Lajmet

Agjencia Kundër-Korrupsion ka ushtruar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

AKK

Agjencia Kundër-Korrupsion ka ushtruar kallëzim penal kundër Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ai dyshohet për mos deklarim dhe fshehje të pasurisë, pasi në formularin e deklarimit të pasurisë më 2021, nuk i ka deklaruar aksionet e tij në kompaninë private “MB Consulting”. Pas zhvillimit të hetimeve paraprake, Anti-Korrupsioni …

Më shumë...

Fytyra e vërtetë e Ilir Metës: Kriminaliteti i shqiptarëve, në Kosovë, ka penguar liberalizimin e vizave (!)

Ilir Meta

Tani që nuk është më kryetar, Ilir Meta  zbulon qëndrimin e tij  kundër Kosovës. Ai thotë se  Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat me Kosovën sepse ka frikë nga krimi kosovar. Këtë deklaratë e ka bërë sot nga Vlora, ish-presidenti shqiptar, kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kriminaliteti shqiptar …

Më shumë...

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it e kanë rritur praninë në pikë kalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjakë

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it e kanë rritur praninë në pikë kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë si dhe aktivitetet patrulluese në atë zonë me qëllim të rritjes së vetëdijes për situatën. Këto masa janë marrë për të mundësuar që KFOR-i t’u përgjigjet shpejt të gjitha sfidave të sigurisë, ka thënë …

Më shumë...

Ivica Daçiq ka bërë thirrje për unifikim politik në Serbi, pasi mendon se koha është të zgjidhet opsioni mes luftës e paqes

Ivica Daçiq

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, dhe kryetar i Kuvendit, Ivica Daçiq, është bashkuar në thirrjet  e zyrtarëve serbë,  të cilët po i thurin lavde Aleksandar Vuçiqit para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Daçiq ka bërë thirrje për unifikim në Serbi, pasi sipas tij në këtë situatë do …

Më shumë...

SBASHK: Varet nga Qeveria nëse do të fillojë apo jo mësimi në shkollat e Kosovës

SBASHK

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, ka thënë se procesi i fillimit mësimor varet nga Qeveria e Kosovës. Nëse ajo nuk i realizon kërkesat, atëherë 1 shtatori mësimdhënësit do t’i gjejë në grevë të përgjithshme. Ne mendojmë që me 1 shtator të fillojë viti shkollor, mirëpo se a do të fillojë …

Më shumë...

Bajram Begaj: Ekziston rreziku i eskalimit të situatës në veri të Kosovës, pasi atje ka struktura kriminale

Bajram Begaj thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol vendimtar për Kosovën e lirë e të pavarur

Kryetari  i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se ekziston rreziku i eskalimit të situatës në veri të Kosovës, pasi ka thënë se strukturat kriminale atje mund ta provokojnë këtë, pasi tje ka struktura kriminale të përkrahura nga elementet shtetërore që mund të cenojnë sigurinë. Ajo që mund të them është …

Më shumë...

Një ditë para takimit me Albin Kurtin në Bruksel, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pranoi një telefonatë nga Uashingtoni

Vuçiq

Një  ditë para takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pranuar  një telefonatë nga Uashingtoni. Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Derek Scholl, këshilltar i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Serbisë, përmes …

Më shumë...

Volodimir Zelensky, Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i OKB-së Antonio Guterres, takohen të enjten në Ukrainë

Volodymyr

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i OKB-së Antonio Guterres do të takohen të enjten në Ukrainë, njoftuan Kombet e Bashkuara. “Me ftesë të presidentit Volodymyr Zelensky, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Lviv të enjten për të marrë pjesë në një …

Më shumë...

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale duhet që deri më me 30 shtator ta dorëzojë aktakuzën e ndryshuar për Hasim Thaçin

Hashim Thaci

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale duhet që deri më me 30 shtator ta dorëzojë aktakuzën e ndryshuar për Hasim Thaçin. Pasi gjyqtari paraprak ka miratuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit që pretendonte mangësi në aktakuzën e fundit të dorëzuar në këtë rast, Zyra e Prokurorit duhet ta …

Më shumë...

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar mungesën e takimit mes kryetarit të Shqipërisë, Bajram Begaj e Lumir Abdixhikut

Isa Mustafa

Isa Mustafa, ka thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë domethënie të veçantë pasi janë relacione brenda një kombi. Ai sqarioi se kryetari  i Shqipërisë i ka pritur zyrtarët kosovarë edhe në vitet e 90-ta, kur askush nuk na pranonte si shtet. “Relacionet me Shqipërinë kanë peshë dhe domethënie të veçantë. …

Më shumë...

Përparim Kryeziu: Më 18 gusht, në takimin e Brukselit mes Kurtit e Vuçiqit parashihet të diskutohen dy pika kryesore

Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke folur lidhur me takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që pritet të mbahet më 18 gusht, ka thënë se në këtë takim parashihet të diskutohen dy pika kryesore, që janë elementet e një kornize të …

Më shumë...

Kryeministri Albin Kurti, nesër në Bruksel do të takohet me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Samitin që u mbajt në Brdo të Sllovenisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër në Bruksel takohet me  kryerin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku temë e  bisedimeve pritet të jetë çështja e Asociacionit të Komunave serbe. Dy ditë para këtij takimi të shumë komentuar, Kurtit nga SHBA-ja i ka ardhur një  mesazh nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken. …

Më shumë...

Belinda Balluku: Kosova dhe Shqipëria kanë kohë që bashkëpunojnë në fushën energjetike

Belinda Balluku: Kosova dhe Shqipëria kanë kohë që bashkëpunojnë në fushën energjetike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, ka thënë se çdo tepricë të energjisë elektrike në Shqipëri sigurisht se Korporata Energjetike e Shqipërisë do të ia dërgonte Korporatës Energjetike të Kosovës. Ajo ka thënë se tashmë edhe vendet më të zhvilluara janë duke u përballur me një krizë …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku nuk pranoi ta takojë kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj, duke kushtëzuar takimin në selinë e LDK-së (!)

Kryetari Begaj thotë se askush nuk mund të verë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Kryetari  i Shqipërisë, Bajram Begaj  sot i kishte ftuar krerët e partive parlamentare të Kosovës në selinë e Kuvendit,  në Prishtinë. Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj shkuan e takuan kreun e shtetit shqiptar në selinë e Kuvendit. Abdixhiku refuzoi. Një burim diplomatik tha për  gazetën DITA se nga çdo këndvështrim …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Deklaratat e Kurtit e Vuçiqit kanë qëllim për t’ia rritur çmimin “paktit për mos sulmim”

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për luftë të mundshme në Ballkan, i ka quajtur retorikë artificiale. Këto  deklarata kanë vetëm një qëllim për t’ia rritur çmimin paktit për mos sulm që pritet të nënshkruhet nga liderët e të dy …

Më shumë...

“Specialja” garanton zgjatjen e kufirit të fjalës për të pandehurit, në përgjigjen e përbashkët me avokatët, deri në 500 fjalë

  Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guiju ka aprovuar kërkesën e ekipeve të mbrojtjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, për zgjatje të kufirit të fjalës për përgjigje të përbashkët ndaj përgjigjes së prokurorisë për mocionin e përbashkët të mbrojtjes për zbulim në bazë …

Më shumë...