KOMISIONI PARLAMENTAR PËR ARSIM DËRGON PËR LEXIM TË PARË NË PARLAMENT PROJEKTLIGJIN PËR ARSIMIN E LARTË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim, ku shqyrtua në parim Projektligji për Arsimin e Lartë në Kosovë, i cili me një apstenim u miratua për dërgim në lexim të parë në Parlamentin e Kosovës. Ministri Bytyqi, me këtë rast tha se, Ministria e Arsimit ka ngritur një grup të punës për rishikimin, përkatësisht hartimin e Projektligjit për Arsimin e Lartë, për të cilin Ministri vlerësoi se ka bërë një punë të mirë në identifikimin e shumë çështjeve, të cilat kanë pasur nevojë të ndryshohen dhe kanë pësuar ndryshime. “Qëllimet kryesore të ndryshimeve kanë të bëjnë me modernizimin dhe mënyrën e qeverisjes brenda institucioneve të arsimit të lartë, me qëllimin e vetëm që të kemi ngritjen e cilësisë brenda tyre”, tha ministri Bytyqi, ndërsa theksoi se Projektligji ka pësuar ndryshime të cilat janë risi dhe kanë një rëndësi të veçantë, por tha se gjatë diskutimeve  dhe analizave të përbashkëta mund të plotësohen dhe të ndryshohen. Ministri Bytyqi, gjithashtu bëri të ditur se, është në proces edhe hartimi i Projektligjit për Agjencinë e Akreditimit, me të cilin po ashtu do të saktësohen aspekte të akreditimit të programeve, ndërsa do të shfuqizohet ndikimi i Ligjit të Arsimit të Lartë dhe do të imponohet nevoja e ndërlidhjes në veprim mes këtyre dy ligjeve. Në fund, ministri Bytyqi sqaroi se ky Projektligj ka dalë edhe në diskutim publik, ku të gjitha palët me interes, kanë pasur mundësinë dhe kanë dhënë komentet e tyre lidhur me të. Komisioni Parlamentar për Arisim, po sot, ka miratuar  edhe Marrëveshjen për  Bashkëfinancimin e Bursave në nivelin Master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi …