Daily Archives: 04/05/2017

Qendra Tregtare në Mitrovicë iu dorëzua Operatorit ekonomik “Emona” sh.p.k

Pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme ligjore dhe janë kryer formalitetet e duhura, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Operatorit ekonomik “Emona”, sh.p.k, nga Vushtrria, Shaip Mikullovci, kanë nënshkruar kontratën për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Mitrovicës në shfrytëzim afatshkurtër, përkatësisht …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Nuk janë shtetas të Kosovës vetëm ata që kanë zënë punë, në arsim shëndetësi dhe në administratën e Shtetit

Jakup Krasniqi

Nuk ka asnjë dyshim, ngritja e pagave në arsim, shëndetësi e administratë të shtetit është lajm i mirë, jo vetëm pse u janë ngritur të ardhurat kategorive të përmendura, por edhe pse është rritur Buxheti i shtetit e cila rritje po e mundëson ketë ngritje të pagave. Pastaj nuk ka …

Më shumë...

Komisioni përkrahu Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komisioni përkrahu Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, kryesuar nga kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën është shqyrtuar Projektligji nr.05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.  “Me këtë rast, kryetari i Komisionit Haradinaj, bëri të ditur se shqyrtimi i amendamenteve të …

Më shumë...

Shpërndahet Kuvendi i Shqipërisë, Meta: Keqardhje për bojkotin e Partisë Demokratike

Ilir Meta

Kuvendi i Shqipërisë i ka mbyllur sot punimet për këtë mandat katërvjeçar pa praninë e opozitës. Pas votimit të ligjeve të fundit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se reforma në drejtësi ishte një nga punët më të mira që ka realizuar ky Kuvend dhe shprehu keqardhjen për mungesën e …

Më shumë...

Erdogan uron Metën dhe e fton për vizitë zyrtare

Erdogan uron Metën dhe e fton për vizitë zyrtare

Kryetari i Turqisë, Recep Taip Erdogan ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen e tij në postin e kreut të Shqipërisë. Urimi është marrë nga Kryetari i zgjedhur i Shqipërisë përmes një bisede telefonike që është zhvilluar mes të dyve. “Ju falenderoj për kontributin tuaj si kryetar Kuvendi në forcimin e marrëdhënieve mes dy …

Më shumë...

Wallstrom: Përkrahja për Kosovën do të vazhdojë

Wallstrom: Përkrahja për Kosovën do të vazhdojë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Kreu i Kuvendit, Veseli, e ka njohur kryediplomaten suedeze me zhvillimet aktuale në vendin tonë, të arriturat zhvillimore të …

Më shumë...

Krasniqi flet për hapat e opozitës pas mbledhjes së nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë

Jakup Krasniqi

Nisma për Kosovën ka siguruar 41 nënshkrime të deputetëve dhe tashmë i ka votat e mjaftueshme që mund ta dërgojë në Kryesinë e Kuvendit mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një prononcim për Gazetën “Monitor” ka thënë se mocioni për …

Më shumë...

Trendafilova: Zbardhja e së vërtetës për krimet e paragjykuara të kryera nga UÇK-ja, i intereson vetë UÇK-së

Ekaterina Trendafilova pritet me respekt në Mitrovicën e Veriut, jo me protesta të përgjakshme, sikur në Prishtinë

Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, bullgarja Ekaterina Trendafilova në një konferencë për media tha se zbardhja e së vërtetës për krimet e paragjykuara të kryera nga UÇK-ja, i intereson vetë UÇK-së. E rëndësishme është zbardhja e së vërtetës, edhe nëse ka akuza. Jemi në fillim të procesit, por siguroj …

Më shumë...

Edi Rama: E dija që vettingu do të na sillte probleme, meqë ishte pika ku PD të kapej për të bllokuar reformën në drejtësi

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për mediet në sallën e hartave ka folur për negociatat me Partinë Demokratike. Ai me këtë rast ka thanë: Faleminderit që jeni sot këtu. Mendoj që është një moment i volitshëm për të bërë një rezyme të situatës për të dhënë disa …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli: Pensionistët duhet të kenë mbështetje më dinjitoze

Kryekuvendari Veseli: Pensionistët duhet të kenë mbështetje më dinjitoze

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në Akademinë solemne me rastin e 70-vjetorit të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, tha se Republika e Kosovës e ka për obligim që pensionistëve të saj, të cilët dje punuan për pavarësinë e saj, sot t’u garantojë pleqëri të pavarur. Para qindra …

Më shumë...

Deputetët as sot nuk e miratuan Rezolutën për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar rezoluta për unifikimin e pikave doganore me Shqipërinë

As në këtë seancën e sotme  deputetët e Kuvendit të Kosovës  nuk e miratuan Rezolutën për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes. 31 deputetë votuan kundër, 22 për dhe 16 abstenuan. Kuvendi miratoi rekomandimet në lidhje me moszbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së …

Më shumë...

Në 19-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci shfaqet një film dokumentar

Ilir Halit Konushevci (20.6.1969 – 9.5.1998)

Me rastin e 19-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci – “MËRGIMI”, shfaqet premiera e dokumentarit: “BUKA E UÇK-së, Historia e Grupit të Logjistikës “MËRGIMI”, përgatitur nga regjisori Virgjil Kule. Premiera mbahet më 5 maj 2017 (e premte), në Kino-ABC, Prishtinë, duke filluar prej orës 13:00.

Më shumë...

Më 5 maj me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar në Pejë zhvillohen aktivitete tematike e përkujtimore

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Më 5 maj me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar në Pejë do të zhvillohen aktivitete tematike e përkujtimore. Në orën 11:00, homazhet  për dëshmorët mbahen në qendër të qytetit, në Pejë, Në orën 12,00 mbahet  Akademia solemne në kinoteatrin Jusuf Gërvalla të qytetit, ku pritet të marrin …

Më shumë...

Festivali folklorik, “Hasi jehon”, mbahet më 4.5 dhe 6 maj në fshatin Gjonaj të Hasit

Në edicionin e 28-të të festivalit Hasi jehon marrin pjesë tetë Shoqëri Kulturore Artistike

Me rastin e fillimit të Festivalit tradicional, “Hasi Jehon” që mbahet prej sot deri më 6 maj, organizatori, Haziz Hodaj ka bërë publik programin e tri netëve të edicionit të 28 të këtij Festivali, i cili këtë vit mbahet në fshatin Gjonaj të Hasit.  Sipas Hodajt në Festival marrin pjesë  Shoqëritë …

Më shumë...

Muharrem Beka: Zjarrfikësit e Kosovës janë në gjendje të rëndë, në të gjitha aspektet

Zjarrfikësit

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka më rastin e 4 Majit, Ditës ndërkombëtare të Zjarrfikësve thotë se ky përvjetor  ketë shërbim edhe në këtë vit e gjen në gjendje te pa lakmueshme dhe mjaft te rëndë ne te gjitha aspektet, si organizimi, menaxhimi. kapacitetet teknike, gjithashtu dhe …

Më shumë...

Ermira Babamusta: Festivali i Filmit Shqiptar (AFW) këtë vit prezanton 18 filma në Nju Jork

Ermira Babamusta: Festivali i Filmit Shqiptar (AFW) këtë vit prezanton 18 filma në Nju Jork

Çdo vit, festivali i filmit shqiptar në Nju Jork, “Java e Filmit Shqiptar” (Albanian Film Week -AFW) rrit nivelin kulturor të Nju Jorkut, një qytet i pasuruar në art dhe kulturë. Programet argëtuese dhe promovuese të festivalit paraqesin para publikut amerikan dhe atij shqiptar projektet më të rejat filmike të …

Më shumë...