Gazeta londineze “The Times” raporton se 14 veteranë të luftës së Britanisë së Madhe, shumica e të cilëve morën pjesë në luftën në Afganistan, kanë kryer vetëvrasje në dy muajt e fundit. Gazeta raporton se shkalla e vetëvrasjeve është rritur në mesin e veteranëve britanikë që kanë marrë pjesë në …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Ministri, Anton Çuni priti ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel
Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, në vazhdën e vizitave të ambasadorëve të vendeve mike, priti sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel. Me këtë rast, ministri Quni falënderoi ambasadoren Butel, për vizitën e saj dhe shprehu falënderimin për Republikën e Francës, si …
Më shumë...RKL: Albin Kurti para dilemës hamletiane: “të jesh apo të mos jesh”
Nuk ka politikan në Kosovë, as në trojet shqiptare që do të preferonte të ishte në “lëkurën” e kryeministrit, Albin Kurti, veçmas në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Shteti-Zot” i shqiptarëve në planetin-tokë. Pavarësisht retorikës së zbutur, ekuivokëve të vajisura diplomatike të Albin Kurtit, tërheqjes e mos këputjes, …
Më shumë...Albin Kurti: Edhe nëse trupat e KFOR-it amerikan do të largohen nga Kosova, kjo nuk do të bëhet për shkak të taksës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk beson se trupat e KFOR-it amerikan do të largohen nga Kosova. Por, edhe sikur do të ndodhte një gjë e tillë, sipas tij, kjo nuk bëhet për shkak të tarifës së vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Pas tubimit elektoral në një restorant me të …
Më shumë...Ramiz Tafilaj: Letër e hapur gjithë spektrit politik të Kosovës
Miqësia e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një miqësi që e prodhuan rrethanat siç ishin ato “me qenë, ose mos me qenë”, që u shfaqen në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1921. Presidenti amerikan Uilson (Willson), ndërhyri që Shqipëria të dilte si shtet nga kjo …
Më shumë...Ilir Muharremi: Tejkalimi i koronavirusit
Rezja e parë e diellit u shfaq mbi këtë tokë pjellore, ulërimat dhe vajtimet e njerëzve dëgjohen gjithë andej globit. Njerëzit mundohen të strehohen në çdo skutë, hapësirë duke ikur nga teshtimat, kollitjet e deri te ai cili vdesë. Njeriu frikësohet nga vdekja dhe Koronavirusi e bëri njeriun e brishtë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Demonstratat e vitit 1981 grushtin më të fortë ia dhanë idesë së jugosllavizimit të shqiptarëve
Fillimisht, duhet pranuar faktin se jeta e përbashkët e shqiptarëve me serbë dhe kombet e tjera të Jugosllavisë deri në vitin 1981, kishte dhënë shumë rezultate në afrimin e popujve, por jo në afrimin mbi principe të barazisë, por mbi shembullin e skllavit të nënshtruar ndaj padronit. Në Jugosllavinë e …
Më shumë...Mehmet Bislimi: PRANVERA E VITIT 1981
Pranvera po vjen ngadalë, siç duket edhe nuk mund të kalojë pa u hetuar “koincidenca” e vlimeve të furishme në Kosovë, që në vazhdimësi kanë ndodhur gjatë muajit mars… Që nga viti 1981 e deri tek rënia e Komandantit Legjendar Adem Jashari, marsi ishte prehri ku mbështeti kokën e tij …
Më shumë...Kadri Veseli: Kryeministri, Albin Kurti është i paaftë dhe po rrezikon aleancën e Kosovës me Amerikën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme se kryeministri Albin Kurti është i paaftë dhe po rrezikon aleancën e Kosovës me SHBA-të. “Për ta parandaluar një dëm të tillë, së bashku me deputetët e partive të tjera opozitare, ne kemi ftuar për …
Më shumë...Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka insistuar në heqjen e pakusht të taksës, ndaj mallrave të Serbisë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka insistuar në heqjen e pakusht të taksës, duke kërkuar po ashtu që reciprociteti të dakordohet me SHBA-në dhe BE-në. Ai shkruan se marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike. “Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi”, …
Më shumë...Universiteti “Kadri Zeka” me një ceremoni solemne ka shënuar 7-vjetorin e themelimit
Pas intonimit të himneve, atij të Kosovës, Kombëtar dhe himnit të Universitetit të pranishmëve u është drejtuar me një fjalë rasti Rektori Bajram Kosumi. Rektori pasi ka uruar të gjithë për 7 vjetorin e themelimit, derisa ka folur për të arriturat e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, zhvillimin si dhe për …
Më shumë...Kryetari, Thaçi, i ka bërë thirrje urgjente Qeverisë të marrë vendime për plotësimin pa kusht të kërkesave që i ka bërë Amerika
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka bashkuar reagimeve të senatorit amerikan, David Perdue, të dërguarit të Posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e më pastaj, djalit të presidentit amerikan Donald Trump, të cilët kanë bërë të ditur se Shtetet e bashkuara duhet ta rishqyrtojnë kthimin e ushtarëve amerikanë …
Më shumë...Djali i kryetarit amerikan Donald Trump, përkrah senatorin amerikan, Perdue për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova
Djali i kryetarit amerikan, Donald Trump i Riu, ka përkrahur senatorin amerikan, David Perdue, i cili sot ka shkruar se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojnë praninë e ushtarëve në Kosovë, për shkak të qëndrimit të saj shpërfillës ndaj Amerikës. “Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur …
Më shumë...Jakup Krasniqi: Pse seanca e fundit e Kuvendit e huqi cakun?
Situata politike e viteve të fundit, e sidomos e këtij viti është duke e kërkuar një qasje tjetër të politikëbërësve e përfaqësuesve të popullit tonë në Kuvend e Qeveri. Ishte momenti më shumë sesa i duhur që institucioni më i lartë i shtetit, Kuvendi, më 9 mars 2020, t’i adresonte …
Më shumë...Pas takimit me këshilltarët e Macronit e të Merkelit, kryetari Thaçi tha se nuk u fol asnjë fjalë për liberalizimin e vizave
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që zhvilloi me këshilltarët e kryetarit francez Emmanuel Macron dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se fatkeqësisht, në takim nuk u tha asnjë fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Megjithatë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor, për aktualitetin …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin franko-gjerman me të cilin ka biseduar për taksën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion franko-gjerman. Pjesë e këtij delegacioni janë këshilltari i kancelares gjermane, Angela Merkel, z Jan Hecker, dhe ai i presidentit francez, Emmanuel Macron, z, Emmanuel Bonne. Mediet janë lejuar që të marrin vetëm pamje para këtij takimi, derisa është dhënë …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
