Brickos

Radio Kosova e Lire

Në Junik u mbajt aktiviteti tradicional „Dita e Gështenjës“   

Komuna e Junikut në bashkëpunim me Organizatën Holandeze për Zhvillim në Kosovë CNVP (Bashkojmë Vlerat e natyrës me Njerëzit) ka organizuar aktivitetin tradicional „Dita e Gështenjës“. Dita e Gështenjës u përcoll me një mori aktivitetesh si: tregun e trashëgimisë natyrore me produkte të ndryshme të gështenjës, mjaltës, qajra dhe produkte …

Më shumë...

KSB në Viti vlerëson situatën e qetë e stabile por shqetësim mbeten aksidentet me fatalitet

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e pestë të radhës në të cilën është vlerësuar gjendja e sigurisë e qetë dhe stabile. Kryesuesi i këtij takimi, zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka theksuar se po thuajse të gjitha rekomandimet e dala …

Më shumë...

Kryetari Haliti kërkon sqarime rreth ngecjeve në projektet e sigurimit të ujit të pijshëm në Viti

Organizuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në Viti është mbajtur një takim në mes të përfaqësuesve të Këshillave të Fshatrave, përfaqësuesit nga DORSCH/CDI, Astrit Vokshi dhe Muhamed Suliqi – Kryeshef ekzekutiv nga Kompania Rajonale e Ujërave “Hidromorava”- Gjilan. Takimi është mbajtur me qëllim që fshatrat e Komunës …

Më shumë...

Kryetari Halit bisedoi me ekspert ndërkombëtar rreth Master- Plani të Ujitjes

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim ekspertin ndërkombëtar nga fusha e gjeodezisë, Rutger Kuiper, i cili është me eksperiencë ndërkombëtare në lëmin e trajtimit të tokave dhe ujërave. Në këtë takim është folur mbi zhvillimin e një Master-Plani të Ujitjes dhe Kornizës së Investimeve në …

Më shumë...

Kryetari Begaj, mbajti mbledhjen e rregullt të Këshilli të Drejtorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si çdo të hëne ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve. Në këtë mbledhje drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për javën në vijim. Kryetari Begaj, fillimisht ka …

Më shumë...

Po vazhdojnë punimet në hapjen dhe rregullimin e rrugëve fushore në komunën e Junikut

Komuna e Junikut po vazhdon punimet në hapjen dhe rregullimin e rrugëve fushore në Junik. Këto rrugë kanë rëndësi të veçantë sepse ndikojnë në zhvillimin ekonomik duke krijuar kushte të favorshme për qytetarët të cilët merren me bujqësi, blegtori etj. Punimet janë duke vazhduar në rrugët fushore në lagjen Çok.

Më shumë...

Kryetari Haliti po merr pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore në Tiranë

Kryetari Haliti po merr pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore me temë: “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor në Evropën Juglindore”. Ky samit po mbahet në Tiranë dhe ka tubuar drejtues të lartë të shteteve e personalitete që kanë kontribuar e kontribuojnë për të marrë vendime te rëndësishme për …

Më shumë...

“Dita e Plisit” mbahet në Skenderaj

Gjatë ditës së shtunë është mbajtur aktiviteti kulturor “Dita e Plisit”, kështu një numër i burrave dhe grave me plis në kokë, aktivitetin e filluan së pari duke bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ku pastaj manifestimi filloi në kullën e Ahmet Delisë, në Prekaz, ku u …

Më shumë...

“Maja e Shkodranit” është pajisur me ndriçim

“Majën e Shkodranit” – këtë kala prej guri, prej së cilës qyteti i Rahovecit dhe rrafshi i Anadrinisë duken si në pëllëmbë të dorës, tanimë do të mund ta vizitojmë jo vetëm ditën. Nga sot shtegu i ecjes është pajisur me ndriçim, i cili edhe më tepër ia shton bukurinë …

Më shumë...

Nisin punimet e rrugës me gjatësi katër kilometra që lidhin Malishevën me Klinën

Fillimi i punimeve në rrugën me gjatësi prej katër kilometrash, që lidhë fshatin Rudë të Komunës së Malishevës, me fshatin Sferkë të Komunës së Klinës, është një projekt i Ministrisë së Infrastrukturës, ku participonjë edhe komunat në këtë investim të infrastrukturës rrugore. Për të parë nga afër se deri ku …

Më shumë...

Prindërit pajisin me dollapë SHFMU “ Fehmi Agani” në Turjakë të Malishevës

Me vetiniciativën e komunitetit prindëror në Turjakë të komunës së Malishevës, filloi dhe u realizua projekti për vendosjen e dollapëve për të gjithë nxënësit e nivelit fillor, përkatësisht klasave I deri të V-ta. Pajisja e klasave me dollapë personal për nxënësit e grupmoshave 6-11 vjeçar ishte shumë e nevojshme sipas …

Më shumë...

Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica”, mbajti trajnimin e radhës me fermerët prodhues të qumështit nga komuna e Deçanit

Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica”, mbajti trajnimin e radhës me fermerët prodhues të qumështit nga komuna e Deçanit, trajnim ky i mbështetur nga Bashkimi Evropian, dhe që implementohet nga (GLV) “Gjeravica”. Pjesëmarrësit kanë ndjekur trajnimin me temën: Specifikat e prodhimit dhe problemet e qumështit. Kjo temë zgjoi kureshtjen e fermerëve, …

Më shumë...

Biblioteka Komunale “Sulejman Krasniqi, në Rahovec ndau libra për SHFMU “Isa Boletini’’ në Rahovec

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, konkretisht Biblioteka Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec, ndau një numër tituj librash për nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Isa Boletini” në qytetin e Rahovecit. Pas identifikimit të mungesës së titujve të rinjë në këtë bibliotekë, janë ndarë libra që kontribuojnë në …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka takuar edhe këtë të enjte qytetarët

Ashtu siç janë planifikuar, takimet me qytetarë janë mbajtur edhe këtë të enjte. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka zhvilluar takimet me qytetarë, për ti dëgjuar dhe diskutuar bashkë ankesat, kërkesat dhe vërejtjet e tyre, duke i ofruar atyre zgjidhje në kuadër të kapaciteteve që ka Komuna.

Më shumë...

Dita e Gështenjës në Junik

Komuna e Junikut në bashkëpunim me Organizatën Holandeze për Zhvillim në Kosovë CNVP (Bashkojmë Vlerat e natyrës me Njerëzit) organizon aktivitetin tradicional „Dita e Gështenjës“. Manifestimi mbahet të hënën, më datë 28 Tetor 2019 me fillim në ora: ‪11:00 në hapësirat e Qendrës Rajonale të Turizmit n’Dukagjin (QRT) Kulla e …

Më shumë...

Mbjelljen e drunj dekorativ në vendin ku pak kohë më parë ishte deponi ilegale e mbeturinave afër fshatrave Lumbardh dhe Broliq

Ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit e ka në dorë secili prej nesh, dhe duhet të përpiqemi t’i japim jetë atij, e këtë filluam ta bëjmë me mbjelljen e fidaneve-drunjve dekorativ, në vendin ku pak kohë më parë ishte deponi ilegale e mbeturinave, afër fshatrave Lumbardh dhe Broliq, është shprehur kryetari …

Më shumë...