Kryetari i komunës së Deçanit, z.Rasim Selmanaj, ka pritur në takim Klubin e Hendbollit të femrave nga Deçani, trajnerin z.Avdullah Çekaj dhe veteranin e sportit z.Muhamet Alaj. Më këtë rast z.Muhamet Alaj, bëri të ditur se Klubi i Hendbollit të femrave të Deçanit po ecën drejt sukseseve dhe traditës që …
Më shumë...Monthly Archives: July 2016
Intensifikohen punimet në projektet e Infrastrukturës në Skenderaj
Duke shfrytëzuar kushtet klimatike, në shumicën e projekteve që po realizohen nga Komuna e Skenderajt, janë intensifikuar punimet. Në shumë lokalitet tashmë po punohet intensivisht në projektet e Infrastrukturës rrugore. Duke qenë afër çdo projekti që po realizohet, nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura ka vizituar disa nga lokalitetet ku po …
Më shumë...Fuqizimi ekonomik i gruas, investim për të ardhmen
Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, takoi Vetone Veliun dhe Kenan Beqiri përfaqësuesit e projektit “Për mjedisin përkrahës afarist për bizneset e grave në Mitrovicën e Veriut dhe Jugut” , me ç’rast biseduan rreth organizimit të këtij projekti. Vitin e kaluar është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit, e cila ka …
Më shumë...Njoftim për repelimin e kafshëve në Panorc dhe Rud të Malishevës
Njoftohen banorët e Panorcit dhe Rudit të komunës së Malishevës, se të premten më 22 Korrik 2016, do të bëhet repelimi i kafshëve. Ky është cikli i katërt i repelimit të kafshëve, në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me këtë …
Më shumë...Veteranët e UÇK-së, në Therandë kërkojnë kthimin e dinjitetit të ushtarit, invalidit dhe dëshmorit të UÇK-së
Përmes njhë deklarate publike, Veteranët e UÇK-së, në Therandë, (ish-Suharekë) kanë shprehur pakënaqësitë e tyre drejtuar Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të UÇK-së. Ata gjatë punimeve të Kuvendit të III-të, kanë prezantuar fakte se në listat e kategorive të luftës janë futur edhe ata që kanë …
Më shumë...Isa Mustafa e di shumë mirë se ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi, por është i shantazhuar me dosje
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj është cituar të ketë deklaruar se kyeministri i Kosovës, Isa Mustafa e di shumë mirë se ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi, mirëpo qëndrimi i tij këmbëngulës për ta çuar përpara marrëveshjen aktuale mund të lidhet edhe me 70 dosjet …
Më shumë...Sherif Krasniqi: Është e pa kuptim mbajtja në burg e Komandantit të UÇK-së, Azem Syla-DAJA
Është e pakuptueshme për mua, si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burgosja e ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, i cili me besnikëri, trimëri dhe patriotizëm të lartë, drejtoi luftën historike për të çliruar vendin nga robëria shekullore e pushtuesit serb. Si komandant i përgjithshëm, Azem Syla diti …
Më shumë...Agim Sylejmani: Derisa ne merremi me problemet e Turqisë, qeveria e korruptuar po i jep toka Malit të Zi
Sot ngado të kthesh kokën do shohësh gazeta që shkruajnë me tituj bombastikë për ngjarjet në Turqi. Lësho cilindo kanal televiziv në gjuhën shqipe, atë punë bëjnë, merren vetëm me problemin e Turqisë. Futem në portale në gjuhën shqipe, po e njëjta gjë. Shfletoj rrjetet sociale në gjuhën shqipe dhe …
Më shumë...Ekspertët kërkuan rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi
Organizuar nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës, me përkrahje të Friedrich Ebert Stiftung, sot u mbajt tryeza me temë “Demarkacioni i kufirit Kosovë- Mali i Zi nga përspektiva e qytetarëve malazezë të Kosovës” duke folur para pjesëmarrësve në këtë tryezë, përfaqësuesi i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Sllobodan Vujiçiq kërkoi …
Më shumë...Me anë të pastrimit të listës së votuesve në IRJM mund të ju mohohet e drejta e votimit dhjetëra mijëra votuesve shqiptar
Në emër të pastrimit të listës së votuesve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë mund të ju mohohet e drejta e votimit dhjetëra mijëra votuesve shqiptar. Njoftohet se shumica e tyre që do të ju mohohet e drejta e votimit janë nga diaspora shqiptare. Organizata OBRIE ka tërhequr vërejtjen se …
Më shumë...Ka përfunduar takimi mes ambasadorëve: Donald Lu, Romana Vlahutin dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha
Ka përfunduar takimi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, mes ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, për sqarimin e detajeve të draftit të reformës në drejtësi. Në përfundim të tij, Basha është larguar nga selia e Kryesisë në heshtje, duke mos bërë asnjë prononcim …
Më shumë...Pjesëtarë të FSK-së, kryen me sukses Kursin Bazik për Parashutizëm Luftarak në Republikën e Kroacisë
Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, një ekip oficerësh dhe ushtarësh të FSK-së, prej 6 vetash, për dy javë (25 qershor-08 korrik 2016) kanë kryer trajnimin Bazik për Parashutizëm Luftarak në Republikën e Kroacisë, gjegjësisht në Akademinë Ushtarake …
Më shumë...Rexhep Selimi: Përkulja e Hashim Thaçit para mbishkrimit ku shqiptarët cilësohen terroristë, është e pafalshme
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka reaguar ndaj vizitës së djeshme të kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi në fshatin Grackë të Lipjanit me ç’rast u përkul te pllaka përkujtimore për 14 serbë e vrarë në këtë fshat në korrikun e vitit 1999. Deputeti Selimi ka shkruar me këtë rast se …
Më shumë...Veseli: Propozimet e mërgimtarëve do të jenë pjesë e politikës shtetërore
Nëpërmjet një postimi në adresën elektronike facebook, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka falënderuar të gjithë mërgimtarët që kanë vizituar dhe po vizitojnë institucionin që drejton. Ai në mes tjerash ka shkruar se mërgimtarët jetojnë me ne, me të arriturat tona, vështirësitë dhe sakrificat tona, jetojnë me shpirt …
Më shumë...Qeveria e Kosovës e pranon pa dashje që nuk ka autoritet në pjesën veriore të Kosovës
Qeveria e Kosovës e ka pranuar pa dashje që nuk ka autoritet në pjesën veriore të Kosovës dhe se nuk ka të dhëna se cila është vlera e investimeve që po bënë Serbia në atë pjesë të vendit tonë. Nga një intervistë e dhënë për Radion Evropa e Lirë nga …
Më shumë...Ministria e Infrastrukturës ndanë 150,000.00 euro për komunën e Ranillugut
Në vazhdën e aktiviteteve të ministrisë së Infrastrukturës, ministri Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi edhe Komunën e Ranillugut, ku u taku me kryetarin e kësaj Komune, Gradimir Mikic. Me atë rast u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Ranillugut për një investim në …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
