Yearly Archives: 2016

Kryetari Selmanaj ka pritur në takim përfaqësues nga zyra regjionale e OSBE-së në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ka pritur në takim përfaqësues nga zyra regjionale e OSBE-së në Pejë z.Arben Ajrulai, Ushtrues detyre i zyrës regjional të OSBE-së në Pejë, më bashkëpunëtorët z.Sinisa Bencun, zyrtar i larte i demokratizimit dhe z.Maid Konjhodzic, zyrtar i demokratizimit. Në ketë takim të përbashkët …

Më shumë...

Plani për Menaxhimin e Mbeturinave me objektiva konkrete dhe plan operacional

Drejtoria për Shërbime Publike në Shtime, në bashkëpunim me  GIZ-in (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar),  ka organizuar punëtorinë e radhës në të cilën janë diskutuar objektivat dhe plani operacional që kanë të bëjnë me Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2017-2021. Komisioni Komunal dhe Konsulentët e GIZ-it, paraprakisht, kanë bërë …

Më shumë...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Zeqiri

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka qëndruar në familjen e të ndjerit Feriz Zeqirit me ç’rast ka ngushëlluar familjarët dhe të pranishmit në ngushëllime. Thaçi ka shprehur respektin institucional dhe personal për të ndjerin Feriz Zeqiri, duke çmuar lartë veprimtarinë e tij në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve …

Më shumë...

Përmbytjet shkaktuan dëme të konsiderueshme në komunën e Malishevës

Përmbytjet e javës së kaluar në komunën e Malishevës janë përcjellë me dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe në infrastrukturë, ndërsa problematikë mbetet gjendja e digës dhe urës në liqenin në Mirushë. Kështu u tha, në mbledhjen e rregullt të së hënës, të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga kryetari …

Më shumë...

Komuna e Malishevës ndihmon familjet e evokuara gjatë vërshimeve

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim,  gjat fundjavës ka vazhduar me përkrahjen e dhjetë familjeve të evokuara gjatë ditëve të vërshimeve të kësaj jave. Këto familje janë mbështetur me pako familjare, me qëllim të tejkalimit të situatës emergjente, që janë ballafaquar këto ditë. Sipas zyrtarit për emergjencave, …

Më shumë...

Protestuesit në Prishtinë kërkuan dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe shkarkime relevante

Sot në Mitrovicë mbahet Marshi Protestues: Drejtësi për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari

Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë marrë pjesë në protestën e sotme të mbajtur në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha si dhe shkarkimin e personave përgjegjës në Burgun e Prizrenit.  Protestuesja, Besa Luzha ka kërkuar  hetim …

Më shumë...

Veseli: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbesin të izoluar për shkak të demarkacionit

Kryekuvendari Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvenditt foli për Demarkacionin me Malin e Zi, duke shtuar  është bërë histori e gjatë dhe po dëmton procesin e liberalizimit të vizave. Ai tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbesin të izoluar për shkak të …

Më shumë...

Lista Serbe lavdëron edhe një të arritur të madhe në Bruksel, telekomunikacionin dhe AKS-në

Kodi telefonik i Kosovës

Lista Serbe konsideron se me dakordimi i mbrëmshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Beogradit e Prishtinës për telekomunikacionin, është kontribut i madh në normalizimin e marrëdhënieve dhe  kjo marrëveshje do të rezultojë edhe me formimin shumë të pritur të Asociacionit të Komunave serbe. Qeveria e Serbisë po i mbron  interesat …

Më shumë...

Edita Tahiri lavdëron arritjen e marrëveshjes për telekomunikacionin dhe radhit “fitoret” fiktive

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tani që është përjashtuar nga bisedimet me Serbinë, hedh shkelma

Ministrja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri  lavdëron arritjen e marrëveshjes për telekomunikacionin, gjatë lëshimit pe në Bruksel, duke pretenduar ta bind opinionin në vendin tonë se edhe kjo marrëveshje si gjithë të tjerat, sipas saj  kanë qenë në favor të Kosovës, pavarësisht se realiteti është diametralisht i …

Më shumë...

Kandidati prorus, i Moldavisë, Igor Dodon, ka fituar rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kandidati prorus, i Moldavisë, Igor Dodon, ka fituar rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kandidati prorus, i Moldavisë,  Igor Dodon, tha se ka fituar rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Moldavi, i cili është mbajtur të dielën. Me gati të gjitha votat e numëruara, Dodon ka fituar 55 për qind, ndërsa rivalja e tij pro-evropiane, Maia Sandu, 45 për qind. Këto kanë qenë …

Më shumë...

Edhe në Bullgari, pro rusi Rumen Radev, fitoi sot zgjedhjet presidenciale me 58 për qind të votave

Edhe në Bullgari, pro rusi Rumen Radev, fitoi sot zgjedhjet presidenciale me 58 për qind të votave

Kryeministri i Bullgarisë,  Bojko Borissov, ka bërë të ditur  se në mbledhjen e parë të Parlamentit do të paraqesë dorëheqjen, pas humbjes së kryetares së Parlamentit, Cetska Taçeva, e cila ishte paraqitur nga Partia Qytetarët për Zhvillimin Evropian, si kandidate në zgjedhjet e sotme presidenciale në Bullgari. Pasi kandidati i …

Më shumë...

Hahn: Marrëveshja për kodin telefonik, kushtëzon themelimin e Asociacionit të Komunave serbe

Hahn: Marrëveshja për kodin telefonik, kushtëzon themelimin e Asociacionit të Komunave serbe

Komisari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për kodin telefonik të Kosovës, ndërkohë që ka saktësuar se kjo marrëveshje duhet të përshpejtojë marrëveshjet e tjera, siç është ajo e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes së …

Më shumë...

Deputeti Shukri Buja po kërkon prishjen e koalicionit qeverisës me LDK-në

Shukri Buja: Qeveria duhet të shkojë në shtëpi, e Isa në pension

Deputeti i PDK-së, Shukri Buja ka filluar angazhimin e tij për prishjen e koalicionit PDK-LDK, duke mbështetur kërkesat për zgjidhje të parakohshme, të cilat i ka përmendur edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Buja ka premtuar se do të angazhohet si deputet dhe anëtar i Këshillit Drejtues të partisë për …

Më shumë...

Imri Ahmeti: Koalicioni PDK-LDK është stabil dhe nuk do të prishet

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Duke reaguar në thirrjen e deputetit, Shukri Buja për prishjen e koalicionit PDK-LDK, anëtari i Kryesisë së kësaj partie dhe kryetar i komunës së Lypjani, Imri Ahmeti, thotë se koalicioni është stabil dhe nuk do të prishet. Në një intervistë  për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur …

Më shumë...

Protestë më moton “Drejtësi për Astritin”

Protestë më moton “Drejtësi për Astritin”

Motoja e protestës së sotme “Drejtësi për Astritin”,  është organizuar nga përfaqësues të shoqërisë civile, artistë, gazetarë e publicistë. Pjesëmarrësit e kësaj protestë kërkojnë nga institucionet e drejtësisë të punojnë paanshëm në zbardhjen e vdekjes së Astriti Deharit më 5 nëntor gjatë kohës sa ndodhej në paraburgim. Protestës  i është …

Më shumë...