve etnike. Kjo plejadë, e përgatitur mirë moralisht në shumë dimensione të rrafshit …

Më shumë...

Ramadan Beqir Fazliu (05.08.1954 – 17.07.1998)

Dëshmori, Ramadan Beqir Fazliu, uragan i lirisë

Ramadan Fazliu u lind në fshatin Pantinë të komunës së Vushtrrisë. Rrjedh nga një familje bujare punëtore atdhetare dhe e respektuar nga të gjithë. Ishte i biri i Beqir Fazliut nga Pantina e Vushtrrisë një burrë atdhetar i urtë punëtor e tepër human dhe nënës, Elife Zhegrova nga Cecelia e …

Më shumë...

Rexhë Sadik Qorraj (27.2.1960 – 13.7.1998)

Rexhë Sadik Qorraj (27.2.1960 - 13.7.1998)

Robëria shekullore mbi Kosovën, pesha e rëndë e saj në zemrat e jetërat e  shqiptarëve të kësaj treve kombëtare, që nga fillimi i shekullit 19, përgjithëisht te mbarë popullata shqiptare e kësaj ane, la vërragë të pashlyeshme, por edhe krenare, sidomos në biseda përkujtimore, nëpër oda e ndeja, madje edhe …

Më shumë...

Artan Nezir Qorraj (13.9.1980 -13.7.1998)

Artan Nezir Qorraj (13.9.1980 -13.7.1998)

Ende pa i mbushur tetëmbëdhjetë pranvera, me heroizmin e pashoq e shembullor, Artan Qorraj u përjetësua, duke e nderuar familjen, vendlindjen, Kosovën dhe mbarë kombin. Gjaku i tij u shenjëtërua në altarin e lirisë së shenjtë kosovare. Ai, bashkë me kushëririn, Rexhën, ranë në të njëjtën kohë e vend, me …

Më shumë...

Ylber Zenel Fanaj (29.8.1979 – 10.7.1998)

Ylber Zenel Fanaj (29.8.1979 – 10.7.1998)

Familja Fanaj ka qenë shumë e njohur në gjithë Krahinën e Lumës dhe më gjerë. Ajo ishte shtyllë e rezistencës kundër pushtuesit serbë, duke filluar qysh në Betejën e Lumës të nëntorit të 1912 ku kishin mbetur të vrarë mijëra serbë, të cilët pasi kishin larë me gjak dhe kishin …

Më shumë...

Albrim Zaim Fanaj (13.8.1978 – 10.7.1998)

Albrim Zaim Fanaj (13.8.1978 – 10.7.1998)

Familja Fanaj ka qenë e njohur për trimëri, bujari e atdhetari në gjithë Trevën e Lumës. Ishte një shtyllë e rezistencës kundër pushtuesit serb, duke filluar nga Beteja e Lumës e nëntorit të vitit 1912 ku kishin mbetur të vrarë mijëra serbë. Për këtë shkak forcat pushtuese serbe të Nikolla …

Më shumë...

Besim Tefik Fazliu (18.11.1970 – 10.7.1999)

Besim Tefik Fazliu (18.11.1970 – 10.7.1999)

Kosharja e Ferizajt, luftës së UÇK-së i ka dhënë dy dëshmorë: Bekim Tefik Fazliun dhe Brahim Ademin, i cili ka rënë në frontet e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, së bashku me komandantin Tahir Sinani, në gusht të vitit 2001. Ndërsa, në demonstratat popullote të vitit 1989, forcat serbe patën …

Më shumë...

Kolë Ndrecë Mirdita (9.2.1976 – 9.7.1998)

Kolë Ndrecë Mirdita (9.2.1976 - 9.7.1998)

“Prej Ranocit t’Lugut t’Drinit Ra një trim i Dukagjinit. N’Rrasë të Zogut ra në prita Dëshmor kombi, sot, Kolë Mirdita” (rapsodi për Kolë Ranocin) Familjet patriotike, që prej të parëve e trashëguan atdhetarinë, gjatë stuhive mbi trojet e këtij kombi, të shkelur me shekuj, u përpoqën që t’i ruajnë kultet …

Më shumë...

Fatmir Rexhep Doçi (14.8.1978 – 8.7.1998)

Fatmir Rexhep Doçi (14.8.1978 – 8.7.1998)

Në luftën heroike dhe fitimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë pjesë aktive shumë luftëtarë nga Shqipëria, nga mesi i tyre edhe disa oficerë të lartë. Në altarin e lirisë kanë rënë oficeri dhe pjesëmarrësi në të tri luftërat çlirimtare të UÇK-së, Tahir Sinani nga Tropoja, Fatmir DOÇI nga …

Më shumë...

Ymer Muhamet Bytyqi (14.3.1956 – 7.7.1998)

Ymer Muhamet Bytyqi (14.3.1956 – 7.7.1998)

Ymer Bytyqi u lind më 14. 3. 1956 në Nishor të Therandës. Është i biri i Muhamet dhe Sabrie Bytyqit, të cilët sollën në jetë nëntë fëmijë: Sevd-inë, Ymerin, Feratin, Fatmirin, Sadien, Sanien, Qamilen, Vahidin dhe Ashimin. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes, kurse në mungesë …

Më shumë...

Agim Abaz Mazrekaj (27.11.1970 -7.7.1998)

Agim Abaz Mazrekaj (27.11.1970 -7.7.1998)

Dëshmori Agim Mazrekaj ka lindur në fshatin Sllup të Deçanit më 27 nëntor 1970, në vigjilien e Festës së madhe të Flamurit. Prindërit e tij, Abazi ” e Zyma kishin shtatë fëmijë. Agimi ishte fëmija i tretë i tyre. Ai është vëllai i dëshmorit Tahir Mazrekaj, i rënë më 23 …

Më shumë...

Sylejman Mustafë Abdyli (10.4.1978 – 7.7.1998)

Sylejman Mustafë Abdyli (10.4.1978 – 7.7.1998)

Kur Kosovës iu rrezikua mbijetesa e ju vërsulën me gjitha mjetet luftarake dhe ushtarake bishat serbo-sllave, në mbrojtje të kombit të tyre u rreshtuan trimat e trimëreshat më të mirë të kombit, për mbrojtjen e gjitha trojeve Iliro – arbërore – dardane – shqiptare. Në ballë të kësaj furtune ishte …

Më shumë...

Nezir Halim Elezaj (1.3.1977 – 7.7.1998)

Nezir Halim Elezaj (1.3.1977 – 7.7.1998)

Dëshmori Nezir Elezaj, biografinë e vet e shkroi me heroizmin e treguar në luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës, ku la jetën e ëmbël rinore, familjen, vendlindjen, shokët, farefisin, për t’i dalur përballë armikut. Nezir Elezaj u lind në fshatin Morinë të Rekës së Keqe, komuna e Gjakovës. Prindërit Halim …

Më shumë...

Arben Avdyl Ukshini (15.12.1978 – 7.7.1998)

Arben Avdyl Ukshini (15.12.1978 - 7.7.1998)

Në mesin e trimave, që pa u hamendur ia fali jetën atdheut dhe shkëlqeu në fushëbeteja në ditët më të nevojshme për çlirimin e Kosovës, është edhe Arben Ukshini. Arbeni u lind më 15.12.1976 në Morinë, komuna e Gjakovës. Është fëmija i tretë nga shtatë fëmijët e prindërve Avdyl e …

Më shumë...