Lajmet

Kosovë–Shqipëri forcojnë bashkëpunimin policor, nënshkruhet marrëveshja për patrullime të përbashkëta në sezonin turistik

Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për organizimin e patrullimeve të përbashkëta të policisë rrugore gjatë sezonit turistik 2026, me qëllim rritjen e sigurisë dhe menaxhimin më efikas të qarkullimit në periudhat me fluks të lartë udhëtarësh. Delegacioni i Policisë së Kosovës, i udhëhequr …

Më shumë...

Albin Kurti premton zgjerim të çerdheve në Kosovë, opozita kujton mosrealizimin e premtimeve të mëparshme

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, gjatë një tubimi zgjedhor në Gjakovë ka premtuar sërish rritjen e numrit të çerdheve në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një masë të domosdoshme për përfshirjen më të madhe të grave në tregun e punës. Kurti theksoi se zhvillimi i infrastrukturës për kujdesin ndaj …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Uji është pasuria strategjike e Kosovës, PDK planifikon ndërtimin e pesë digave dhe pesë liqeneve akumuluese

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka prezantuar vizionin e tij për menaxhimin afatgjatë të burimeve ujore në Kosovë, duke theksuar se investimi në ujë është investim në sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në një video të realizuar në zonën e Dragaqinës, Hoxhaj tha se ndërtimi i një …

Më shumë...

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Pejë, fokus në gatishmëri dhe reagim emergjent

Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje me helikopterë në kampin “Villaggio Italia” në Pejë, me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe përmirësimin e koordinimit ndërmjet ekuipazheve ajrore dhe personelit në terren. Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti është fokusuar në transportin e personelit, evakuimin e …

Më shumë...

DnV: Fushata po dominohet nga liderët, gjuha e urrejtjes dhe përdorimi i resurseve publike

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ripërsëriti kërkesën për marrëveshje historike me shqiptarët. Pasi ka folur për fuqizimin ushtarak të Serbisë

Demokracia në Veprim ka publikuar vlerësimin e saj për pesë ditët e para të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke evidentuar një sërë shqetësimesh që lidhen me barazinë e garës, përdorimin e resurseve publike, gjuhën e urrejtjes dhe përfshirjen e fëmijëve në aktivitete politike. Sipas DnV-së, në …

Më shumë...

BE nuk dërgon mision vëzhgues në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Për herë të parë pas më shumë se një dekade, Bashkimi Evropian nuk do të angazhojë një mision të posaçëm për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke shënuar një devijim nga praktika e deritanishme në proceset zgjedhore të vendit. Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i …

Më shumë...

Bedri Hamza prezanton zotimin për shëndetësinë: sigurime shëndetësore, barna falas dhe investime në infrastrukturë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar sot zotimin e tretë elektoral të partisë së tij, i cili fokusohet në reformimin e sistemit shëndetësor në vend. Gjatë një konference për media, Hamza theksoi se programi qeverisës i PDK-së synon krijimin e një sistemi …

Më shumë...

Ardian Gjini siguron SHBA-të: Ndryshimi në AAK nuk prek orientimin strategjik të partisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka njoftuar për një takim me të ngarkuarën me punë n. ë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ku ka theksuar se ndryshimi në lidershipin e partisë nuk nënkupton asnjë ndryshim në orientimin strategjik të saj. …

Më shumë...

Avdullah Hoti kritikon menaxhimin e sektorit të energjisë: kërkon hetime, transparencë dhe rishikim të vendimeve strategjike

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ngritur një varg kritikash ndaj institucioneve përgjegjëse për sektorin e energjisë, duke kërkuar masa urgjente për transparencë, llogaridhënie dhe rishikim të politikave energjetike në vend. Duke iu referuar një vendimi të fundit të Inspektoratit Qendror të Tregut për gjobitjen e KEDS-it për pasaktësi në …

Më shumë...

VV sërish në qendër të kritikave për përfshirjen e fëmijëve në fushatë zgjedhore

Fëmijët po vazhdojnë të shfaqen në aktivitete që lidhen me fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje, pavarësisht kritikave të vazhdueshme për përfshirjen e të miturve në ngjarje me karakter politik. Në një video të siguruar nga Periskopi, në Ferizaj shihen disa fëmijë duke marrë fletushka zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, ku të miturit …

Më shumë...

AGK i kërkon Antonio Costa-s të trajtojë lirinë e medias në Kosovë gjatë takimeve me Qeverinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i është drejtuar me një kërkesë publike Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, me rastin e vizitës së tij në Kosovë, duke i kërkuar që në takimet me institucionet vendore të ngrejë çështjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në vend. Në reagimin …

Më shumë...

Taulant Balla kundërshton Belerin për Zvërnecin: “Epir i Veriut” një term i tejkaluar dhe politikisht i vdekur

Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të eurodeputetit grek Fredi Beleri lidhur me Zvërnecin dhe përdorimin e termit “Epir i Veriut”. Në një postim publik, Balla ka theksuar se Zvërneci është pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë dhe ka kundërshtuar përdorimin …

Më shumë...

Ali Ahmeti i përgjigjet deklaratave të Albin Kurtit: Kritika për informim të gabuar dhe qëndrime politike në rajon

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të bëra në një intervistë televizive, duke vlerësuar se ai është informuar gabim lidhur me zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe pozitën e shqiptarëve atje. Në një reagim publik, Ahmeti tha …

Më shumë...

Ballkani drejt një vale të re zgjedhjesh

Zhvillimet e fundit politike në Ballkanin Perëndimor po sinjalizojnë një periudhë të re paqëndrueshmërie institucionale, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe mundësi dorëheqjesh që po përmenden gjithnjë e më shpesh nga liderët e rajonit. Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka habitur opinionin publik me deklaratat e tij, duke pranuar se, mes …

Më shumë...

Bedri Hamza: Mos e pranoni krizën si normalitet, Kosova ka nevojë për ndryshim dhe siguri ekonomike

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me gratë aktiviste dhe mbështetëse të partisë, ku ka prezantuar prioritetet e programit qeverisës të PDK-së dhe ka bërë thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 7 qershorit. Hamza u shpreh se qytetarët nuk duhet …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Pesë palë zgjedhje në 15 muaj tregojnë krizën e politikës, jo pjekurinë institucionale

Kryetari i NISMA-as, Fatmir Limaj ka vlerësuar se zgjedhjet aktuale po zhvillohen pa një kauzë të qartë politike dhe pa një arsye të mirëfilltë që do të justifikonte rikthimin e qytetarëve në kutitë e votimit. Limaj tha se procesi zgjedhor është i vështirë të shpjegohet nga pikëpamja përmbajtësore, pasi sipas …

Më shumë...