Radio Kosova e Lire

Bajrami dhe Dukolli, pritën në takim Drejtorin e Ballkanit Perëndimor

Valdete Bajrami së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Çerkin Dukolli, pritën në takim Emil Atanasobski, Drejtor i Ballkanit Perëndimor, Rob van Leeuwenhoek, Menaxher i lartë në Westminster Foundation for Democracy dhe Fitim Mulolli përfaqësues i WFD për Kosovën, ku u diskutua për projektet e ardhshme të WFD të …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit renditet e katërta me 78.17 % për arritjen e përgjithshme të performancës komunale

Në Prishtinë, janë publikuar rezultatet nga Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për arritjen e përgjithshme të performancës sipas komunave dhe sipas këtyre rezultateve të publikuara, komuna e Rahovecit është renditur e katërta me 78.17 %  në mesin e 37 komunave të Republikë së Kosovës. Në ceremoninë e organizuar nga …

Më shumë...

Malisheva në mesin e komunave me performancë të mirë për vitin 2018

Komuna e Malishevës renditet në mesin e komunave me performacë të lartë të treguar gjatë vitit 2018. Në një takim të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), edhe zyrtarisht, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pranuar çmimin nga ministrja e MAPL, Adriana Hodzic, përmes së …

Më shumë...

Komuna e Junikut për të III-tën herë merr çmimin e I-rë për performancën komunale në nivel Kosove

Në një garë të fortë mes 38 komunave, bazuar në 14 fusha dhe 77 indikatorë të performancës me 88.14%, komuna e Junikut për të tretën herë radhazi shpallet komuna me performancën më të mirë për vitin 2018 nga MAPL dhe DEMOS. Qeverisja Demokratike, Menaxhimi Komunal, Transparenca, Integriteti si dhe Klima …

Më shumë...

Përkujtohen dëshmorët Malush Ahmeti e Faik Goxhuli

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, familjarët, bashkëluftëtarët dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve të kombit, Malush Ahmeti dhe Faik Goxhuli, në kujtim të sakrificës sublime të tyre, për lirinë e Kosovës. Për …

Më shumë...

Përpunuesit e drurit vlerësojnë vendimin e ministrit Shala për ndalimin e eksportit të masës drusore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, kanë vizituar kompaninë e prodhimit të mobileve “Elnor” për të parë nga afër impaktin e vendimit të fundit që ndalon eksportin e masës drusore. Ministri Shala shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për prodhuesit vendor dhe bëri të …

Më shumë...

Kosova prezantohet në konferencën botërore për inovacion dhe digjitalizim “Smart Cities New York 2019”

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe kompanitë kosovare nga sektori i Teknologjisë Informative po marrinë pjesë në konferencën botërore për inovacion dhe digjitalizim “Smart Cities New York”,  që po mbahet në …

Më shumë...

Makolli priti përfaqësuesit e shoqatës ,,Malteser” nga Gjermania

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, priti përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare nga Gjemania ,,Malteser”. Makolli i falënderoi ata për ndihmën e konsiderueshme që kjo shoqatë ka bërë në Kosovë për institucionet e kategorive të cenueshme, Institutin Special në Shtime dhe Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë. Ai u premtoi …

Më shumë...

Me homazhe dhe nderime u shënua 21-vjetori i rënies se dëshmorit Mehedin Morina nga fshati Gllareva e Klinës

Në fshatin Gexhë të Komunës së Rahovecit, me homazhe dhe nderime u shënua 21-vjetori i rënies  së dëshmorit Mehedin Morina nga fshati Gllareva e Klinës, i pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kryetari i OVL e UÇK-së Vajdin Berisha, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorit. …

Më shumë...

Nënshkruhet Marrëveshje mes Komunës së Malishevës dhe Bashkësisë Islame në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Mulla Xhevat Kryeziu, nënshkruan marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e varrimit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin  e Komunës së Malishevës. Kostoja e përgjithshme e marrëveshjes për një shërbim …

Më shumë...

MAPL renditë komunën e Deçanit në vendin e dytë në nivel vendi

Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, u bë publikimi i “Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2018 dhe ndarja e shpërblimeve për Komunat”. Sipas këtij Raporti, komuna e Deçanit u rendit në vendin e dytë për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. Ky çmim është dëshmi …

Më shumë...

MKRS mbështet organizimin e tri kampeve për të rinj

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) dhe Organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim (TOKA). Nëpërmjet këtij memorandumi parashihet organizimi i tri kampeve për të rinj e nxënës të moshës 15-18 vjeç. Organizimi i këtyre kampeve planifikohet të mbahet …

Më shumë...

Ministri Shala: Koha që problemet e eksporteve kosovare në Maqedoni të Veriut të eliminohen

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka zhvilluar një takim me ushtruesin e detyrës së Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Saliu, ku u diskutua për marrëdhëniet në mes të dyja shteteve dhe shkëmbimeve tregtare. Ministri shala e njoftoi ambasadorin për ankesat e bizneseve nga …

Më shumë...

Njoftim për repelimin e kafshëve në Damanek dhe Turjakë

Në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e EHKK, të mërkurën  më 15.05.2019, do të vazhdohet me fazën e dytë të repelimit të kafshëve në fshatrat Damanek dhe Turjakë të komunës së Malishevës. Luten pronarët, që ti mbajnë kafshët e mbyllura deri në përfundimin e repelimit.

Më shumë...

Delegacioni amerikan i Lutjeve të Mëngjesit viziton Prekazin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të kryesuar nga kongresisti Randy Hultgren, të shoqëruar nga disa deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Të gjithë së bashku kanë bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar i …

Më shumë...

Ambasadori Kosnett viziton Deçanin, pritet nga kryetari Ramosaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin Sami Cacaj, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett dhe bashkëshorten e tij Alison Kosnett. Për  Ambasadorin Kosnett, kjo vizitë në Deçan ishte për tu njohur për së afërmi më zhvillimet në komunën, …

Më shumë...