Arzana Kraja, bija e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja është gjetur sot pa shenja jete në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion. Ju njoftojmë se prokurori kujdestar për …
Më shumë...Yearly Archives: 2019
KQZ në pritje të konfirmimit të Gjykatës Supreme për fillimin e rinumërimit të 1. 472 vendvotimeve
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë me dije se janë në pritje të konfirmimit të Gjykatës Supreme për fillimin e rinumërimit të 1 472 vendvotimeve për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. “Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se …
Më shumë...Gjykata Supreme pritet të vërtetojë anulimin e pakove të zarfeve të ardhura nga Serbia, thotë Xhevdet Smakiqi
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh njohës i çështjeve juridike, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se Gjykata Supreme do ta vërtetojë vendimin që mori ditë më parë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të anuluar pakot e zarfeve të ardhura nga Serbia. Ai ka paraqitur faktet dhe provat …
Më shumë...Albin Kurti: Në bisedimit me LDK-së, për harmonizim të programit qeverisës janë kryer 80 për qind e temave
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se në bisedimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për harmonizim të programit qeverisës janë kryer 80 për qind të punëve. I pyetur nga Kosovapress për ndarje të ministrive, dhe kur do të takohet me kryetarin e LDK-së, ai tha se do të ndodhë …
Më shumë...Blerim Muriqi: Jo më zjarrvënësit e Shqipërisë!
Me Sali Berishën në krah dhe pushtetin në zemër, Albin Kurti ia ka mësyrë historisë! Paterica e re, Sali Berisha, nuk është e as mund të bëhet dashuria dhe përkushtimi i askujt veprimtari idealist të LVV-së. Janë dy fronte ndryshe, ndryshe, por një toke e qielli, një gjaku dhe një …
Më shumë...Natyra Kuçi: Nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit, vetëm për t’u bërë deputete
Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së, e cila i ka fituar votat për të qenë deputete në kuadër të koalicionit AAK-PSD, por që tash ulësja e saj rrezikohet me vendimin e PZAP-it me hyrjen e Nismës në Kuvend, ka thënë se nuk do t’i mbështetë votat e Vuçiqit veç për t’u …
Më shumë...Bilall Sherifi: Vetëvendosja hoqi maskën, nga patriote doli grabitqare
Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi ka mbajtur një konferencë për media, ku ka demaskuar hipokrizinë, dyfytyrësinë, moralin e dyfishtë të Lëvizjes Vetëvendosje, të atyre që pretendojnë dhe proklamojnë një fillim të ri, që në fakt nuk paraqesin asgjë më shumë së sa një vazhdim i të keqes në …
Më shumë...Vuçiq: Anulimi i votave nga Serbia, është lojë të brendshme e të gjitha partive në Kosovë kundër Vetëvendosjes
Ndryshimi që prodhoi anulimi i votave nga Serbia në mandatet e partive politike ka rikthyer akuzat mes subjekteve. Lëvizja Vetëvendosje, së cilës iu hoqën tre deputetë pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, është kritikuar se me ankesën e ushtruar në Gjykatën Supreme po ia bën avokatin Listës …
Më shumë...Mali i Zi nismën për mini-Shengen Ballkanik të propozuara nga disa shtete e vlerëson si humbje energjie
Ministrja e Ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekuliq, hodhi poshtë idenë për t’iu bashkuar një versioni ballkanik të zonës Shengen, e cila do të shihte heqjen e pengesave për tregtinë e lirë dhe udhëtimet midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës e Bosnjë-Hercegovinës. Ministrja Sekuliq ka thënë se bashkimi …
Më shumë...Sot në komunën e Dardanës përfundon ushtrimi fushor “Partnerët 2019” i Forcës së Sigurisë të Kosovës
Sot në Dardanë do të përfundojë ushtrimi fushor “Partnerët 2019” dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati do të presë në takim zëvendëskomandantin e forcave tokësore të FSK-së, Hysen Dreshaj, në Qendrën Operative Emergjente. Të pranishëm do të jenë ekipet reaguese emergjente, komiteti për mbrojtje dhe shpëtim dhe akterët …
Më shumë...Hoti: Nuk varet nga LDK-ja nëse Nisma Socialdemokrate do të merr pjesë në një koalicion paszgjedhor qeveritar
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk varet nga LDK-ja nëse Nisma do të merr pjesë në një koalicion paszgjedhor qeveritar. “Nuk na takon neve që të vendosim për përfshirjen e Nismës në një koalicion paszgjedhor. Kjo i takon partisë së parë. VV ka marrë më …
Më shumë...Daniel Serwer: Një marrëveshje e mirë për Kosovën do të ishte ajo që ruan integritetin territorial të vendit
Analisti amerikan dhe eksperti i çështjeve për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se Kosova duhet të tregohet e kujdesshme në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë. I njohur si kundërshtues i idesë së shkëmbimit të territoreve, profesori në Universitetin “John Hopkins” në Uashington, Daniel Serwer, ka thënë se një marrëveshje …
Më shumë...Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Demush Laçi, është i ftuar i radhës nga Gjykata Speciale
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Demush Laçi, është i ftuar i radhës nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka bërë me dije vet Laçi përmes një postimi. “Të nderuar miq, bashkëluftetarë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës. Ju njoftoj se edhe unë si shumë bashkëluftëtarë sot mora një ftesë për intervistim nga Zyra e …
Më shumë...Inspektorati në Skenderaj asgjësoj produkte me afat të skaduar që i hasi në markete
Drejtoria e inspektoratit gjatë kontrolleve që ka bërë nëpër markete të ndryshme në fshatin Polac, ka hasur në produkte me afat të skaduar në njërin prej marketeve në këtë fshat, përkatësisht në marketin “Ardi, ku pastaj e kanë bërë konfiskimin e mallit, dhe e kanë asgjësuar atë. Natyrisht, ndaj pronarit …
Më shumë...NJOFTIM PËR ASFALTIMIN E RRUGËS FERIZAJ-SHTËRPCË, PJESA GËRLICË E EPËRME – SHTËRPCË
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton publikun se është duke u punuar në asfaltimin e rrugës R115, Ferizaj-Shtërpcë, përkatësisht segmentin e kësaj rruge Gërlicë e Epërme-Shtërpcë. Asfaltimi i kësaj pjese të kësaj rruge ka një gjatësi prej 5 kilometrave. Gjatë ditës së martë është duke vazhduar asfaltimi, ndërsa për qytetarët …
Më shumë...Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, është zotuar se do ta heq kufirin me Kosovën
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, është zotuar se do ta heq kufirin me Kosovën. Këtë premtim Rama e ka dhënë kur televizioni “Top Channel” e ka pyetur kryeministrin shqiptar nëse Bashkimi Evropian i ka dhënë mbështetje për “Shengenit Ballkanik”, pas mbështetjes që ka marrë nga Matthew Palmer, i …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
