leoni

Dëshmorët

Fadil Halil Maloku (25.3.1978 – 16.4.1999)

Fadil Halil Maloku (25.3.1978 - 16.4.1999)

Kosharja, ku Fadil Maloku ra heroikisht, përjetoi një ndër betejat më të lavdishme e me përmasa gjithëkombëtare, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë betejë ra heroikisht dëshmori Fadil Maloku. Fadil Maloku lindi më 25.3.1978 në fshatin Gjocaj të Junikut. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare, por bujare e …

Më shumë...

Kastriot Sahit Baftiu (24.11.1983 – 16.4.1999)

Kastriot Sahit Baftiu (24.11.1983 – 16.4.1999)

Kastriot Baftiu u lind më 24 nëntor 1983 në Prishtinë. Prindërit e tij, Sahiti e Hyrija e kishin të parin fëmijë. Shkollën fillore e kryen në Gjilan, kurse të mesmen e vazhdoi në gjimnazin “Zenel Hajdini”, të cilin nuk arriti ta përfundojë për shkak të rethanave të luftes. Pas fillimit …

Më shumë...

Sherif Sefë Sherifi (7.5.1943 – 15.4.1999)

Sherif Sefë Sherifi (7.5.1943 – 15.4.1999)

Sherif Sefë Sherifi ka lindur në fshatin Verbicë e Zhegocit më 7 maj të vitit 1943. Mësimet fillore dhe të mesmen i ka kryer në shkollën, “ Zenel Hajdini” në Viti, kualifikim i lartë për xehetari Sherifi rrjedh nga një familje e cila për breza të tërë ishte sakrifikuar për …

Më shumë...

Ibrahim Muharrem Oruçi (25.8.1968 – 15.4.1999)

Ibrahim Muharrem Oruçi (25.8.1968 - 15.4.1999)

Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kushtrimit për liri iu përgjigj edhe Ibrahim Oruçi. Ibrahim Oruçi, i njohur me emrin e luftës “Hushi”, ka lindur më 25 gusht të vitit 1968 në fshatin Bresalc të Gjilanit. Në fshatin e lindjes e ka kryer shkollën fillore dhe dy vjet të …

Më shumë...

Tefik Vehbi Zymberi (21.12.1960 – 15.4.1999)

Tefik Vehbi Zymberi (21.12.1960 - 15.4.1999)

Tefik Zymberi lindi më 21 dhjetor të vitit 1960 në fshatin Verbicë e Zhegocit. Ai ishte fëmija i katërt i prindërve të tij, Vebiut dhe Hanifes. Vëllezërit Mustafa e Bajrami dhe motra Zyria, ishin më të mëdhenj se Tefiku. Babai i Tefikut kishte punuar si minator në minierën e Kishnicës. …

Më shumë...

Hanumshahe A. Abdullahu – Zymberi (12.10.1962 – 15.4.1999)

Hanumshahe A. Abdullahu - Zymberi (12.10.1962 - 15.4.1999)

Nënë, unë po shkoj. Ti të mos mërzitesh! Luftë është dhe lufta merr njerëz. Ti i ke shtatë fëmijë dhe pret të të shpëtojnë të gjithë! Jo nënë, gjysma prej tyre po të të shpëtojnë, derisa ta fitojmë lirinë, ti duhet të jesh e kënaqur!. Këto ishin fjalët e bisedës …

Më shumë...

Ferid Esad Curri (10.10.1974 – 15.4.1999)

Ferid Esad Curri (10.10.1974 - 15.4.1999)

Familja e Esad Currit nga fshati Shipitullë i Vushtrrisë, ishte vendosur në fshatin Mazgit të Kastriotit. Babai Esadi dhe nëna, Halime Sogojeva, rritën katër bij: Mexhidin, Feridin, Petritin e Nusretin dhe dy bija: Hanumshahen dhe Mirishahen. Feridi lindi më 10 tetor të vitit 1974 në Mazgit. Shkollën fillore e mbaroi …

Më shumë...

Sylë Januz Bezeraj (25.11.1981 – 15.4.1999)

Sylë Januz Bezeraj (25.11.1981 – 15.4.1999)

Gjatë luftës çlirimtare, luftëtarët e UÇK-së, dëshmuan se trimëria e heroizmi nuk matet me kufij moshe. Për këtë dëshmojnë dhjetëra raste të angazhimit, të qëndresës e të rënieve heroike, të luftëtarëve që sapo kishin mbushur 16 apo 17 vjeç, siç është rasti me dëshmorin Sylë Bezeraj. Në këtë luftë, në …

Më shumë...

Isuf Hajrë Pollomi (20.1.1963 – 15.4.1999)

Isuf Hajrë Pollomi (20.1.1963 – 15.4.1999)

Fshati Herticë shtrihet 12 kilometra në juglindje të Besianës, me një vendbanim kodrinor-malor i tipit të shpërndarë në lagje mjaft larg njëra – tjetrës. Ndër këto lagje është edhe ajo Pollomi, në të cilën, në një familje të varfër, por atdhetare, më 20 janar 1963 u lind dëshmori i kombit …

Më shumë...

Alban Sheqir Ajeti (5.9.1978 – 15.4.1999)

Alban Sheqir Ajeti (5.9.1978 - 15.4.1999)

Masivi malor që përshkon vijën kufitare mes Kosovës e Serbisë gjatë gjithë qindvjeçarit ishte arenë e luftimeve sa të dhunshme aq edhe të lavdishme të historisë tonë. Populli i këtyre trevave, malësoret e këtyre maleve ishin bërë beden i pakapërcyeshëm i mbrojtjes së Atdheut nga pushtuesi sllav. Një ndër masakrat …

Më shumë...

Pajazit Misin Ahmeti (7.6.1971 – 15.4.1999)

Të martën në Teatrin e Gjilanit shfaqet dokumentari kushtuar heroit të kombit, Pajazit Ahmeti - Paja

Malësia e Zhegocit ruan nën kreshtat e veta, në heshtje, të kaluarën dhe të tashmen e saj. Kujtesa e popullit nuk ka mundur t’i lë në harresë bëmat e malësorëve të kësaj malësie gjatë shekujve të kaluar. Nëpër të gjitha etapat e historisë sonë, grykat dhe majat e këtyre maleve …

Më shumë...

Korab Masar Binxhia (14.4.1961 – 14.4.1999)

Korab Masar Binxhia (14.4.1961 – 14.4.1999)

Pothuajse asnjëherë në histori nuk ngjan që proceset të zhvillohen spontanisht dhe as individët të kyçen rastësisht në rrjedhat e mëdha të zhvillimeve historike, prandaj nuk është e rastësishme as dëshira e të rinjve gjakovarë të kyçyr në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët vepronin në Zonën Operative …

Më shumë...

Adem Feriz Gashi (5.4.1961 – 14.4.1999)

Adem Feriz Gashi (5.4.1961 - 14.4.1999)

Familjen Gashi nga Anallapi (ish – Bajqinë), viti 1918 e zë në pjesën jugore të Buzëllapit (ish – Dobërdolit) e që shtrihej deri në kufijtë e lagjes së Smajlajve në Bradash, në tokën që shtrihej përgjatë lumit Llap. Kjo familje ishte shumë e pasur, mirëpo, në kohën kur regjimi serb …

Më shumë...

Fehmi Bajrush Rama (15.9.1976 – 14.4.1999)

Fehmi Bajrush Rama (15.9.1976 – 14.4.1999)

Fehmiu ishte djali i Bajrush dhe Emine Ramës. Lindi më 15 shtator të vitit 1976 në fshatin Likoc të Drenicës. Ka qenë pjesëtar i një familjeje të njohur për bujari, mikpritje dhe atdhedashuri. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Ishte nxënës i dalluar në mësime. I zgjuar dhe i zellshëm, …

Më shumë...

Njazi Avdi Ferizi (16.4.1933 – 14.4.1999)

Njazi Avdi Ferizi (16.4.1933 – 14.4.1999)

Dëshmori Njazi Ferizi u lind më 16 prill të vitit 1933, në Kodrali të Deçanit. Prindërit e tij, Avdiu dhe Ryva kishin pesë fëmijë, katër djem dhe një vajzë, të cilët me mund të madh i rritën dhe i shkolluan. Dy prej tyre u bënë jenë kolosë: Njaziu kolos i …

Më shumë...

Shaqë Avdi Ferizi (23.12.1930 – 14.4.1999)

Shaqë Avdi Ferizi (23.12.1930 - 14.4.1999)

Shaqë Ferizi u lind më 30 dhjetor të vitit 1930, në fshatin Kodrali të Deçanit. Gjatë luftës së fundit çlirimtare ky fshat ka dhënë katërmbëdhjetë dëshmorë të kombit dhe tre martirë, dy prej të cilëve edhe sot e kësaj dite konsiderohen të zhdukur. Nga kjo familje dolën dy njerëz të …

Më shumë...